Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

VIDEO/ Skafi i lë në mes të detit, shpëtohen katër pushues në Shëngjin

Editor by Editor
August 21, 2022
in AKTUALITET, Vendi
0
VIDEO/ Skafi i lë në mes të detit, shpëtohen katër pushues në Shëngjin
0
SHARES
29
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia Kufitare e Shëngjinit iu ka ardhur në ndihmë katër pushuesve që kishin mbetur në det të hapur, me një mjet lundrues skaf, i cili kishte pësuar defekt dhe nuk po ktheheshin dot në breg.

Në njoftim thuhet se policia, ka tërhequr dhe nxjerrë në port mjetin lundrues skaf, bashkë me katër shtetasit, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i Policisë

Shëngjin

Policia Kufitare e Shëngjinit iu vjen në ndihmë 4 pushuesve që kishin mbetur në det të hapur, me një mjet lundrues skaf, i cili kishte pësuar defekt dhe nuk po ktheheshin dot në breg.

Gjatë patrullimit të zonës, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurtë për pushuesit, shërbimet e Policisë Kufitare janë telefonuar për ndihmë nga disa shtetas, dhe janë njoftuar se mjeti i tyre lundrues skaf kishte pësuar defekt e kishin mbetur në det të hapur, duke mos patur mundësi të ktheheshin në breg.

Menjëherë në ndihmë të tyre, kanë shkuar shërbimet me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, të cilët kanë konstatuar në det të hapur, në “Kune Vain”, në vendin e quajtur “Grykëderdhja e Drinit”, rreth 1.3 milje larg bregut, në një zonë të vështirë për të manovruar, një skaf me 4 shtetas në të, i cili kishte pësuar defekt dhe nuk lëvizte.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë tërhequr dhe nxjerrë në port mjetin lundrues skaf, bashkë me 4 shtetasit, të cilët janë në gjëndje të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare e Shëngjinit është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë dhe në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 , për çdo rast nevoje për ndihmë, si dhe të denoncojnë në këtë numër dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast paligjshmërie.

Previous Post

Bomba në sediljen e shoferit: Do e përdorte vetë, miku i Putinit ia dha makinën vajzës në moment të fundit

Next Post

Laçi e nis mbarë sezonin e ri, Bylis rikthehet me fitore në Superligë

Next Post
Laçi e nis mbarë sezonin e ri, Bylis rikthehet me fitore në Superligë

Laçi e nis mbarë sezonin e ri, Bylis rikthehet me fitore në Superligë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al