Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja e shqiptarit Xhovan Pepaj brenda shtëpisë së barit, 12 të arrestuar

Editor by Editor
August 13, 2022
in AKTUALITET
0
Vrasja e shqiptarit Xhovan Pepaj brenda shtëpisë së barit, 12 të arrestuar
0
SHARES
50
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dymbëdhjetë persona akuzohen si autorë pas vdekjes së shqiptarit Xhovan Pepaj në Tunbridge Wells, brenda një shtëpie bari.

Xhovan Pepaj, 25 vjeç u vra në Caley Road, rreth orës 03:15 të mëngjesit të datës 4 dhjetor 2021. Ai u godit me thikë në zemër dhe nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

Që prej ngjarjes, hetimet nga Drejtoria e Krimeve të Rënda të Kent dhe Essex ka çuar në arrestimin e 14 personave.

Sipas hetuesit, kur mbërritën oficerët më vendngjarje gjetën një dritare të thyer dhe shenja të hyrjes me forcë në banesë.

Jonathan Hedges, 24 vjeç u arrestua më 11 gusht 2022 dhe është akuzuar për vrasje dhe përfshirje në plane grabitjeje.

Hedges u paraqit para Gjykatës së Magjistraturës Medway të shtunën më 13 gusht, ku u mbajt në paraburgim për t’u paraqitur në Gjykatën e Maidstone Crown të ​​hënën më 15 gusht.

Kurse Fabian Szymula, 20 vjeç, nga Callan Grove, South Ockenden, Essex, ishte akuzuar më parë për përfshirje në plane grabitjeje.

Të dyshuarit e tjerë të përfshirë në vrasje janë: Ciaran Stewart, 18 vjeç, nga Curtis Road, Hornchurch; Donte Simpson-Palmer, 18 vjeç, nga Norfolk Road, Ilford; Mohammed Miah, 25 vjeç, nga Highfield Road, Romford; Nathan Turner, 28 vjeç, nga Myrtle Road, Brentwood; Zach Cutting, 23 vjeç, nga Roundhills, Waltham Abbey; Ray Renda, 21 vjeç, nga Sandringham Road, Pilgrims Hatch, Brentwood; Nathan Rainforth, 20 vjeç, nga Gloucester Road, Pilgrims Hatch; Bartosz Malawski, 26 vjeç, nga Hainault Road, Romford; Glen Hough, 51 vjeç, nga Larchwood Gardens, Brentwood dhe një djalë 17-vjeçar nga Ilford.

Të rinjtë janë futur brenda shtëpisë që ruante Pepaj për të të grabitur kanabisin, por kanë hasur në kundërshtinë e 25-vjeçarit dhe e kanë vrarë atë.

Të dyshuarit u mbajtën në paraburgim pas paraqitjes në gjykatë dhe do të dalin përpara Gjykatës së Kurorës së Maidstone të hënën më 22 gusht.

Në lidhje me hetimet u arrestua edhe një 33-vjeçare, e cila u lirua por ende ndodhet nën hetim.

Një 27-vjeçar, i cili gjithashtu u arrestua, u la i lirë me kusht deri të hënën më 22 gusht, në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Previous Post

VIDEO/ “Luftë” për shezlonge në pishinë, vendasit nuk pyesin për turistët, në radhë që herët në mëngjes

Next Post

VIDEO/ Boris Johnson nis pushimet në Greqi, filmohet duke bërë pazar në një supermarket fshati

Next Post
VIDEO/ Boris Johnson nis pushimet në Greqi, filmohet duke bërë pazar në një supermarket fshati

VIDEO/ Boris Johnson nis pushimet në Greqi, filmohet duke bërë pazar në një supermarket fshati

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al