Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Çmimi i naftës në Shqipëri, njësoj sikur në Europë ta paguanin 8.8 euro litrin

Editor by Editor
August 9, 2022
in AKTUALITET
0
0
SHARES
24
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Scan Intel” vazhdimisht e ka trajtuar çmimin e naftës në vendin tonë krahasuar me vendet e tjera të Europës. Këto analiza kanë zbuluar se në periudha të caktuara, vendi ynë ka qenë mes 10 shteteve me çmimin e naftës me pakicë më të shtrenjtë në botë, renditur krah 9 shteteve të tjera me një PBB për frymë deri në mbi 10 herë më të lartë se ne (shiko këtu), apo se 1 litër naftë në Shqipëri na kushton thuajse 1 orë pune, ndërkohë që një zviceriani i duhen vetëm 4 minuta (shiko këtu).

Këtë herë do të merremi po me çmimin e naftës, por krahasuar me pagën mesatare mujore, dhe sërish analiza do të jetë disi ndryshe, për të kuptuar se sa do të duhet të ishte litri i naftës me pakicë në vendet e Bashkimit Europian në mënyrë që t`i peshonte njësoj sa një shqiptari mesatar mbi të ardhurat mujore.

Kjo përllogaritje është e bazuar mbi pagën mesatare neto mujore në Shqipëri, që fiksohet pranë 395 eurove në tremujorin e parë të këtij viti, dhe pagës mesatare neto në vendet e Bashkimit Europian.

Kështu, nga analiza rezulton se, një europian mesatar do të duhet ta paguante litrin e naftës plot 8.8 euro në mënyrë që t`i peshonte po aq sa një shqiptari, krahasuar me pagën mesatare. Kjo shifër i referohet mesatares së Bashkimit Europian, ndërkohë që nëse krahasimin do ta bëjmë sipas secilit vend, do të vëmë re diferenca.

Kështu, në Luksemburg, litri i naftës do të duhej të kushtonte plot 16.6 euro në mënyrë që qytetarëve nga ky vend t`i peshonte në të ardhurat mujore njësoj sa një shqiptari. Në Danimarkë do të duhej të ishte 16.6 euro, Holandë 14.4 euro, në Irlandë 14.1 euro, Suedi 13.7 euro, Austri 13.5 euro, Finlandë dhe Gjermani 12.8 euro, në Francë 12.2 euro, Belgjikë 12.5 euro, apo Qipro rreth 9.1 euro.

Pra, litri i naftës në Shqipëri sot (8 gusht, 220 lekë/litër) peshon në të ardhurat tona, aq sa do të peshonte në Bashkimin Europian sikur qytetarët në vendet e unionit ta paguanin 8.8 euro, apo në Luksemburg, thuajse 17 euro.

Çmimi i naftës në Shqipëri, njësoj sikur në

Kjo analizë e Scan, merr për bazë vetëm pagën mesatare neto, pra pas taksave dhe detyrimeve të tjera mbi pagën, por nga ana tjetër nuk merr për bazë koston e jetesës në secilin vend. Gjithsesi, bazuar edhe në shifrat më të fundit nga Eurostat, të paktën sa i përket produkteve bazë, diferencat në çmime mes Shqipërisë dhe Europës janë të vogla.

Previous Post

E reja tha se ishte marrë peng, Ersida dhe Marjusi të lidhur prej muajsh, dalin bisedat: Më kënaq pa fund, pjeshka ime

Next Post

Makina del nga rruga në Elbasan, plagoset shoferi dhe tre fëmijët e tij të mitur

Next Post

Makina del nga rruga në Elbasan, plagoset shoferi dhe tre fëmijët e tij të mitur

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al