Friday, February 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Reagon Trump: Persekutim politik, kohë të errëta për kombin. Duan të mos kandidoj

Editor by Editor
August 9, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Reagon Trump: Persekutim politik, kohë të errëta për kombin. Duan të mos kandidoj
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompleksi në pronësi të ish-Presidentit të SHBA, Donald Trump në Mar-a-Lago të Floridas është mësyrë nga agjentë të armatosur të FBI-së, të cilët janë duke kryer kontrolle të imtësishme, duke zbërthyer edhe kasafortat më të sigurta të tij.

Duket se hetimi ka për pistë kryesore akuzat e ngritura ndaj ish-Presidentit, ku pretendohet se ai ka marrë me vete dokumente të klasifikuara kur u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Ndërkohë, Trump u pasi njoftoi se shtëpia e tij në Mar-a-Lago ishte bastisur nga FBI, u fotografua duke u larguar nga “Trump Tower” në Nju Jork të hënën mbrëma, teksa përshëndeti mbështetësit e tij që ishin mbledhur shumë pranë fuoristradës, të rrethuar nga agjentë të Shërbimit Sekret.

Trump kur njoftoi bastisjen nuk tha konkretisht se çfarë po kërkonin agjentët federalë, por tha me notë proteste: “Ata hynë edhe në kasafortën time!”.

Hetimi është fokusuar në materialet që ka në posedim Trump, dhe veçanërisht nëse ai ka informacion të klasifikuar në posedimin e tij privat, që do të ishte shkelje e ligjit federal.

Kjo pasi, Trump mori me vete në rezidencën e tij 15 kuti me materiale në janar 2021 pasi u largua nga Uashingtoni D.C.

Kutitë u kthyen në Arkivin Kombëtar një vit më vonë në janar 2022, por agjentët të hënën po kërkonin të shihnin nëse Trump kishte të dhëna shtesë.

Kërkimi u fokusua në zonën e klubit ku ndodhen zyrat dhe ambientet personale të Trump, raportoi CNN, duke vënë në dukje se avokatja e tij, Christinia Bobb ishte e pranishme gjatë kontrollit.

Dhe, gjatë një takimi në Mar-a-Lago në fillim të këtij viti, avokati i Trump u tregoi hetuesve federalë dokumente që po mbaheshin në këtë pronë, duke përfshirë disa që ishin shënuar të klasifikuara.

Bastisja vjen pasi Donald Trump po shqyrton paraqitjen e një tjetër oferte për presidencën dhe veprimet e tij pas zgjedhjeve të vitit 2020, ku ai u përpoq të zhvlerësonte fitoren e Joe Biden, janë nën hetim nga ligjvënësit në Capitol Hill.

Për bastisjen që nisi të hënën dhe zgjati disa orë, Trump është shprehur se është e pazakontë që ndërhyrja federale të bëhet në rezidencën e një ish-komandanti të përgjithshëm.

”Këto janë kohë të errëta për kombin tonë, pasi shtëpia ime e bukur, Mar-A-Lago në Palm Beach, Florida, është aktualisht nën rrethim, bastisje dhe e pushtuar nga një grup i madh agjentësh të FBI-së. Asgjë e tillë nuk i ka ndodhur kurrë një presidenti të Shteteve të Bashkuara më parë. Pas punës dhe bashkëpunimit me agjencitë përkatëse qeveritare, ky bastisje e paparalajmëruar në shtëpinë time nuk ishte e nevojshme apo e përshtatshme”, tha Trump në deklaratën e tij tronditëse.

Në vijim ai e cilësoi atë si “sjellje të pahijshme prokuroriale, armatim të Sistemit të Drejtësisë dhe një sulm nga Demokratët e Majtë Radikalë, të cilët dëshpërimisht nuk duan që unë të kandidoj për President në 2024”.

Sipas Trump, ndërhyrja vjen në një kohë, kur sondazhet e fundit e nxjerrin përpara Biden.

Previous Post

VIDEO/ Dhe një ministre në aferën e inceneratorëve/ Ku i çoi Frida Krifca fondet e BE

Next Post

FOTO/ U ngarkua me 1 ton drogë nga Vlora, kjo është veliera e ukrainasve që u kap nga Guardia di Finanza

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Juventusi i bën apel presidentit Gravina për të anuluar dënimin ndaj Kalulus, i cili është konsideruar i padrejtë dhe është verifikuar tashmë.

February 20, 2026
Detajet mbi vrasjen me thikë të një 31-vjeçari në Tiranë: Konflikti e nisi në një fast-food, policia kërkon dy të dyshuar.

Hulumtimi i The Guardian: Një përplasje e paralajmëruar – si CIA dhe MI6 zbuluan planet e Putinit për Ukrainën dhe arsyeja pse askush nuk i besoi.

Denoncim i fortë për është bashkëpuntoren e ngushtë të Belinda Ballukut. Paratë e kujt patron Laureta Omeri?

LAJME

by timoni.al
February 20, 2026
0

Juventusi i është drejtuar presidentit të FIGC-së, Gabriele Gravina, për të kërkuar faljen e dënimit ndaj mbrojtësit Pierre Kalulu. Klubi...

Read moreDetails
Detajet mbi vrasjen me thikë të një 31-vjeçari në Tiranë: Konflikti e nisi në një fast-food, policia kërkon dy të dyshuar.

Detajet mbi vrasjen me thikë të një 31-vjeçari në Tiranë: Konflikti e nisi në një fast-food, policia kërkon dy të dyshuar.

February 20, 2026
Hulumtimi i The Guardian: Një përplasje e paralajmëruar – si CIA dhe MI6 zbuluan planet e Putinit për Ukrainën dhe arsyeja pse askush nuk i besoi.

Hulumtimi i The Guardian: Një përplasje e paralajmëruar – si CIA dhe MI6 zbuluan planet e Putinit për Ukrainën dhe arsyeja pse askush nuk i besoi.

February 20, 2026
Denoncim i fortë për është bashkëpuntoren e ngushtë të Belinda Ballukut. Paratë e kujt patron Laureta Omeri?

Denoncim i fortë për është bashkëpuntoren e ngushtë të Belinda Ballukut. Paratë e kujt patron Laureta Omeri?

February 20, 2026
Gjykata Supreme e SHBA-së shpall tarifat e Trump-it si të paligjshme: Presidenti nuk ka autoritet për t’i vendosur ato.

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Juventusi i bën apel presidentit Gravina për të anuluar dënimin ndaj Kalulus, i cili është konsideruar i padrejtë dhe është verifikuar tashmë.

Juventusi i bën apel presidentit Gravina për të anuluar dënimin ndaj Kalulus, i cili është konsideruar i padrejtë dhe është verifikuar tashmë.

February 20, 2026
Detajet mbi vrasjen me thikë të një 31-vjeçari në Tiranë: Konflikti e nisi në një fast-food, policia kërkon dy të dyshuar.

Detajet mbi vrasjen me thikë të një 31-vjeçari në Tiranë: Konflikti e nisi në një fast-food, policia kërkon dy të dyshuar.

February 20, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al