Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Tensionet, Meta: Qeveria shqiptare të pozicionohet qartë në krah të Kosovës, Vuçiçi mbylli kufijtë, Rama mbylli gojën mbrëmë

Editor by Editor
August 1, 2022
in KRYESORE, POLITIKE
0
Tensionet, Meta: Qeveria shqiptare të pozicionohet qartë në krah të Kosovës, Vuçiçi mbylli kufijtë, Rama mbylli gojën mbrëmë
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-Presidenti Meta dënoi në emër të Partsië së Lirisë veprimet e strukturave paralele serbe në veri të Kosovës duke theksuar se BE duhet që t’i tregojë Beogradit që çdo veprim për destabilizimin e rajonit do të ndëshkohet.

Meta tha se qeveria e Shqipërisë duhet të pozicionohet qartë në krah të Kosovës.

“Ngjarjet e mbrëmshme janë tregues i qartë që Serbia nuk është e interesuar të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare dhe të ndërmjetësuara nga faktori ndërkombëtar, të firmosura në Bruksel me Kosovën, përkundrazi i bllokon ato dhe i keqpërdor maksimalisht vetëm në interes të politikave destruktive dhe destabilizuese duke u fshehur pas grupeve kriminale në Veri të Republikës së Kosovës”, tha Meta duke theksuar se Serbia mbylli kufijtë mbrëmë, kurse Rama mbylli gojën për 24 orë. “Institucionet e Kosovës treguan pjekuri dhe mençuri që bashkëpunuan dhe pranuan këshillën e aleatëve perëndimorë, BE dhe SHBA, që për 30 ditë të shtyhen masat e reciprocitetit të kalimit të qytetarëve, mallrave dhe mjeteve motorike me Serbinë”, tha Meta.

Deklarata e plotë

  1. Pas një tensioni artificial të krijuar në Veriun e Kosovës dhe në Pikat e Kalimit Kufitar Kosovë-Serbi, të nxitur nga ana e Beogradit, jemi të kënaqur që situata tani është shumë më e qetë dhe po shkon drejt stabilizimit të plotë.
  2. Edhe këtë herë klasa politike në Kosove, pozitë dhe opozitë së bashku, treguan pjekuri politike dhe ishin njëzëri në mbrojtje të interesit shtetëror, integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe sundimit të ligjit.
  3. Ngjarjet e mbrëmshme janë tregues i qartë që Serbia nuk është e interesuar të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare dhe të ndërmjetësuara nga faktori ndërkombëtar, të firmosura në Bruksel me Kosovën, përkundrazi i bllokon ato dhe i keqpërdor maksimalisht vetëm në interes të politikave destruktive dhe destabilizuese duke u fshehur pas grupeve kriminale në Veri të Republikës së Kosovës.
  4. Lëvizja e lirë e qytetarëve dhe e mallrave është në themelet e Bashkimit Europian. Në BE nuk mund të shkohet me bllokime të marrëveshjeve ndërkombëtarisht të obligueshme, siç po bën Serbia.
  5. Nxitja e tensioneve nga ana e Serbisë në Veri të Kosovës dhe më gjerë në rajon, është në dëm jo vetëm të rajonit tonë, por edhe mbarë Europës.
  6. Siguria dhe stabiliteti në rajonin tonë është sot më i domosdoshëm se asnjëherë tjetër.
  7. Institucionet e Kosovës treguan pjekuri dhe mençuri që bashkëpunuan dhe pranuan këshillën e aleatëve perëndimorë, BE dhe SHBA, që për 30 ditë të shtyhen masat e reciprocitetit të kalimit të qytetarëve, mallrave dhe mjeteve motorike me Serbinë.
  8. Bashkimi Europian duhet të jetë më këmbëngulës dhe të detyrojë Serbinë të zbatojë marrëveshjet e firmosura me Kosovën, si dhe të jetë i qartë se çdo tendencë për destabilizimin e rajonit do të dënohet dhe do të ndëshkohet ashpër. Beogradi të heqë dorë nga nxitja e grupeve kriminale në Veri të Kosovës me qëllim destabilizimin e situatës. Kosova dhe Serbia të bashkëpunojnë ngushtë kundër krimit të organizuar, edhe përmes Europolit dhe Interpolit.
  1. Qeveria e Shqipërisë dhe Kryeministri i saj, nuk duhet të bëjnë lojën e strucit nga halli se i mbetet qejfi shefit të “Ballkanit të Hapur”, por të pozicionohet qartë në krah të Kosovës dhe të drejtës së saj. Siç e pamë qartë dje, Serbia mbylli kufijtë, KM mbyll gojën.
  1. Partia e Lirisë vlerëson se është koha të arrihet marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, si një paketë e plotë, që do të zgjidhë njëherë e përgjithmonë problemet mes të dy vendeve.
  2. Çdo zgjidhje e pjesshme dhe jo tërësore, do të jetë një shteg i hapur për tensione të vazhdueshme dhe me kosto të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë.
  3. Procesi i Berlinit dhe integrimet euro-atlantike, janë e vetmja rrugë e drejtë dhe e sigurt për të gjithë rajonin.
Previous Post

“Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme”, analisti serb zbulon planin e Vuçiç me Listën Srpska

Next Post

VIDEO/ Tronditëse! Fëmijët dhunohen barbarisht në kopshtin e kishës, edukatorja i tërheq zvarrë nga flokët

Vota e Diasporës/ Numërohen 94 896 zarfe me fletëvotimi nga jashtë, PS kryeson
AKTUALITET

Vota e Diasporës/ Numërohen 94 896 zarfe me fletëvotimi nga jashtë, PS kryeson

by Editor
May 14, 2025
0

Zgjedhjet parlamentare 2025. Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon me numërimin e zarfeve të...

Read moreDetails
Berisha: Këto janë zgjedhje të grabitura. Rama është i gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg që të marrë mbështetje ndërkombëtare

Berisha: Këto janë zgjedhje të grabitura. Rama është i gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg që të marrë mbështetje ndërkombëtare

May 14, 2025
Tentativë pengmarrjeje në Paris, agresorët sulmojnë vajzën e bosit të kriptovalutave

Tentativë pengmarrjeje në Paris, agresorët sulmojnë vajzën e bosit të kriptovalutave

May 14, 2025
Dalin pamjet e aksionit të SPAK e BKH në Shkodër, si u sekuestrua telefoni i shoqëruesit të Tom Doshit

Dalin pamjet e aksionit të SPAK e BKH në Shkodër, si u sekuestrua telefoni i shoqëruesit të Tom Doshit

May 14, 2025
Berisha: Faktet dhe dokumentet e farsës elektroale do i çojmë në kancelaritë Europiane dhe Senatin dhe Kongresin e SHBA

Berisha: Faktet dhe dokumentet e farsës elektroale do i çojmë në kancelaritë Europiane dhe Senatin dhe Kongresin e SHBA

May 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vota e Diasporës/ Numërohen 94 896 zarfe me fletëvotimi nga jashtë, PS kryeson

Vota e Diasporës/ Numërohen 94 896 zarfe me fletëvotimi nga jashtë, PS kryeson

May 14, 2025
Berisha: Këto janë zgjedhje të grabitura. Rama është i gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg që të marrë mbështetje ndërkombëtare

Berisha: Këto janë zgjedhje të grabitura. Rama është i gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg që të marrë mbështetje ndërkombëtare

May 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al