Frida Krifca në pozicionin e Ministrit të Bujqësisë dhe ish-drejtoresh AZHBR, është personi që ka vjedhur dhe abuzuar më shumë me fondet e IPARD që vijnë nga BE për fermerët. Këto fonde që kanë si qëllim që të ndihmojnë dhe të rrisin ekonomikisht fermerin shqiptar kanë përfundur në xhepin e Frida Krifcës.
Në vend që të shkojnë drejtëpërdrejtë tek fermeri, Krifca, këto fonde i ia jep disa personave që nuk kanë lidhje me bujqësinë për të ndërtuar kapanone gjoja si pika grumbullimi dhe në këmbim merr nga personat në fjalë 80 deri ne 120 mijë euro. Kohët e fundit fondet e BE po vidhen hapur dhe këtë e vërteton ndërtimi i kapanoneve që nuk hapen kurrë në Lushnje, Fier, dhe Roskovec.
Frida i jep 500 mijë euro persova që bashjkpunojnë në vjedhje dhe i merr si rryshfet 120 mijë euro në dorë. Në kohën kur shumë fermer dhe bujq po e braktisin tokën Frida Krifca e ka shtuar dhënien e granteve për kapanone jo funksionale, ku dukshëm faktohet vjedhja e fondeve që BE i jep për fermerët por që nuk përfundojnë kurrë në xhepat e tyre.
Disa kohë më parë, qeveria dha lajmin e mirë se Bashkimi Europian ka do të celë programin IPARD 3 të fondeve për bujqësinë. Gjithsej 112 milionë euro që do të shkojnë për fermerët dhe zhvillimin rural, para që do të përfitohen në bazë të projekteve që do të paraqiten nga vet subjektet por këto para ndahen midis Frida Krifcës dhe disa persona që përfshihen në skenarin korruptin duke bërë projekte fiktive dhe fallco, vetëm dhe vetëm për të vjedhur fondet e IPARD.
Pa u shuar ende entuziazmi i këtij lajmi të mirë, Kontrolli i Lartë i Shtetit publikon abuzimet që janë gjetur në Agjencinë për zhvillim bujqësor dhe rural, shkurt AZHBR, që është edhe institucioni që zbaton skemat subvencionuese të fondeve në bujqësi. Sipas KLSH-së, janë gjetur shkelje të ndryshme si në drejtim të procedurave tenderuese, ashtu edhe në monitorimin e fondeve të dhëna.
“Kanë rezultuar me mangësi vetë procedurat e subvencionimit për skemat kombëtare të analizuara në dinamikë për kushtet dhe kriteret e përfitimit, si dhe zbatimit të tyre nga ana e AZHBR; financimet për mbrojtjen e ullirit nuk janë efektive, pasi nuk janë zbatuar siç duhet procedurat e prokurimit, nuk është vepruar në përputhje me kuadrin rregullator, verifikimet dhe monitorimet për këtë skemë nga AZHBR kanë qenë me mangësi, duke rritur premisat për abuzime nga ana e institucionit; fondet e investimeve të përfituara nuk janë shfrytëzuar si duhet në aspektin ekonomik, për të gjeneruar më pas të ardhura të mjaftueshme për të mbështetur zhvillimin e zinxhirit të vlerës që të mund të zhvillojnë projekte të besueshme për financim; ka munguar sektori i monitorimit për një periudhë 4-vjeçare, e si pasojë edhe monitorimi i skemave kombëtare të vogla dhe investimeve, duke e ulur ndjeshëm efektivitetin e fondeve të dhëna për ato”, thekson KLSH.
Abuzimet me këto fonde kanë përfshirë shpesh herë edhe debatin politik të ditës, por edhe atë mes ekspertëve të sektorit. Një ditë më parë, i ftuar në rubrikën “Para e pasuri” ku u disktua për fondet që bashkimi europian do të japë për bujqësinë, ish zv.ministri i Bujqësisë, Alban Zusi deklaroi se duhet rritur kontrolli mbi këto para, pasi ka zëra për abuzime në shuma të konsiderueshme me këto skema.
Alban Zusi: Fermerët janë mësuar t’i marrin paret, ti ndajnë përgjysmë apo me një përqindje të caktuar me atë që i merrnin paratë. Pastaj i shisnin atë pajisjen që blinin, nuk i kontrollonte, nuk i monitoronte më njeri. Ndërsa këtu për 5 vjet je i monitoruar, ky ka qenë shqetësimi i të gjithë operatorëve të bujqësisë, të cilët aplikonin për fonde atje. Thuhej që nëse nuk jepej një kuotë e caktuar e fondit që do merrej, ti nuk e merrje dot fondin.
Subvencionet nga buxheti i shtetit për bujqësinë kanë pësuar rritje vitet e fundit, por ky sektor vazhdon të ketë problemet të mëdha në gjithë hallkat e tij. E vetëdijshme për abuzimet duket se është edhe qeveria, që kësaj rradhe përvec akuzave publike, ka vendosur të ndryshojë skemën e ndarjes së fondeve.