Sunday, May 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Ministrja e Bujqësisë në qendër të skandaleve, a i ka dhënë Frida Krifca një pronari….

Editor by Editor
July 30, 2022
in KRYESORE, POLITIKE
0
Ministrja e Bujqësisë në qendër të skandaleve, a i ka dhënë Frida Krifca një pronari….
0
SHARES
64
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, duket se është përfshirë në një tjetër skandal. Një ditë më parë gazeta “SOT”, bëri me dije se gjatë kohës kur zonja Krifca drejtonte Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, iu dha plot 2.2 milonë euro për ndërtimin e serave, dy kompanive anonim të lidhura me inceneratorët, kokat e së cilëve kanë qenë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Por duke se kjo nuk është e vetmja shkelje e konsumuar nga Frida Krifca që deri para se të zgjidhej ministre e Bujqësisë, drejtonte AZHBR-në. Burime të sigurta nga Ministria e Bujqësisë dhe Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, i thanë gazetës se Krifca i ka dhënë një pronari mediash para për të ndërtuar një hotel me 7 yje nga fondet e AZHBR.

Ky vendimi i ministres Krifca është një shkelje e hapur, pasi fondet e akorduara nga Bashkimi Europian dhe qeveria shqiptare për të financuar agroturizmin, alokohen për qytetarët dhe biznesmenët që kanë dëshirë të investojnë në bujtina dhe jo në hotele luksoze, sikundër Krifca i ka dhënë një pronari mediash në Shqipëri. Sipas vendimit të marrë nga qeveria “Rama 2”, rreth 150 bujtina në 100 fshatra të përzgjedhur do të mbështeten përgjatë 3 viteve me financime, me qëllim rritjen e kapaciteteve të tyre pritëse.

Përkatësisht çdo vit janë parashikuar që 50 bujtina të kenë akses në fonde. Mbështetja mundësohet nga Skemat Kombëtare e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, ndërkohë që shuma e financimit mbulon deri në 50 për qind të investimit, por jo më shumë se 1.5 milion lekë ose 12 mijë euro. Mirëpo ministrja Krifca që deri para disa muajsh drejtonte Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural e ka injoruar vendimin e qeverisë, pasi i ka dhënë në kundërshtim me ligjin dhe vendimin, para një pronari mediash, i cili ka ndërtuar një super hotel me 7 yje në bregdetin shqiptar, me lekët e taksapaguesve shqiptarë dhe europianë.

Qeveria ka përzgjedhur 100 fshatra në të gjithë vendin, që do të përfitojnë ndërhyrje rrënjësore në infrastrukturë dhe mbështetje financiare për bizneset. Fshatrat e përzgjedhur ofrojnë potenciale të shumta turistike, kulturore, dhe në listë përfshihen  zona si Lëpusha, Razma, Valbona, Drishti, Mjeda, Fishta, Qelëz, Kryezi, Shishtavec, etj. Në Tiranë janë përzgjedhur pesë fshatra, konkretisht Shesh, Pezë, Pëllumbas, Laknas, Shëngjergj. Po ashtu, një numër i konsiderueshëm janë përzgjedhur edhe në jug të vendit, si Mursi, Mesopotam, Çukë, Sotire, Nepravishtë, Lukovë, Dhoskat, Lazarat, etj.

Previous Post

SKEMA/ Shqiptarët lidhje me bosat e kokainës në Ekuador, si po mbushet porti i Durrësit me “të bardhë”

Next Post

I është kapur 6 herë kokainë, kompania “Alba Exotic Fruit” do mbetet nën sekuestro, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin

Next Post
I është kapur 6 herë kokainë, kompania “Alba Exotic Fruit” do mbetet nën sekuestro, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin

I është kapur 6 herë kokainë, kompania "Alba Exotic Fruit" do mbetet nën sekuestro, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al