Sunday, May 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

VIDEO/ Si shfrytëzohet Porti i Durrësit nga trafikantët e drogës

Editor by Editor
July 30, 2022
in KRONIKE, KRYESORE
0
VIDEO/ Si shfrytëzohet Porti i Durrësit nga trafikantët e drogës
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Organizata “Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar” ka publikuar një raport për rrugët ballkanike të trafikimit të lëndëve narkotike. Aty flitet për trafikun ndërkombëtar të kokainës që bëhet përmes rrugëve detare.

Në kapitullin për Shqipërinë përmendet Porti i Durrësit si port me risk për rrugët e trafikimit të kokainës. “Global Initiative” evidenton disa hallka të dobëta të sigurisë në Portin e Durrësit, që u jep mundësi trafikantëve për të transportuar kokainë duke shfrytëzuar konteinerët që vijnë nga vende të ndryshme të botës, e specifikisht konteinerët me banane, që siç dihet, në vendin tonë janë kapur disa ngarkesa të tilla me kokainë.
“Rruga prej 1 kilometër që ndan terminalin e konteinerëve me skanerin, megjithëse është brenda perimetrit të portit, niveli i sigurisë është dukshëm më i ulët se në zonat e tjera portuale. Kjo mund të japë kriminelëve kohë për të ndërhyrë në konteiner përpara se të jenë kontrolluar.

Autoritetet janë të vetëdijshme për këtë rrezik, megjithëse pranojnë që zhvendosja më vonë e terminalit të konteinerëve mund të jetë shkas për të bërë investime në pajisje të reja skanimi”, thuhet në raportin e Global Initiative për Portin e Durrësit.

Në këtë raport përmendet edhe episodi i 28 Dhjetorit 2021, kur në Romanat, në periferi të Durrësit, kamioni që sapo kishte marrë kontenierin nga Porti i Durrësit, u grabit në mes të rrugës nga persona të paidentifikuar. Policia zbuloi brenda konteinerit 119 kilogramë kokainë.

“Rasti i Romanatit ngrit shqetësime për efikasitetin e pajisjeve të skanimit të portit. Nga hetimet rezultoi se konteineri kishte kaluar të gjitha kontrollet e transitit në një port të Italisë, ku autoritetet doganore italiane kishin vënë re parregullsi në dokumente dhe mungesë të arkave me banane në konteiner.

Më pas konteineri i mbushur me kokainë mbërriti në Portin e Durrësit dhe pasi kaloi në doganë dhe në skaner u lejua nga autoritetet lokale të cilët nuk kishin vënë re parregullsi”, – evidentohet në këtë raport.

Global Initiative evidenton edhe rastet e tjera kur janë kapur kokainë brenda konteinerëve në Portin e Durrësit.

“Që nga viti 2018 ka pasur sasi të konsiderueshme kokaine të sekuestruar në Portin e Durrësit. Sasia e madhe e kapjes së kokainës në këtë port tregon jo vetëm se ky port është një pikë e rëndësishme për trafikun e drogës”, – thuhet në raport teksa theksohet rëndësia e përmirësimit të sigurisë në port dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve ligjzbatuese.

Previous Post

Berisha u shpall non grata” nga Britania, reagon Meta

Next Post

SPAK i sekuestroi 23 prona/ Kush është Anton Gjinaj ‘perandori i betonit’ që ndodhet në burg për trafik droge

Next Post
SPAK i sekuestroi 23 prona/ Kush është Anton Gjinaj ‘perandori i betonit’ që ndodhet në burg për trafik droge

SPAK i sekuestroi 23 prona/ Kush është Anton Gjinaj 'perandori i betonit' që ndodhet në burg për trafik droge

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al