Mesditën e djeshme në Kosovë u kapën 400 kilogramë kokainë që ka kaluar nga porti i Durrësit e cila kapte vlerën e 20 milion eurove përveç kësaj janë sekuestruar edhe armë, fishekë, para, një automjet dhe disa aparate telefoni.
Bananet dhe mishi nga Ekuadori janë kthyer si një “hambar” biznesi i kokainës duke përdorur vendin tonë, si vend tranzit për ta transportuar më tej drejt shteteve perëndimore. Grupe të cilat lëvizin me detyra të përcaktuar dhe grupet shqiptare si garantuesit e transportit, sigurisë së mallit. Histori e trafikimit të drograve të grupeve kriminale shqiptare, me Amerikën Latine janë të hershme të cilat datojnë 20 vite më parë. Tashmë janë kthyer në një linjë, me bileta vajtje-ardhje i kthyer në një problem ndërkombëtar, pasi të tilla operacione udhëhiqen nga DEA amerikane në bashkëpunim me policinë vendase.
Dosja Kokaina
22 mars 2011- Në portin e Tarragonas në Katalonia gjurmuan një tjetër rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës. Ai ishte lidhur me kartelet kolumbiane dhe dërgonte kokainë nga Kolumbia në Spanjë dhe Belgjikë, duke e shkrirë drogën në vaj palme. 52 fuçi me vaj të tillë u identifikuan në portin e Antëerpit, të porositura nga një kompani në Gjirokastër, në pronësi të Dhimitraq (Vullnet) Harizajt.
5 qershor 2014- Nga Ekuadori mbërriti në Mal të Zi një ngarkesë me 250 kilogramë kokainë, e fshehur në një kontejner bananesh. Ngarkesa ishte porositur nga kompania “Rrapo”, në pronësi të Dritan Rrapaj dhe të ëmës Nezike Rrapaj në Fier. Destinacioni i drogës, me vlerë 12,5 milionë euro, ishte Italia dhe Franca.
7 qershor 2014- U kap në Ekuador, Dritan Rexhepi nga Vlora pas një operacioni policor në Quito, ku u kapën 278 kilogramë kokainë. Rexhepi dyshohej për një sërë krimesh të rënda, përfshi vrasje me pagesë, trafik droge dhe grabitje bankash në Belgjikë, Holandë, Itali dhe Spanjë.
12 qershor 2014- Në Laç u zbulua një laborator kokaine dhe heroine, në një vilë në pronësi të ish-policit 46-vjeçar Gëzim Çela, i dënuar me 6 vite burg në Turqi dhe me 11 vite në Itali për prostitucion dhe trafik droge. Në laborator u gjetën 7 kilogramë kokainë, 18 kilogramë heroinë dhe rreth 850 litra përzierës, të sjellë nga vendet e Amerikës së Jugut.
14 janar 2015- Policia shqiptare zbuloi një tjetër laborator droge, në Xibrakë të Elbasanit. Aty u gjetën 121 kilogramë drogë, prej të cilëve 100 kilogramë ishin kokainë e përzierë, 18 kilogramë kokainë e pastër dhe 3 kilogramë e papërpunuar.
Në vitin 2016– U gjetën 101 kg kokainë të fshehura në një kontejner me banane te ngarkuara për në Shqipëri.
19 tetor 2018- Policia zbuloi laboratorin e drogës në fshatin Brenog të Hasit. Policia kapi 100 kilogramë opium me prejardhje nga Azia, e cila shërbente si lëndë e parë për prodhimin e heroinës. Përzierësit e përdorur për prodhimin e drogës ishin importuar nga Kolumbia. Pronari i laboratorit ishte Admir Hoxha. Më 24 janar 2019, turku Nedjet Cersuroglu u gjet i vdekur në një apartament në qytetin e Prishtinës në Kosovë, në rrethana ende të paqarta.
30 janar 2019- Policia shqiptare arrestoi në zonën e ish-bllokut në Tiranë, Dorian Petokun. Sipas mediave italiane, ai ishte i përfshirë me klanin roman të Casamonicas, që trafikonte 5 deri në 7 ton kokainë në vit nga Amerika Latine në Itali. Petoku, së bashku me një shtetas malazez, thuhet se kishte rolin e ndërmjetësit të çmimit të drogës me narkotrafikantët kolumbianë.
Më 2 shtator 2019 -Në një qytezë rurale të Brazilit u sekuestruan 617 kilogram kokainë, në pako të mbështjella me logon e klubit të futbollit të Elbasanit, e që dyshohet se kishte gjithashtu destinacion Shqipërinë.
Për shkak të prishjeve të pazareve të drogës dhe marrjes nën kontroll të linjës së trafikut, vitet e fundit në Amerikën Latine ka pasur disa shqiptarë te vrarë. Të cilët jetoni së bashku me familjet e tyre dhe punonin atje, lidhjet e forta mes bandave latino-shqiptare ka sjell këtë rrjet trafiku te kokainës. Gazeta “Shqip” risjell dhe njëherë në vëmendje vrasjet e mafioze të shqiptarëve në Amerikën Latine.
10 tetor 2017- Ilir Hidri 39 vjeç u vra në 30 në jugperëndim të Buenos Aires, pas prishjes së pazareve për lëndët narkotike.
14 prill 2018– Adriatik Lagji u ekzekutua në kryeqytetin e Kolumbise, Bogota. Ai është vrarë nga kartelet e drogës për shkak të prishjeve të pazareve të drogës dhe për shkak të saisë së madhe të kokainës së kapur në vendin tonë.
22 nëntor 2020 – Adriatik Tresa, nga fshati Alltate i Tiranës, u vra 15 ditë para se të festonte 40-vjetorin. Prej 2011 rezulton të mos ketë hyrë në Shqipëri. Kishte marrë kombësi ekuadoriane dhe jetonte në rezidencën luksoze ku banojnë disa shqiptarë. Tresa, dyshohet se vepronte si vrasës me pagesë, policia e hetoi për ekzekutimin e Ilir Hidrit nga Vlora.
Shqiptarët kanë mbushur vitet e fundit titujt kryesorë të faqeve të para të gazetave të Amerikës Latine, lidhjet me kokainën dhe vrasjet e ndodhura. Prandaj dhe DEA Amerikane ka zbritur në vendin tonë si një mbikëqyrëse për t’i dhënë fund kësaj linjë transporti të drogërave të forta.