Monday, December 1, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Përplasjet në Shkup, çfarë përmban propozimi francez për Maqedoninë e Veriut

Editor by Editor
July 16, 2022
in KRYESORE, Rajoni
0
Përplasjet në Shkup, çfarë përmban propozimi francez për Maqedoninë e Veriut
0
SHARES
38
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas tre ditëve seanca në Kuvend dhe prej javësh protesta, sot në Maqedoninë e Veriut u miratua me 68 vota pro propozimi francez, i cili cilësohet si një shtysë për integrimin e Shqipërisë dhe RMV në Bashkimin Evropian. Por, çfarë përmban ky propozim që u kundërshtua kaq shumë nga opozita maqedonase dhe u kërkua kaq me ngul nga mazhoranca dhe liderët e Evropës të miratohej.

Më poshtë mund të gjeni shtatë pikat nga ky propozim:

1. Duke përsëritur konkluzionet e tij të datës 14 dhjetor 2021, Këshilli mirëpret vendosmërinë e vazhdueshme të Maqedonisë së Veriut për të vazhduar agjendën e reformave të Bashkimit Evropian dhe për të ofruar rezultate të dukshme dhe të qëndrueshme.

2. Në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Këshilli rikujton rëndësinë e arritjes së rezultateve të dukshme dhe zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe në mirëbesim, duke përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit me Bullgarinë.

3. Në këtë drejtim, Këshilli mirëpret marrëveshjen për protokollin e takimit të dytë të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar të formuar sipas nenit 12 të kësaj Marrëveshjeje. Ky hap i rëndësishëm do të kontribuojë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit rajonal, të cilat mbeten elemente thelbësore në procesin e zgjerimit, si dhe procesin e stabilizimit dhe asociimit.

4. Gjithashtu, do të mundësojë forcimin e të drejtave të barabarta të pjesëtarëve të pakicave dhe komuniteteve në Maqedoninë e Veriut dhe si të tilla do të kontribuojnë në pajtueshmëri me kriteret politike të Kopenhagës. Në këtë drejtim, Këshilli mirëpret synimin e Maqedonisë së Veriut për t’i filluar me prioritet ndryshimeve në amendamentet përkatëse kushtetuese, me qëllim përfshirjen në Kushtetutë të qytetarëve që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe që janë pjesë e kombeve të tjera, si p.sh bullgarët.

5. Marrë parasysh progresin dhe harmonizimin e papenguar në të gjitha zonat e identifikuara nga Këshilli në qershor 2018, Këshilli vendosi të miratojë Kornizën e Negocimit dhe, në përputhje me Metodologjinë e Përmirësuar dhe vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit të marrë më 25 mars 2020, për të mbajtur konferencën politike ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut për të paraqitur hapat e ardhshëm të procesit të zgjerimit, pas miratimit të Kornizës së Negocimit, siç përshkruhet në “Deklaratën hyrëse të BE-së”.

6. Për të përfunduar këtë fazë të hapjes së negociatave të anëtarësimit, Këshilli gjithashtu vendos të thërrasë një tjetër konferencë ndërqeveritare me qëllim që të prezantoj Kornizën Negociuese dhe gjendjen aktuale të punëve përgatitore të kryera nga Komisioni dhe është gati ta mbajë pa vonesa të mëtejshme ose vendime të mëtejshme politike, sapo Maqedonia e Veriut të zbatojë angazhimin e saj për amendamentet kushtetuese të sipërpërmendura, në përputhje me procedurat e brendshme të saj.

7. Në këtë drejtim, Këshilli vëren se Komisioni ka bërë përparim në të punën e tij për zbatimin dhe përfundimin e procesit të shqyrtimit analitik të ligjit të BE-së (acquis) dhe është i gatshëm të prezantojë menjëherë rezultatet e Maqedonisë së Veriut. Bazuar në këtë, Këshilli fton Komisionin që të vazhdojë të vlerësojë shkallën e gatishmërisë së Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave në fusha të caktuara dhe për të identifikuar çështjet që ka të ngjarë të shfaqen në negociata, duke filluar nga grupi themelor, vlera, të cilat, në përputhje me Kornizën Negociuese, do të hapen pasi Maqedonia e Veriut do të përmbushë kriteret përkatëse të dakorduara nga Këshilli.

Previous Post

Kastriot Gurra i Librazhdit për burg, blen 17 milionë lek për një Nissan Terrano të vitit 1997

Next Post

Denoncimi i mjekut: Rama ka urdhëruar vaksinimin e qytetarëve me vaksina të skaduara

Next Post
Denoncimi i mjekut: Rama ka urdhëruar vaksinimin e qytetarëve me vaksina të skaduara

Denoncimi i mjekut: Rama ka urdhëruar vaksinimin e qytetarëve me vaksina të skaduara

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Seferi vazhdon të shënojë, arrin golin e tij të 10-të në 15 ndeshje në Turqi, pavarësisht se është lënë jashtë nga Sylvinho.

Seferi vazhdon të shënojë, arrin golin e tij të 10-të në 15 ndeshje në Turqi, pavarësisht se është lënë jashtë nga Sylvinho.

November 30, 2025
Napoli mposht Romën në stadiumin e saj dhe ngjitet në krye të Serie A bashkë me Milanin.

Napoli mposht Romën në stadiumin e saj dhe ngjitet në krye të Serie A bashkë me Milanin.

November 30, 2025
Aksident në Tiranë: Autobusi i Unazës përpiqet të shmangë një biçikletë dhe përfundon në përplasje me automjetet e parkuara.

Aksident në Tiranë: Autobusi i Unazës përpiqet të shmangë një biçikletë dhe përfundon në përplasje me automjetet e parkuara.

November 30, 2025
Pasi kaluan 34 vjet, Viking fiton përsëri titullin kampion në Norvegji, tifozët i dërgojnë një mesazh të veçantë Bodo/Glimt.

AKTUALITET

Seferi vazhdon të shënojë, arrin golin e tij të 10-të në 15 ndeshje në Turqi, pavarësisht se është lënë jashtë nga Sylvinho.

by timoni.al
November 30, 2025
0

Bodrumspor arriti një fitore të thellë prej 4-0 ndaj Corum në sfidën e Ligës së Parë turke. Një nga protagonistët...

Read moreDetails
Napoli mposht Romën në stadiumin e saj dhe ngjitet në krye të Serie A bashkë me Milanin.

Napoli mposht Romën në stadiumin e saj dhe ngjitet në krye të Serie A bashkë me Milanin.

November 30, 2025
Aksident në Tiranë: Autobusi i Unazës përpiqet të shmangë një biçikletë dhe përfundon në përplasje me automjetet e parkuara.

Aksident në Tiranë: Autobusi i Unazës përpiqet të shmangë një biçikletë dhe përfundon në përplasje me automjetet e parkuara.

November 30, 2025
Pasi kaluan 34 vjet, Viking fiton përsëri titullin kampion në Norvegji, tifozët i dërgojnë një mesazh të veçantë Bodo/Glimt.

Pasi kaluan 34 vjet, Viking fiton përsëri titullin kampion në Norvegji, tifozët i dërgojnë një mesazh të veçantë Bodo/Glimt.

November 30, 2025
Pas disfatës ndaj Fiorentinës, Edin Dzeko komunikon me tifozët përmes megafonit.

Pas disfatës ndaj Fiorentinës, Edin Dzeko komunikon me tifozët përmes megafonit.

November 30, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Seferi vazhdon të shënojë, arrin golin e tij të 10-të në 15 ndeshje në Turqi, pavarësisht se është lënë jashtë nga Sylvinho.

Seferi vazhdon të shënojë, arrin golin e tij të 10-të në 15 ndeshje në Turqi, pavarësisht se është lënë jashtë nga Sylvinho.

November 30, 2025
Napoli mposht Romën në stadiumin e saj dhe ngjitet në krye të Serie A bashkë me Milanin.

Napoli mposht Romën në stadiumin e saj dhe ngjitet në krye të Serie A bashkë me Milanin.

November 30, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al