Friday, April 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

“Mielli” i Amerikës Latine “pushton” Europën, si po e ndryshojnë shqiptarët rrjetin global të drogës

Editor by Editor
June 22, 2022
in KRONIKE, KRYESORE
0
“Mielli” i Amerikës Latine “pushton” Europën, si po e ndryshojnë shqiptarët rrjetin global të drogës
0
SHARES
43
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kërkesa në rritje për kokainë në Evropë po nxit ndryshime në rrjetet globale të prodhimit të drogës dhe kriminelët evropianë po prodhojnë tani kokainë dhe metamfetaminë në terrenin e shtëpisë së tyre me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tyre në Amerikën Latine.

Carolina Sampó, koordinatore e Qendrës së Argjentinës për Studimet Transnacionale thekson se trafikimi i narkotikëve midis Amerikës Latine dhe Evropës kryhet përmes mafias shqiptare dhe asaj italiane.

“Shpërndarja në Evropë trajtohet nga organizata të tilla si mafia shqiptare apo italiane. Megjithatë, kartelet kolumbiane dhe meksikane kanë ndikimet e tyre. Kolumbianët marrin pjesë në këtë shkëmbim sepse prodhimi më i madh i kokainës është në vendin e tyre. Meksikanët kanë shumë përvojë në trafikimin nga Kolumbia në Shtetet e Bashkuara, Afrikë dhe Evropë. Në fakt, u zbulua se organizatat kriminale meksikane ishin të ngarkuara me trekëndëshin e kokainës përmes Afrikës për ta trafikuar në Shtetet e Bashkuara, sepse kjo reduktoi mundësinë e sekuestrimit të dërgesave të tyre”, shprehet Sampo.

Sipas një raporti nga Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA) dhe Agjencia Evropiane për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit (Europol), bashkëpunimi midis bandave evropiane dhe amerikane latine, veçanërisht nga Meksika dhe Kolumbia, rezulton në prodhimin, konsumi dhe transiti i kokainës dhe metamfetaminave të cilësisë së lartë në Evropë.

“Mbiprodhimi i kokainës në Kolumbi i shtyn organizatat kriminale të shikojnë gjithnjë e më shumë drejt Evropës, ku çmimi i kokainës është gjithashtu më i lartë se në Shtetet e Bashkuara”, shprehet Martin Verrier, ndihmësprofesor në Qendrën Evropiane në George C. Marshall.

Shumica e prodhimit të kokainës kryhet në Kolumbi, Bolivi dhe Peru; megjithatë, analiza e re ka nxjerrë në dritë se si kokaina po përpunohet tani në Evropë, kryesisht në Belgjikë, Spanjë dhe Holandë.

“Ky fluks në rritje në Evropë reflektohet në statistikat e EMCDDA, të cilat tregojnë një rritje të pastërtisë së kokainës së kapur dhe demonstrojnë një rritje të furnizimit” tha Verrier.

Nga ana e tij, Alexis Goosdeel, drejtor i EMCDDA, shkruan se Evropa po përballet me një kërcënim në rritje nga një treg më i larmishëm dhe dinamik i drogës, i nxitur nga bashkëpunimi më i ngushtë midis organizatave kriminale evropiane dhe ndërkombëtare. Laurente Laniel, analist i lartë shkencor në EMCDDA tha për InSight Crime (organizatë që studion krimin e organizuar në Amerikën Latine dhe Karaibe) se “baza e kokainës që përdoret në Evropë trafikohet në materiale transportuese, të fshehura kimikisht brenda strukturës së materialeve të tilla si plastika , qymyri druri etj. Kjo e bën kokainën më të vështirë për t’u zbuluar nga forcat e policisë”

Ndërkohë që kërkesa në tregun evropian vijon të rritet, kontinenti shërben gjithashtu si një portë për në Lindjen e Mesme dhe Azinë, ku çmimi për kilogram i kokainës është shumë më i lartë se në Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq, sipas studiuesve narkotrafikantët holandezë sigurojnë që laboratorët të krijohen me të gjitha pajisjet dhe kimikatet e nevojshme dhe të kujdesen për asgjësimin e mbetjeve, ndërsa meksikanët ofrojnë ‘kuzhinierët’ e tyre që kanë ekspertizën e nevojshme për të prodhuar metamfetaminën kristal me cilësi të lartë.

“Kjo rezulton në nivele rekord të disponueshmërisë së drogës, rritje të dhunës, korrupsionit dhe rritjes së problemeve shëndetësore. Ne duhet të ndërmarrim veprime më të koordinuara jo vetëm në Evropë, por edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë në vendet prodhuese dhe transitore,” tha Goosdeel.

Previous Post

Korrupsion e kontrabandë, arrestohen 7 persona në Pogradec, mes tyre 2 doganierë dhe 2 policë të Qafë Thanës

Next Post

Mbi 80 mijë vende të lira për “punë krahu”, Belgjika në hall: Askush nuk po aplikon

Next Post
Mbi 80 mijë vende të lira për “punë krahu”, Belgjika në hall: Askush nuk po aplikon

Mbi 80 mijë vende të lira për “punë krahu”, Belgjika në hall: Askush nuk po aplikon

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Liga e Konferencës: Crystal Palace triumfon 3-0 ndaj Fiorentinës në ndeshjen e parë.

Conference League/ Crystal Palace mposhti 3-0 Fiorentinën, Shakhtar gjithashtu fitoi.

April 10, 2026
Gjirokastra me dy dimensione, kreu i FSHF-së, Duka: Do të përmbushim investimet në infrastrukturë për të ofruar kushte më të mira për të rinjtë.

Gjirokastra me dy dimensione, kreu i FSHF-së, Duka: Do të përmbushim investimet në infrastrukturë për të ofruar kushte më të mira për të rinjtë.

April 9, 2026
Aston Villa mposht Bologna me rezultatin 1-3 në Europa League, duke siguruar një kualifikim të rëndësishëm.

Aston Villa mposht Bologna me rezultatin 1-3 në Europa League, duke siguruar një kualifikim të rëndësishëm.

April 9, 2026
Avokati i Veliajt publikon dokumentin: Përveç Nestit, edhe Nasta e ka denoncuar Veliajn, megjithatë ajo nuk është gjetur.

LAJME

Conference League/ Crystal Palace mposhti 3-0 Fiorentinën, Shakhtar gjithashtu fitoi.

by timoni.al
April 10, 2026
0

Crystal Palace ka arritur një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Konferencës, duke mposhtur Fiorentinën...

Read moreDetails
Gjirokastra me dy dimensione, kreu i FSHF-së, Duka: Do të përmbushim investimet në infrastrukturë për të ofruar kushte më të mira për të rinjtë.

Gjirokastra me dy dimensione, kreu i FSHF-së, Duka: Do të përmbushim investimet në infrastrukturë për të ofruar kushte më të mira për të rinjtë.

April 9, 2026
Aston Villa mposht Bologna me rezultatin 1-3 në Europa League, duke siguruar një kualifikim të rëndësishëm.

Aston Villa mposht Bologna me rezultatin 1-3 në Europa League, duke siguruar një kualifikim të rëndësishëm.

April 9, 2026
Avokati i Veliajt publikon dokumentin: Përveç Nestit, edhe Nasta e ka denoncuar Veliajn, megjithatë ajo nuk është gjetur.

Avokati i Veliajt publikon dokumentin: Përveç Nestit, edhe Nasta e ka denoncuar Veliajn, megjithatë ajo nuk është gjetur.

April 9, 2026
“VIP-at mund të largohen nga paraburgimi”? Curri në “Top Story”: Rreziku rritet nëse ata lënë qelitë, Rama dhe Berisha kanë rezervat e tyre…

“VIP-at mund të largohen nga paraburgimi”? Curri në “Top Story”: Rreziku rritet nëse ata lënë qelitë, Rama dhe Berisha kanë rezervat e tyre…

April 9, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Liga e Konferencës: Crystal Palace triumfon 3-0 ndaj Fiorentinës në ndeshjen e parë.

Conference League/ Crystal Palace mposhti 3-0 Fiorentinën, Shakhtar gjithashtu fitoi.

April 10, 2026
Gjirokastra me dy dimensione, kreu i FSHF-së, Duka: Do të përmbushim investimet në infrastrukturë për të ofruar kushte më të mira për të rinjtë.

Gjirokastra me dy dimensione, kreu i FSHF-së, Duka: Do të përmbushim investimet në infrastrukturë për të ofruar kushte më të mira për të rinjtë.

April 9, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al