Thursday, December 18, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Çmimi i naftës ra në bursë, bordi i Ramës e rriti 265 lekë për litër

Editor by Editor
June 18, 2022
in POLITIKE
0
Çmimi i naftës ra në bursë, bordi i Ramës e rriti 265 lekë për litër
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bordi i Transparencës ka miratuar një ditë më parë çmimet e reja, ku një litër naftë kushton 7 lekë më shumë, pavarësisht rënies së çmimit të naftës në bursë.

Kështu, prej së premtes, çmimi i naftës, nga 258 lekë që ishte, është bërë 265 lekë, ndërsa në bursë një fuçi tretohet me 118 dollarë, që do të thotë se është jo shumë larg nivelit të paraluftës.

Çmimi i ri, i fiksuar nga Bordi, është më i lartë se ai i vendosur në muajin mars të këtij viti, që solli edhe protesta disaditore përpara ambienteve të Kryeministrisë.

Por përpos kësaj tendence në rritje, ajo që vihet re tjetër është se ka një rënie në vlera shqetësuese, sipas gjykimit të ekspertëve, të importit të hidrokarbureve.

Bordi

Çmimi i benzinës ka pësuar një ulje modeste, me vetëm 2 lekë, ndërsa ka mbetur i pandryshuar çmimi i tregtimit të gazit.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë 265 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 253 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 241 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 229 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 qershor dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”, thuhet në njoftimin zyrtar ku apelohen kompanitë që të reflektojnë çmimet e reja, në të të kundërt do të përballen me penalitete.

“Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të vendoset pezullimi i aktivitetit”.

Çmimet

Tarifat e reja shihen me dyshim nga ekspertët, sa kohë që çmimi në bursë ka arritur nivelin e paraluftës.

Sipas tyre, qeveria ngriti Bordin e Transparencës, me qëllimin për të mos lejuar abuzimet, por deri më sot, sipas tyre, nuk është bërë publik se sa është çmimi i importit të naftës. Por Shoqata e Hidrokarbureve ka argumentuar më herët se shtrenjtimi i mëtejshëm i çmimeve ka ardhur për shkak të rritjes që ka njohur nafta e përpunuar.

“Fuçia është tregues i naftës së papërpunuar dhe kjo po bie (edhe pse jo kushedi se çfarë) pasi rafineritë nuk po e kërkojnë, sepse me këto çmime, ato dalin me humbje. Nafta për transport, pra për makina, ndryshe nga ajo në fuçi, në treg varet nga kuotimi që i bëhet çdo ditë çmimit në publikimin e çmimeve PLATT’S dhe bëhet në USD për ton.

Ky çmim po rritet pavarësisht se nafta e papërpunuar (fuçia) ka pësuar pak rënie, kjo se duke u ulur kërkesa për naftë të papërpunuar (fuçi), rafineritë po krijojnë mungesë në treg të naftës për transport”. Sipas shoqatës, fiksimi i çmimeve ka bërë që kompanitë që operojnë në treg të shesin me humbje.

“Kushdo mund të verifikojë nga bilancet e kompanive se mesatarisht 5 lekë për litër shpenzime operative nuk u lejohet kompanive t’i përfshijnë në çmimin e tabelës. Nga korrigjimi i çmimit i datës 1.6.2022, çmimi i publikuar në ‘Platt’s’, në USD për ton, tregon se nafta për makina është rritur me + 26 $/toni dhe benzina + 17,5 $/toni. Vetëm për këtë efekt, kompanitë shesin me humbje -3 lekë/litër naftën dhe -2,7 lekë/litër benzinën”, thuhej në reagimin e bërë disa ditë më parë.

Previous Post

Katër persona të arrestuar për drogë në Tiranë

Next Post

E mbushur me trafikant/ Rama takim me strukturat në Peshkopi: PS ka nevojë për gjak të ri

Next Post
E mbushur me trafikant/ Rama takim me strukturat në Peshkopi: PS ka nevojë për gjak të ri

E mbushur me trafikant/ Rama takim me strukturat në Peshkopi: PS ka nevojë për gjak të ri

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Pas protestave të fermerëve në Francë, Belgjika përballet me një demonstratë të ngjashme, ku 150 traktorë “bllokojnë” rrugët e Brukselit.

Pas protestave të fermerëve në Francë, Belgjika përballet me një demonstratë të ngjashme, ku 150 traktorë “bllokojnë” rrugët e Brukselit.

December 18, 2025
Karaka: Transporti i naftës venezueliane për partnerët ndërkombëtar vazhdon pa pengesa, përkundër bllokadës së SHBA-së.

Karaka: Transporti i naftës venezueliane për partnerët ndërkombëtar vazhdon pa pengesa, përkundër bllokadës së SHBA-së.

December 18, 2025
Letra misterioze e mbështjellë me peshqir/ Si portieri i PSG-së që dikur Bernard Berisha i shënonte me roveshatë priti 4 penallti

Letra misterioze e mbështjellë me peshqir/ Si portieri i PSG-së që dikur Bernard Berisha i shënonte me roveshatë priti 4 penallti

December 18, 2025
Kuvendi zhvillon sot seancën plenare për shqyrtimin e disa projektligjeve dhe masave në luftën kundër krimit të organizuar.

Lajmi Fundit

Pas protestave të fermerëve në Francë, Belgjika përballet me një demonstratë të ngjashme, ku 150 traktorë “bllokojnë” rrugët e Brukselit.

by timoni.al
December 18, 2025
0

Në qytetin e Brukselit, është planifikuar një demonstratë masive nga fermerët, organizuar nga Copa-Cogeca, e cila pritet të sjellë rreth...

Read moreDetails
Karaka: Transporti i naftës venezueliane për partnerët ndërkombëtar vazhdon pa pengesa, përkundër bllokadës së SHBA-së.

Karaka: Transporti i naftës venezueliane për partnerët ndërkombëtar vazhdon pa pengesa, përkundër bllokadës së SHBA-së.

December 18, 2025
Letra misterioze e mbështjellë me peshqir/ Si portieri i PSG-së që dikur Bernard Berisha i shënonte me roveshatë priti 4 penallti

Letra misterioze e mbështjellë me peshqir/ Si portieri i PSG-së që dikur Bernard Berisha i shënonte me roveshatë priti 4 penallti

December 18, 2025
Kuvendi zhvillon sot seancën plenare për shqyrtimin e disa projektligjeve dhe masave në luftën kundër krimit të organizuar.

Kuvendi zhvillon sot seancën plenare për shqyrtimin e disa projektligjeve dhe masave në luftën kundër krimit të organizuar.

December 18, 2025
Trump thekson strategjinë e tij për kufijtë: Ndalimi i imigracionit të paligjshëm dhe rritja ekonomike.

Trump thekson strategjinë e tij për kufijtë: Ndalimi i imigracionit të paligjshëm dhe rritja ekonomike.

December 18, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pas protestave të fermerëve në Francë, Belgjika përballet me një demonstratë të ngjashme, ku 150 traktorë “bllokojnë” rrugët e Brukselit.

Pas protestave të fermerëve në Francë, Belgjika përballet me një demonstratë të ngjashme, ku 150 traktorë “bllokojnë” rrugët e Brukselit.

December 18, 2025
Karaka: Transporti i naftës venezueliane për partnerët ndërkombëtar vazhdon pa pengesa, përkundër bllokadës së SHBA-së.

Karaka: Transporti i naftës venezueliane për partnerët ndërkombëtar vazhdon pa pengesa, përkundër bllokadës së SHBA-së.

December 18, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al