Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

EMRI/ Operacioni i RENEA-s në Elbasan, kush është një nga 10 të shoqëruarit

Editor by Editor
June 9, 2022
in KRONIKE
0
0
SHARES
120
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Forcat RENEA kanë zbarkuar pasditen e së enjtes në qytetin e Elbasanit, ku kanë shoqëruar 10 persona në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, i cili filloi pas rrëfimit të Nuredin Dumanit, i cili u arrestua në muajin Mars në një apartament në Fier, pasi më herët ishte plagosur në një atentat që iu bë në Papër të Elbasanit.

Burime për Abc bëjnë me dije se mes të shoqëruarve është edhe Kelmend Xhaferri, i cili ishte shpallur në kërkim nga prokuroria për ngjarjen e rëndë që ndodhi para zgjedhjeve të 25 Prillit, ku mbeti i vrarë në qytetin e Elbasanit, mjeku psikiatër Pjerin Xhuvani, i cili u ekzekutua nga badigardët e Gazment Bardhit, i cili ishte kryesuesi i listës së PD në qark.

Po të njëjtat burime konfirmojnë se ndaj Kelmend Xhaferrit ka më shumë se 1 muaj e gjysmë që çështja penale është mbyllur, pasi është vërtetuar se ai nuk ka qëlluar ditën që u vra mjeku psikiatër, dhe se nuk ka patur lidhje me ngjarjen.

Burimet bëjnë me dije se Prokuroria e Elbasanit ka administruar të gjitha pamjet filmike të momentit kur është vrarë Xhuvani, dhe ka arritur në konkluzionin se Xhaferri nuk ka patur lidhje me ngjarjen.

Xhaferri është shoqëruar teksa ishte duke lëvizur me makinën e tij në qytetin e Elbasanit.

Previous Post

Shiu përmbyt Kuçovën, qyteti nën “pushtetin” e ujit dhe pa drita

Next Post

VIDEO/ Momentet e tmerrit kur urangutangu në kafaz kap nga këmba vizitorin pa e lëshuar

Next Post
VIDEO/ Momentet e tmerrit kur urangutangu në kafaz kap nga këmba vizitorin pa e lëshuar

VIDEO/ Momentet e tmerrit kur urangutangu në kafaz kap nga këmba vizitorin pa e lëshuar

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al