Monday, November 10, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Kush e vrau “Padrinon” e Vlorës, lidhja mes Edison Harizajt dhe Emiljano Shullazit

Editor by Editor
June 8, 2022
in KRONIKE
0
Kush e vrau “Padrinon” e Vlorës, lidhja mes Edison Harizajt dhe Emiljano Shullazit
0
SHARES
121
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Edison Harizaj kishte kohë që nuk dilte nga fortesa e tij, e cila thuhej se ruhej nga njerëz të armatosur. Madje edhe kur e dilte prej andej, sigurohej të kishte rrugën e lirë nga armiqtë e shumtë që kishte krijuar në botën e jashtme. Ashtu si edhe ‘kumbari’ i tij Toto Riina, ai kishte zgjedhur si fortifikim pallatet që kishte në administrim për t’u strehuar.

Ndoshta për këtë fakt apo edhe për brutalitetin e tij, ai kishte fituar me kohën edhe nofkën ‘Padrino i Vlorës’, apo ‘Edisioni i 7.

Pallateve’ për hermetizimin që i kishte krijuar vetes. Por që nuk do të ishin nofkat e vetme që ai mbante mbi shpinë.

Pasi ai njihej në rrethet kriminale dhe më gjerë edhe si ‘Faqedjeguri’. Një cen, që i kishte mbetur si nofkë që nga fëmijëria e hershme, ku kishte pësuar djegie në njërën faqe. Por me gjithë këto nofka që të ngjallin krupën dhe jetës prej të izoluari që bënte Edison Harizaj, nuk mundi t’i shpëtojë armiqve të tij. Që mezi ç’prisnin ta kishin në pritë. Ku edhe pse ruhej në mënyrën më skrupuloze të mundshme, e kishte kuptuar se fundi i tij ishte i shpejtë. Për këtë arsye ai kishte rritur diskrecionin dhe masat e sigurisë.

Duke krijuar një rreth hermetik miqsh. Ndërsa parandjenja se diçka e keqe mund t’i ndodhte duket se po e shoqëronte shpesh kohët e fundit. Ku këtë shqetësim paranormal ia kishte komunikuar edhe një mikut të tij.

Edison Harizaj

“Shiko mik. Po më ndjekin, kam një parandjenjë të keqe”.

I ndjekur nga paranoja se diçka mund ti ndodhte, së fundmi ai kishte ndërruar edhe fortesën e tij. Duke u zhvendosur nga bunkeri i tij i pallateve në Vlorë në një tjetër fortifikatë, anës detit në Durrës. Aty ku thuhet se ishte në mbrojtjen e një organizate kriminale.

Por kjo ndjenjë turbullie që e shqetësonte së fundmi, nuk e shpëtoi dot Edison Faqedjegurin nga armiqtë e tij. As nuk i dha mundësinë të krijonte një mbrojtje më të mirë për veten. Edison Harizaj u ekzekutua natën e 6 nëntorit 2018, në lagjen nr 13 në Durrës.

Ndërsa po udhëtonte si pasagjer në makinën e drejtuar nga miku i tij, Genci Caca, i cili fillimisht mbeti i plagosur rëndë, por që më pas edhe ky humbi jetën në Spitalin e Traumës. Pamëshira e armiqve të Harizaj ishte e madhe. Ata derdhën mbi makinën me të cilën ai dhe miku i tij udhëtonin, mbi 50 plumba. Ndërsa errësira mori me vete nga ajo natë edhe autorët dhe porositësit e krimit.

Dosja Hetimore

“Më datë 06.11.2018 ora 22.50 në lagjen nr.13 Plazh Durrës nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar në drejtim të automjetit i tipit Audi A8 me ngjyrë të zezë me targa AA 867 TX, ku si pasojë ka gjetur vdekjen Edison Fatmir Harizaj, person me tendencë të theksuara kriminale. Si edhe është plagosur rëndë Genci Gjergji Caci. Në vendin e ngjarjes grupi hetimor në cilësinë e provës materiale sekuestroi 52 gëzhoja kalibër 7.62 mm model 56, automjeti me targa AA 867 TX.”. Lidhur mbi këtë atentat, grupi hetimor mori në pyetje fillimisht anëtarë të familjeve të viktimave. I pari që u mor në pyetje ishte vëllai i Edison Harizaj, që mendohej të ishte edhe shënjestra e atentatit. Ai tha se ishte jashtë Shqipërisë kur mësoi për lajmin e vrasjes së vëllait. Dhe se ishte kthyer me urgjencë. Por nuk dha asnjë informacion të vlefshëm për aktivitetin e Edison Harizaj.

“Prej 20 vitesh jetoj në Britaninë e Madhe. Kisha 2 vite që se kisha takuar familjen, sepse nuk isha kthyer në Shqipëri. Me Edisonin kisha kontakte të vazhdueshme telefonike. Ne si familje nuk kemi konflikte apo hasmëri. Me Edisonin nuk kisha biseduar për problemet që mund të kishte. Kur mësova lajmin e vrasjes së tij u nisa me urgjencë për ceremoninë mortore”, tha Amarildo Harizaj, vëllai i Edison Harizajt.

Paralelisht me familjarët e Harizaj, grupi hetimor mori edhe dëshmitë e familjes Caci. Genci Cacit, mikut të vrarë të Edison Harizaj.

“Djali jonë nuk kishte asnjë konflikt. Atë ditë unë dhe bashkëshortja, jemi gjendur në Tiranë. Në drekë, bashkë me bashkëshorten shkuam në shtëpi. Genci sapo ishte ngritur nga gjumi. U nisëm për në Vlorë pasi do të bënim një vizitë te një kushëri i joni. Në mbrëmje na talefonuan dhe na thanë se Genci ishte plagosur. Lajmin e pamë edhe në televizion. U nisëm me urgjencë drejt Durrësit, më pas në spitalin e Traumës. Genci ndërroi jetë më vonë. Në lidhje me makinën që drejtonte në momentin kur u goditën, ne nuk kishim asnjë dijeni që ajo ishte ne emër të djalit”, pohoi Gjergji Caci, babai i Genci Cacit.

Grupi hetimor nuk kishte asnjë dyshim se objektivi i atentatit ishte Edison Harizaj. Makina e përdorur në atentat u gjet si zakonisht e djegur vetëm disa orë pas krimit. Por në të nuk u gjet asnjë provë që mund të ndihmonte hetimin. Automjeti rezultoi të ishte në pronësi të një shtetasi të huaj dhe nuk rezultonte e regjistruar në Shqipëri. Ndërsa vendi i zgjedhur nga autorët për të kryer krimin nuk ishte i survejuar nga kamerat. Çka tregon se jo më kot ishte përzgjedhur për t’i bërë pritë Edison Harizajt. Që lëvizte me një makinë gjysmë të blinduar. Sipas të dhënave hetimore, natën para krimit, Edison Harizaj po lëvizte nga Vlora në Tiranë.

Këtu ku thuhet se darkoi me disa miq të tij në një nga lokalet në periferi të kryeqytetit. Më pas anasjelltas, thuhet se ai la Tiranën për t’u kthyer sërish drejt Vlorës. Lëvizje e cila duket se ka qenë e monitoruar në përpikëri edhe nga vrasësit. Të cilët duhet të kenë qenë të shumtë. Një arsye përse ata zgjodhën Durrësin për të kryer ekzekutimin mendohet të ketë qenë edhe për shkak të masave të forta të sigurisë që Harizaj kishte në Vlorë. Çka do ta bënte edhe më të pamundur eliminimin e tij. /Në Shënjestër/

Previous Post

Euro përtokë, Leku kampion: Çfarë po ndodh me kursin e këmbimit, sa u këmbyen sot

Next Post

“Plumbi i Artë”, gazetarja: Pas arrestimit të Dumanit, RENEA zbarkoi në shtëpinë e Troplinit

Next Post
“Plumbi i Artë”, gazetarja: Pas arrestimit të Dumanit, RENEA zbarkoi në shtëpinë e Troplinit

“Plumbi i Artë”, gazetarja: Pas arrestimit të Dumanit, RENEA zbarkoi në shtëpinë e Troplinit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Tërmeti në BBC: Dy drejtues japin dorëheqjen pas redaktimit të papërshtatshëm të fjalimit të Trumpit

Tërmeti në BBC: Dy drejtues japin dorëheqjen pas redaktimit të papërshtatshëm të fjalimit të Trumpit

November 10, 2025
Historia e Joe Jordan, skocezit që kishte përballje me Gattuson: Humbja e kontrollit dhe Baresi që e çoi në Botëror

Historia e Joe Jordan, skocezit që kishte përballje me Gattuson: Humbja e kontrollit dhe Baresi që e çoi në Botëror

November 10, 2025
KED informacion mbi gjyqtarin agjent/ Dokumenti konfidencial për Asim Vokshin tregon shkelje në procedurat e verifikimit të integritetit nga KED.

KED informacion mbi gjyqtarin agjent/ Dokumenti konfidencial për Asim Vokshin tregon shkelje në procedurat e verifikimit të integritetit nga KED.

November 10, 2025
Foli për Trumpin, dritat e Zelenskyt u fikën dy herë gjatë intervistës me The Guardian.

Lajmi Fundit

Tërmeti në BBC: Dy drejtues japin dorëheqjen pas redaktimit të papërshtatshëm të fjalimit të Trumpit

by timoni.al
November 10, 2025
0

Kreu i BBC-së, Samir Shah, pritet të kërkojë ndjesë përmes një deklarate me shkrim për një komision të parlamentit britanik,...

Read moreDetails
Historia e Joe Jordan, skocezit që kishte përballje me Gattuson: Humbja e kontrollit dhe Baresi që e çoi në Botëror

Historia e Joe Jordan, skocezit që kishte përballje me Gattuson: Humbja e kontrollit dhe Baresi që e çoi në Botëror

November 10, 2025
KED informacion mbi gjyqtarin agjent/ Dokumenti konfidencial për Asim Vokshin tregon shkelje në procedurat e verifikimit të integritetit nga KED.

KED informacion mbi gjyqtarin agjent/ Dokumenti konfidencial për Asim Vokshin tregon shkelje në procedurat e verifikimit të integritetit nga KED.

November 10, 2025
Foli për Trumpin, dritat e Zelenskyt u fikën dy herë gjatë intervistës me The Guardian.

Foli për Trumpin, dritat e Zelenskyt u fikën dy herë gjatë intervistës me The Guardian.

November 10, 2025
“Punonjësit e OSHEE do të përfitojnë rritje pagash” – Kryeministri Rama njofton ndryshime: Rritje edhe për elektricistët dhe inxhinierët elektrikë.

“Punonjësit e OSHEE do të përfitojnë rritje pagash” – Kryeministri Rama njofton ndryshime: Rritje edhe për elektricistët dhe inxhinierët elektrikë.

November 10, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tërmeti në BBC: Dy drejtues japin dorëheqjen pas redaktimit të papërshtatshëm të fjalimit të Trumpit

Tërmeti në BBC: Dy drejtues japin dorëheqjen pas redaktimit të papërshtatshëm të fjalimit të Trumpit

November 10, 2025
Historia e Joe Jordan, skocezit që kishte përballje me Gattuson: Humbja e kontrollit dhe Baresi që e çoi në Botëror

Historia e Joe Jordan, skocezit që kishte përballje me Gattuson: Humbja e kontrollit dhe Baresi që e çoi në Botëror

November 10, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al