Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Çmenden” çmimet, karburantet dhe ushqimet trondisin familjet shqiptare: Brumërat nuk preken me dorë, vaji një mision i pamundur

Editor by Editor
June 8, 2022
in AKTUALITET, Ekonomi
0
“Çmenden” çmimet, karburantet dhe ushqimet trondisin familjet shqiptare: Brumërat nuk preken me dorë, vaji një mision i pamundur
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Konsumatorët shqiptarë janë përballur me një rritje galopante të çmimeve gjatë muajve të fundit, gjë që pasqyrohet deri diku edhe në treguesit e INSTAT në lidhje me inflacionin. Mësohet se çmimet në përgjithësi janë rritur me 6.7 për qind gjatë majit, ndërkohë që goditja më e madhe ka ardhur pikërisht te ushqimet që janë rritur si grup me 18.6 për qind, karburantet dhe energjia.

Siç raporton INSTAT, gjatë muajit maj, buka dhe drithërat janë rritur me 18.6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërkohë që vajrat dhe yndyrnat shënojnë një rritje të pakrahasueshme me gati 30 për qind.

Për shkak të shtrenjtimit të karburanteve, transporti në tërësi është rritur me gati 22 për qind krahasuar me majin e vitit të shkuar, raporton abcnews.al.

Çmimet e ushqimeve u goditën tre herë gjatë muajve të fundit.

Goditja e parë erdhi në fund të verës së shkuar ku ulja e numrit të të prekurve nga koronavirusi në rang global rriti kërkesën për ushqime duke ushtruar presion në këtë drejtim. Goditja e dytë erdhi për shkak të luftës në Ukrainë, ndërsa e treta për shkak të shtrenjtimit të çmimit të karburanteve, gjë e cila u pasqyrua menjëherë në rritje të kostos së përpunimit dhe të transportit.

Previous Post

Policinë nga pas, shumë atentate, kush e do të vdekur Mariglen Hakën?

Next Post

VIDEO/ Pas tritolit në biznes, një tjetër reper kërcënon Noizyn: Do të godas aty ku të dhemb zemra

Next Post
VIDEO/ Pas tritolit në biznes, një tjetër reper kërcënon Noizyn: Do të godas aty ku të dhemb zemra

VIDEO/ Pas tritolit në biznes, një tjetër reper kërcënon Noizyn: Do të godas aty ku të dhemb zemra

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al