Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha: I bëra thirrje miqve tanë të ndërpresin pushtetin e kësaj qeverie

Editor by Editor
June 7, 2022
in AKTUALITET
0
Berisha: I bëra thirrje miqve tanë të ndërpresin pushtetin e kësaj qeverie
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se ka instaluar regjim monist në Shqipëri duke kapur të gjitha pushtetet.

Berisha deklaroi se i ka bërë thirrje miqve të Shqipërisë, që të ndërpresin pushtetin e këtij regjimi.

“Njoh zhvillime nga më dramatike në mjekësi. Është shpërbërë sistemi nga ikja masive e infermierëve. Ikin mjekë, infermierë dhe arsimtarë.

Vendi po shpërbëhet, i takon asaj qoftë edhe pakicë, një pakicë me ndërgjegje politike. Të ngrihet dhe të bashkohet me të tjerë. Ky regjim nuk meriton asnjë ditë të qëndrojë në pushtet.

Jashtë çdo kompleksi. Para syve tanë u instalua regjimi monist që ka të gjitha pushtetet. I bëra thirrje miqve tanë, ndërpresin pushtetin e këtij regjimi.

Nuk është bërë në një ditë, ka ardhur ditë pas dite, stad pas stadi derisa të shtunën mori dhe pushtetin e fundit, atë të Presidentit. Më mirë se ju, askush nuk e njeh këtë vend. Ndaj ju ftoj të hartojmë në ditët në vazhdim, një plan veprimi dhe të fillojmë betejën tonë” – tha Berisha.

Gjithashtu Berisha evidentoi problematika në disa aspekte të vendit, që nga mjekësia tek bujqësia.

“Ne kemi ekspertë të shkëlqyer. Jeni njerëz me eksperiencë shumëvjeçare. Keni krijuar ndërgjegjen tuaj të punës. Keni besimin tonë të plotë. Siç del këtu, ne duhet të përballemi me këtë regjim.

Sa më shumë të shtyjmë këtë përballje, aq më të dobët jemi përpara ti. Ky është një regjim i kalbur. Në pamje të parë është i fuqishëm, me para e policë, por prapë është i kalbur.

Siç jeni ju këtu, janë dhjetëra mijëra biznesmenë dhe arsimtarë, mjekë e punonjës të tjerë, qindra mijëra fermerë në kushte katastrofale. Fermerët janë në ditë të zezë. Masivisht therin bagëtitë e tyre.

I therin sepse janë rritur të gjitha çmimet, dengu i barit, nuk ia vlen kilen e qumështit. Një plan veprimi, si përfundim. E gjykoj jetike një plan veprimi.

Mund të firmosim çfarëdolloj marrëveshje, por nëse nuk e shoqërojmë me një plan veprimi, nuk kanë vlerë. Me drejtuesit e shoqatave tuaja do të ulemi për të bërë një plan veprimi që të përballemi, të kalojmë në veprim” – tha Berisha.

Previous Post

Sali Berisha shuan zërat për një përcarje: Nuk kam asnjë qefmbetje me Metën

Next Post

Sekuestrohen 4.3 ton “e bardhë” me vlerë 240 milionë euro, urdhër arreste mes Evropës e Kolumbisë

Next Post
Sekuestrohen 4.3 ton “e bardhë” me vlerë 240 milionë euro, urdhër arreste mes Evropës e Kolumbisë

Sekuestrohen 4.3 ton “e bardhë” me vlerë 240 milionë euro, urdhër arreste mes Evropës e Kolumbisë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al