Saturday, June 7, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Aplikacioni ‘sekret’ i bandave kriminale/ Nuredin Dumani zbulon si porositeshin vrasjet në këmbim të mijëra eurove

Editor by Editor
May 20, 2022
in KRONIKE, Vendi
0
Aplikacioni ‘sekret’ i bandave kriminale/ Nuredin Dumani zbulon si porositeshin vrasjet në këmbim të mijëra eurove
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aplikacioni “Sky ECC”, ishte rruga e komunikimit mes shumë bandave kriminale, po ashtu edhe e atyre shqiptare. ‘Thyerja’ e tij nga policia solli shumë arrestime, duke detyruar kriminelët të ndryshojnë metodën e komunikimit.

Tashmë aplikacioni “Matrix” është bërë urrë lidhëse, që po përdoret edhe në Shqipëri nga bandat kriminale për të kryer porosi, nga trafiku i drogës deri tek ‘heqja qafe’ e kundërshtarëve.

Vrasësi me pagesë i arrestuar nga drejtësia, Nuredin Dumani ka treguar po ashtu se shumicën e porosive për ekzekutimet i merrte nga ai aplikacion. I penduari, ka bashkëpunuar me drejtësinë duke rrëfyer së fundmi në SPAK të gjitha krimet dhe porositësit që jepnin shuma marramendëse për eliminimin e armiqve.

Nuredin Dumani ka zbardhur skemën, duke nisur nga porositësit dhe deri te atentatet disa herë të suksesshme, e disa të dështuar.

Dëshmia e Nuredin Dumanit:

Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në Matrix më dha një kontakt të një mikut të vet, që ishte i interesuar për eleminimin e pronarit të shkollës. Më dha kontaktin e këtij personi dhe me këtë person fola disa ditë dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës për shumën 150.000 Euro. Më kishte dërguar disa foto, garazhin e banesës (i cili ishte me hyrje dhe dalje të ndryshme), në zonën e Bllokut, foton e personit që kishte shkollën, foto ku ishte së bashku me gruan dhe djalin e tij në një restorant. Unë fillimisht që të kryeja këtë punë i kërkova 200.000 Euro. Ai më ofroi shumën prej 150.000 Euro. Këtë person nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk e njoh dot. Në telefon regjistrova vetëm numrin e kontaktit të tij. Për këtë vrasje unë kontaktova Henrik Hoxhaj (Rikun) dhe shokun e Rikut që thirrej nipçja dhe për të cilin kam dhënë shpjegime edhe më parë. I thashë Rikut që do ti jepja 100.000 Euro që të kryente këtë punë. Me Rikun kontaktova në telefon me aplikacionin “Matrix”.

Rikun në Matrix e kam regjistruar kusho. Riku pranoi dhe unë i dhashë atij fotografinë e personit si dhe të ambienteve që mi kishte dërguar i interesuari për të realizuar vrasjen. Henriku më ka treguar se pronari i shkollës  e pinte kafen zakonisht te lokali përballë garazhit. Gjithashtu, Riku më ka thënë se ndjekjen e pronarit të shkollës e ka bërë edhe …………. që ka lokalin në …….., duke informuar Henrikun për lëvizjet e tij pasi banesa e tij ishte afër me lokalin e ………… Riku ka ardhur në Kosovë me një makinë Ëolksvagen Passat ose Pheiton dhe në bisedë me të i thashë për objektin që duhej të vriste si dhe i dhashë një armë skorpions 7.65 mm të cilën e mbaja vetë. Mbaj mend që Riku ka ardhur edhe një herë tjetër dhe më ka takuar në Kosovë ku ishte së bashku me nipçen. Kur ka ardhur me nipçen Rikut i kam dhënë edhe një pistoletë.

Organizimin e vrasjes së këtij personi e ka bërë Riku. Gjatë kohës që unë isha në Kosovë, kam komunikuar me Rikun nëpërmjet telefonit, i cili më kërkoi një automjet për të realizuar atentatin ndaj pronarit të shkollës. Për këtë unë i kam shkruar …………………, të cilit i kërkova një automjet për punë (atentate) …Makina ishte Golf 4, ngjyrë blu e errët. Këtë makinë Riku e ka marrë dhe e ka sjellë në Tiranë dhe më ka thënë se është në një garazh por se di se ku. Në dijeninë time kjo makinë nuk është përdorur për punë nga Riku. Pagesën për këtë makinë ia ka bërë Riku personit i cili ka dalë me një Jep Cheroke blind. Riku më ka treguar se, kur ka shkuar të marrë makinën e kanë pritur dy persona, ku njëri prej tyre e ka nxjerrë makinë 30 metra larg nga blindi dhe më pas kanë qëndruar të dy në makinën e blidnuar duke pritur mbërritjen e Rikut, “nipçes”… Sipas Rikut njëri nga personat në blind ka qenë trup i mbushur dhe qeros. Ditën e ngjarjes Riku komunikoi me mua në Matrix dhe me tha “kusho lëre se u fëlliqëm”. Riku më tha se i ishte bllokuar arma.

Sipas Rikut në drejtim të objektivit ka qëlluar nipçja. Nuk e di se çfarë makine kanë përdorur për të vajtur apo për tu larguar nga ngjarja. Pas ngjarjes i shkrova kontaktit që më dha Suel Çela dhe i thashë me fal se dështuam. Ky personi me tha se e kishte marrë vesh dhe më tha të jenë mirë çunat. Fola dhe me Suelin për këtë por e trajtuam si me shaka, pasi ai ishte i kujdesshëm në bisedë. Për këtë porosi Henriku ka marrë 10.000 Euro kapar. Personi i cili ishte i interesuar dhe që ma kishte dhënë Sueli, më tha nxirr dikë te Tegu të marri kaparin prej 10.000 Euro. Më pas unë komunikova me Rikun të cilit i thashë të shkonte te parkingu i Tegut që të merrte 10.000 Euro. Henriku më ka thënë se ka shkuar me një makinë ML dhe kur ka qenë te parking e kam thënë të presi në makinë, më pas i ka shkaur te xhami një person që i ka dhënë porosinë prej 10.000 Euro. Edhe pse puna nuk u krye nuk e kemi kthyer shumën prej 10.000 Euro”.

Previous Post

Si po e çon lufta në Ukrainë botën drejt një katastrofe ushqimore

Next Post

FOTO/ “Po rikthehem tek ajo që isha”/ Ronela Hajati kthehet në Shqipëri pas “Eurovision”-it: Kam tre javë që qaj

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Shqipëri-Serbi, Associated Press: Rasti kur sporti nuk është thjesht një lojë

Shqipëri-Serbi, Associated Press: Rasti kur sporti nuk është thjesht një lojë

June 7, 2025
Shqipëri-Serbi është ndeshje e rrezikshmërisë të lartë, UEFA dërgon të plotfuqishëm në stadium një ish-shef policie

Shqipëri-Serbi është ndeshje e rrezikshmërisë të lartë, UEFA dërgon të plotfuqishëm në stadium një ish-shef policie

June 7, 2025
Akuzohen për menaxhimin e trafikut të drogës/ Në pranga katër persona, mes tyre një shqiptar! Sekuestrohen apartamente luksoze dhe llogari bankare

Akuzohen për menaxhimin e trafikut të drogës/ Në pranga katër persona, mes tyre një shqiptar! Sekuestrohen apartamente luksoze dhe llogari bankare

June 7, 2025
Surpriza te Kombëtarja! Sylvinho dërgon në tribunë katër kuqezinj për sfidën ndaj Serbisë

Surpriza te Kombëtarja! Sylvinho dërgon në tribunë katër kuqezinj për sfidën ndaj Serbisë

June 7, 2025
Shqipëri-Serbi, Associated Press: Rasti kur sporti nuk është thjesht një lojë
AKTUALITET

Shqipëri-Serbi, Associated Press: Rasti kur sporti nuk është thjesht një lojë

by Editor
June 7, 2025
0

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e planifikuar të luhet këtë të shtunë,  ka përfunduar në faqet e para të mediave...

Read moreDetails
Shqipëri-Serbi është ndeshje e rrezikshmërisë të lartë, UEFA dërgon të plotfuqishëm në stadium një ish-shef policie

Shqipëri-Serbi është ndeshje e rrezikshmërisë të lartë, UEFA dërgon të plotfuqishëm në stadium një ish-shef policie

June 7, 2025
Akuzohen për menaxhimin e trafikut të drogës/ Në pranga katër persona, mes tyre një shqiptar! Sekuestrohen apartamente luksoze dhe llogari bankare

Akuzohen për menaxhimin e trafikut të drogës/ Në pranga katër persona, mes tyre një shqiptar! Sekuestrohen apartamente luksoze dhe llogari bankare

June 7, 2025
Surpriza te Kombëtarja! Sylvinho dërgon në tribunë katër kuqezinj për sfidën ndaj Serbisë

Surpriza te Kombëtarja! Sylvinho dërgon në tribunë katër kuqezinj për sfidën ndaj Serbisë

June 7, 2025
Djegia e mbeturinave/ Berisha: Hapin sezonin turistik në Vlorë! Krim monstruoz ndaj qytetarëve

Djegia e mbeturinave/ Berisha: Hapin sezonin turistik në Vlorë! Krim monstruoz ndaj qytetarëve

June 7, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shqipëri-Serbi, Associated Press: Rasti kur sporti nuk është thjesht një lojë

Shqipëri-Serbi, Associated Press: Rasti kur sporti nuk është thjesht një lojë

June 7, 2025
Shqipëri-Serbi është ndeshje e rrezikshmërisë të lartë, UEFA dërgon të plotfuqishëm në stadium një ish-shef policie

Shqipëri-Serbi është ndeshje e rrezikshmërisë të lartë, UEFA dërgon të plotfuqishëm në stadium një ish-shef policie

June 7, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al