Saturday, June 7, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home JETË/STIL

Ana e errët e festave të të pasurve në botë/ Çfarë fshihet pas tyre?

Editor by Editor
April 27, 2022
in JETË/STIL, Vendi
0
Ana e errët e festave të të pasurve në botë/ Çfarë fshihet pas tyre?
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kërcimtaret e një klubi nate në Miami mbanin në duar disa shkopinj prej neoni, në të cilin shkruhej: “Dreqin, unë jam e famshme”. Një milioner ishte veshur me një bluzë të zezë dhe xhinse, duke tundur një shishe shampanjë Cristal. Një grup tjetër kishte porositur dy kosha plot me shishe shampanje.

Shikuesit brohorisnin dhe nxirrnin telefonat për të bërë fotografi. Një burrë që qëndronte pranë meje ishte kaq i painteresuar se çfarë po ndodhte, ndërsa më ofroi një gotë nga shishja e tij e shampanjës: një roze Cristal të  2004.
Sa kushton kjo?”-, e pyeta, duke i bërë me shenjë nga shishja. Më tha se kushtonte 1700 dollarë.
Të gjithë kemi parë skena të tilla në Instagram ose faqet e revistave. Gjatë dekadave të fundit, është krijuar një elitë e re, pjesërisht si rezultat i kaosit të sektorit financiar në Perëndim dhe pjesërisht për shkak të përhapjes së kapitalizmit global në mbarë botën.

Kjo elitë është më e shpërndarë gjeografikisht dhe është më e përhapur se aristokratët dhe kapitalistët e dikurshëm. Por sigurisht ka lindur edhe një industri për ta ushqyer atë.

Një grup i vogël oligarkësh, menaxherë të fondeve mbrojtëse të Nju Jorkut dhe investitorë të Silicon Valley tani kanë marrë në pronësi një rrjet klubesh nate që shtrihen në të gjithë globin. Qofshin ato në  Miami apo St Tropez, këto klube priren të kenë dekor të ngjashëm dhe të njëjtën klientelë. Pandemia e koronavirusit i ka ndërprerë përkohësisht festat por mund të jeni të sigurt se ky sektor i shoqërisë, i mbyllur në shtëpi luksi dhe i izoluar nga recesioni ekonomik, së shpejti do të lulëzojë sërish.

Unë u ktheva pas në vitet midis 2010 dhe 2014, duke u përpjekur të kuptoj se si funksionon kjo botë. Unë kam punuar si modele përpara se të bëhesha sociologe, arrita të hyja në zona të izoluara që përjashtojnë pa mëshirë çdo grua që nuk ka trupin përfekt. Fola me vajzat e reja që shoqëronin milionerët  dhe kuptova se, pavarësisht nëse e pranonin plotësisht apo jo, ato ishin në menaxhimin e dikujt.

Dre ishte një promotor për disa nga klubet më të mëdha në sektorin vip (si të tjerët në këtë histori ai më kërkoi të përdorja një pseudonim). Ai ishte një 38-vjeçar i pashëm dhe buzëqeshje verbuese, detyra e të cilit ishte të inkurajonte milionerët që  të rezervonin tavolina në klubet ku ai punonte.

Ai e arriti këtë pjesërisht përmes karizmës së tij. Por talenti kryesor i Dre ishte aftësia e tij për të sjellë modele, të paktën pesë në natë. Duke kaluar shumë kohë me Dre në Nju Jork, mësova ekonominë bazë të sistemit. Në një farë mënyre, puna e Dre-së i ngjante punës së një tutori. Disa nga klientët e pasur të klubeve të natës mund të kenë bërë seks me femrat e bukura. Por në thelb kjo nuk ishte arsyeja pse ato ishin atje.

Dre kishte për detyrë të krijonte një atmosferë të bukur në vende të tilla. Klubet zakonisht i jepnin “tutorit” gjithashtu një ulje të faturës rreth 10-20%. Nuk ishin shumë para por marrëdhënia midis tyre dhe modeleve përfshinte ulje të tarifave, vakte falas dhe dhurata, që arrinin në qindra dollarë në ditë.

Gjatë një viti, Dre fitoi 200,000 dollarë.

Ai ishte gjithmonë në kërkim të njerëzve të pasur, të cilët mund të shpenzonin edhe një milion dollarë brenda një nate. Një tjetër promotor më shpjegoi efektin e këtyre femrave. “Modelja është modele.”

Për të arritur këtë efekt, femrat duhej të ishin modele ose të ishin të bukura dhe elegante. Ndryshe nga pronaret dhe promotorët e klubeve, të rejat nuk merrnin para për punën e tyre. Ata madje i cilësonin këto vajza që kërkonin të fitonin para  nga një “punë e tillë”, si të përdala.

Por ato vajza merrnin vakte falas (megjithëse vetëm kur klientët dhe promotorët kishin dëshirë të hanin), shampanjë falas dhe hyrje falas në klubet më interesante me dj-të më të mirë. Modelimi paguhet mirë, por jo për pjesën më të madhe të atyre në pasarelë. Shumë prej tyre vinin nga vendet më të varfra si Republika Çeke dhe Brazili, dhe nuk kishin fonde për të paguar vetë një mënyrë jetese elitare.

Një nga përfitimet më të mëdha ishte udhëtimi në Miami. Çdo verë, frekuentuesit e pasur të Nju Jorkut zhvendosen në brigjet e Floridës. Promotorët në përgjithësi paguajnë për udhëtimin dhe akomodimin e modeleve.

Gjatë verës shkova në Miami dhe takova Katian një modele ukrainase 20-vjeçare.  Gjatë orëve që ishim së bashku, telefoni i saj gumëzhinte vazhdimisht nga mesazhet  e promotorëve dhe pronarëve të  klubeve (një kalimtar mashkull gjithashtu na ndërpreu për të komplimentuar Katian).

Katia dilte pothuajse çdo natë në eventet e organizuara, të cilën ajo e shpjegoi me fjalë të thjeshta: “Dua të argëtohem. Nuk më interesojnë njerëzit e tjerë, si kush është klienti apo çfarëdo tjetër.”

Ajo nuk ndihej nën presion për të bërë seks me askënd, nëse dikush i dukej tërheqës. Asaj madje pëlqente veçanërisht të lidhej me meshkujt që ishin modelë. Ajo mbante një kartë krediti në pjesën e pasme të telefonit të saj për raste urgjente, por ajo nuk kishte shumë para, kështu që kishte nevojën e “tutorëve” .

Shumica e vajzave me të cilat fola dukej se mendonin se kjo punë  do të vazhdonte për një kohë të gjatë nmegjithëse se për sa kohë ishte e vështirë të përcaktohej. Një përfitim ishte përfitimi kulturor. Vajzat e reja që nuk kishin lindur të pasura vlerësuan faktin se, duke shkuar në zona vip, ato ishin në gjendje të njihnin të pasurit, markat, ushqimet dhe verërat e nivelit të lartë.

Një vajzë më tha se filloi të mbante pirunin me dorën e majtë pasi kishte darkuar me europianët. Asaj i pëlqenin edhe bisedat me njerëzit që takonte në klubet e nivelit të lartë.   Vajzat gjithashtu mendonin se lidhjet shoqërore – lidhjet me burra të suksesshëm do të rezultonin të vlefshme. Penny, një modele dhe aktore nga Londra tha: “Po, kam takuar regjisorë filmash dhe personalitete të ngjashme. Dhe nëse i njihni dhe mbani kontakte me ta, do të mund të bëni diçka në jetë.”

Prindërit e Dre ishin nga Afrika Sub-Sahariane dhe ai ishte rritur në Francë përpara se të shkonte në Miami në fillim të të 20-ave. Ai ka jetuar nga një botë krejtësisht ndryshe nga bota e të pasurve dhe ishte i vetëdijshëm se aksesi në vende të tilla varej nga aftësia e tij në menaxhimin e marrëdhënieve. Ai ka pasur kontakte me aktorë dhe muzikantë të famshëm dhe e dinte se cilat prej modeleve për të cilat fliste i pëlqenin.

Ai e dinte gjithashtu se çfarë lloj femrash pëlqenin milionerët.  Gjatë ditës, ata mund të darkojnë me modelet ose t’i çojnë ato në vende luksoze. Disa gra i përshkruan lidhjet e tyre me ata si “familje”.

Realiteti është se promotorët menaxhojnë punën e vajzave të reja. Ata i rekrutojnë, i kontrollojnë dhe i disiplinojnë si një menaxher që mbikëqyr fuqinë e tyre punëtore. Ironikisht, pozicioni i promotorëve në ekosistemin vip ishte më i afërt me atë të vajzave të reja që ata menaxhonin se kushdo tjetër, edhe pse pak dukej se e kuptonin atë.

Ashtu si vajzat, shumica e promotorëve ëndërronin të bashkoheshin me klubin e super të pasurve por në fund u përjashtuan për shkak të statusit dhe parave. Ata vetëm mund të pretendonin se i përkisnin në fakt asaj elite.

Dre ishte i bindur se lidhjet e tij me elitën do t’i siguronin një marrëveshje të madhe biznesi. Çdo natë që dilte me ta, apo çdo drekë, sillte një nga këto projektet e tij pothuajse të përfunduara: kompaninë e limuzinave, prodhimin e filmave, shfaqjen televizive dhe, natyrisht, karrierën e tij muzikore.

Ai madje pretendoi se po mblidhte para për një firmë teknologjike për shkak të aksesit të tij ndaj shumë miliarderëve dhe investitorëve. Ndërsa për projektin tjetër ishte në diskutime për një marrëveshje të telekomunikacionit serb.

Por këto nuk u realizuan kurrë. Klientët ishin të lumtur ta thërrisnin kur kishin interes por kjo nuk do të thotë se ata e konsideronin atë si një partner të mundshëm biznesi./ The Economist

Previous Post

Çifti shqiptar gjendet i vdekur në banesën e tyrë në Francë, ngjarja e rëndë në sytë e 4 fëmijëve të tyre

Next Post

Aksidenti i frikshëm në Vaun e Dejës, fuoristrada përplaset me anësoret e rrugës

Next Post
Aksidenti i frikshëm në Vaun e Dejës, fuoristrada përplaset me anësoret e rrugës

Aksidenti i frikshëm në Vaun e Dejës, fuoristrada përplaset me anësoret e rrugës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
VIDEO/ Me këngën e Adem Jasharit në sfond, shikoni si pritet kombëtarja serbe në fushë

VIDEO/ Me këngën e Adem Jasharit në sfond, shikoni si pritet kombëtarja serbe në fushë

June 7, 2025
FOTOLAJM/ Ndeshja Shqipëri-Serbi, tifozët kuqezinjë: Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri

FOTOLAJM/ Ndeshja Shqipëri-Serbi, tifozët kuqezinjë: Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri

June 7, 2025
VIDEO/ Nuk ndalen tifozët shqiptarë, shikoni si shkrumbojnë flamurin serb

VIDEO/ Nuk ndalen tifozët shqiptarë, shikoni si shkrumbojnë flamurin serb

June 7, 2025
Shqipëria hyn me të gjitha forcat ndaj Serbisë – formacionet zyrtare

Shqipëria hyn me të gjitha forcat ndaj Serbisë – formacionet zyrtare

June 7, 2025
VIDEO/ Me këngën e Adem Jasharit në sfond, shikoni si pritet kombëtarja serbe në fushë
AKTUALITET

VIDEO/ Me këngën e Adem Jasharit në sfond, shikoni si pritet kombëtarja serbe në fushë

by Editor
June 7, 2025
0

TIRANË- Kombëtarja serbe ka hyrë në fushë në këto momente për të bërë nxehmjen e fundit, pak minuta para se të...

Read moreDetails
FOTOLAJM/ Ndeshja Shqipëri-Serbi, tifozët kuqezinjë: Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri

FOTOLAJM/ Ndeshja Shqipëri-Serbi, tifozët kuqezinjë: Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri

June 7, 2025
VIDEO/ Nuk ndalen tifozët shqiptarë, shikoni si shkrumbojnë flamurin serb

VIDEO/ Nuk ndalen tifozët shqiptarë, shikoni si shkrumbojnë flamurin serb

June 7, 2025
Shqipëria hyn me të gjitha forcat ndaj Serbisë – formacionet zyrtare

Shqipëria hyn me të gjitha forcat ndaj Serbisë – formacionet zyrtare

June 7, 2025
VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në “Arenën Kombëtare”, tifozët kuqezinjë këndojnë këngën Mora Fjalë

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në “Arenën Kombëtare”, tifozët kuqezinjë këndojnë këngën Mora Fjalë

June 7, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

VIDEO/ Me këngën e Adem Jasharit në sfond, shikoni si pritet kombëtarja serbe në fushë

VIDEO/ Me këngën e Adem Jasharit në sfond, shikoni si pritet kombëtarja serbe në fushë

June 7, 2025
FOTOLAJM/ Ndeshja Shqipëri-Serbi, tifozët kuqezinjë: Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri

FOTOLAJM/ Ndeshja Shqipëri-Serbi, tifozët kuqezinjë: Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri

June 7, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al