Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Makthi i Putinit po bëhet realitet/ Mijëra rusë braktisin vendin, ja pse

Editor by Editor
April 19, 2022
in BOTË, KRYESORE
0
Makthi i Putinit po bëhet realitet/ Mijëra rusë braktisin vendin, ja pse
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërkohë që pretendon se ekonomia vendase është e balancuar p[avarësisht sanksioneve të marra nga perëndimi, presidenti rus Vladimir Putin është duke u përballur me një skenar makthi.

Express.co.uk, ka raportuar se mijëra qytetarë janë larguar nga vendi, ndërsa Rusia është gati të bjerë në prag të kolapsit ekonomik.
Dhjetëra mijëra rusë janë larguar nga vendi nga frika e arrestimit, shërbimit ushtarak të detyruar apo problemeve ekonomike, ku shumë prej tyre janë zhvendosur në Turqi, Armeni apo Gjeorgji. Armenia raportohet se deri tani ka mirëpritur 100.000 rusë.
Çështja është aq e rëndësishme sa që tani janë ngritur iniciativa për të mbështetur shtetasit rusë që ikën nga vendi.

Si në Stamboll ashtu edhe në kryeqytetin armen të Jerevanit, organizatat mbështesin rusët që janë larguar nga vendi.

Eva Rapoport, një vullnetare në një nga këto organizata me qendër në Stamboll tha se qëllimi i saj është të sigurojë strehim për njerëzit që iu desh të iknin me nxitim nga frika se mos arrestoheshin.

“Ne përpiqemi të ofrojmë çdo lloj ndihme në mënyrë që ata të mund të qëndrojnë falas për të paktën disa kohë dhe të zbulojnë se çfarë ndodh më pas për ta. Organizata ndihmon të sapoardhurit të marrin me qira apartamente”, tha ajo.

Ndërsa qeveria turke nuk ka publikuar shifra se sa rusë kanë hyrë në vend që nga fillimi i luftës, vetëm në Stamboll, organizata “Arka” njofton se ka organizuar strehim për më shumë se 200 persona.

Sipas zonjës Rapoport, shumica e atyre që ikën nga Rusia janë të arsimuar mirë, me disa prej tyre që janë larguar për shkak të perspektivës së dobët ekonomike përballë sanksioneve të ashpra të vendosura nga Perëndimi.

Ajo tha gjithashtu se të rinjtë po largohen nga frika se mos thirren për shërbimin ushtarak.

Previous Post

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, vetëm 15 qytetarë të infektuar brenda 24 orëve

Next Post

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, bie në pranga 34 vjeçari në Himarë

Next Post
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, bie në pranga 34 vjeçari në Himarë

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, bie në pranga 34 vjeçari në Himarë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al