Saturday, June 7, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Mendim i Lire

ANALIZA/ “Me një distancë prej 10 kilometrash”, a mund ta fitojnë dronët ‘kamikazë’ amerikanë luftën në Ukrainë?

Editor by Editor
April 6, 2022
in Mendim i Lire
0
ANALIZA/ “Me një distancë prej 10 kilometrash”, a mund ta fitojnë dronët ‘kamikazë’ amerikanë luftën në Ukrainë?
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Sam Cranny-Evans, SPECTATOR

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë një armë të re në Ukrainë në luftën kundër Rusisë: dronin Switchblade. Të paktën 100 sisteme për hedhjen e tyre po dërgohen nga SHBA si pjesë e një pakete ndihme ushtarake prej 800 milionë dollarësh. Droni Switchblade, që lëshohet nga një tub dhe është pak a shumë sa një bukë bagetë, është i pajisur me një kokë lufte shpërthyese. Një operator e fluturon dronin në një zonë interesi përpara se të zbulojë, identifikojë dhe sulmojë një objektiv me efekt vdekjeprurës. A mund ta ndihmojë kjo Ukrainën që të fitojë luftën?

I projektuar dhe i prodhuar në Kaliforni nga kompania AeroVironment, ka variante të shumta të dronit Switchblade. Fillimisht duket se ka të ngjarë që Switchblade 300, një variant më i vogël i dronit, të dërgohet në Ukrainë. Me një distancë prej 10 kilometrash dhe një kohë maksimale fluturimi prej 15 minutash, droni do t’u mundësojë forcave ukrainase të synojnë trupat ruse me saktësi nga një distancë e sigurt. Switchblade mund të lidhet me dronë të tjerë falë inteligjencës artificiale për të mbështetur zbulimin dhe identifikimin e objektivave të mundshëm. Eksplozivi i tij është afërsisht sa një granatë 40 mm. Dhe ndërsa nuk i mposht mjetet e blinduara, koka e tij është e mjaftueshme për të sulmuar këmbësorinë dhe automjetet e pambrojtura.

Vëllai i madh i Switchblade 300, Switchblade 600, do të përfshihet gjithashtu në ofertën e SHBA për Ukrainën. Me një distancë prej 90 kilometra dhe një kohë fluturimi prej 40 minutash, versioni 600 vjen i pajisur me një ngarkesë shumë më të madhe: ai ka një kokë shpërthyese të ngjashme me atë të raketave anti-tank Javelin. Kjo ngarkesë përdor atë që njihet si efekti Munroe për të shkatërruar tanket. E thënë thjesht, funksionon duke përdorur një eksploziv që është formësuar rreth një shtrese metalike të zbrazët. Astari metalik vjen në shumë forma dhe është i përbërë nga shumë metale, përfshi bakër, alumin dhe madje diçka të quajtur molibden. Kur koka godet objektivin, eksplozivi rreth metalit shpërthen. Forca ndryshon karakteristikat e metalit duke e bërë atë të veprojë si një lëng, edhe pse në fakt mbetet i ngurtë. Në këtë proces, metali fillon të zgjerohet larg nga shpërthimi në një shufër të gjatë të hollë. Maja e shufrës mund të lëvizë me një shpejtësi deri në 10 mijë metra në sekondë. Kjo krijon një sasi të madhe të energjisë kinetike që lejon shufrën të depërtojë në automjetet e blinduara, duke dëmtuar ose vrarë ekuipazhin dhe pajisjet brenda armaturës së automjetit.

Përsa i përket asaj që ndodh tani, rezultati i këtij konflikti- si çdo tjetër- mbetet i varur nga situata e përgjithshme e një force të armatosur, në krahasim me karakteristikat specifike të çdo arme (me përjashtimin e mundshëm të armëve bërthamore). Pajisje të tilla si Switchblade sigurisht që luajnë një rol, por mënyra se si forcat e armatosura të një vendi organizohen, stërviten dhe drejtohen është gjithashtu vendimtare, nëse jo më shumë.

Për më tepër është e rëndësishme të mos injorohet roli që luan ai që njihet si koncepti i operacioneve CONOPS. Një CONOPS është një deklaratë e lëshuar nga komandanti për qëllimet, ku shpjegohet qartë se çfarë do të arrijë forca dhe si do ta bëjë këtë me burimet që ka në dispozicion. Nëse komandanti nuk ka qenë në gjendje të vlerësojë siç duhet një situatë, është e mundur që CONOPS të mos jetë i përshtatshëm për të përballuar rezistencën- dhe forcat në fjalë duhet të punojnë shumë për të qenë të suksesshëm ose mund të dështojnë krejtësisht. Në Ukrainë, kjo duket se është ajo që ka ndodhur me Rusinë.

Ekziston gjithashtu një komponent moral në çdo operacion ushtarak: vullneti i forcës për të kryer misionin e saj dhe vullneti i kundërshtarit për të rezistuar. Nëse njëra anë është më e dobët, mund të ndikojë në gjithçka tjetër.

Çfarë lidhje ka kjo me dronët Switchblade? E thënë thjesht, këta dronë janë mjete që do i shtohen pamjes më të gjerë të fushëbetjes së Ukrainës. Duke supozuar se ato mund të integrohen pa ndikuar negativisht në ndonjë nga faktorët e tjerë në lojë, Switchblade 300- dhe vëllai i tij më i madh e më vdekjeprurës- do të ofrojnë alternativa shtesë për të sulmuar me saktësi automjetet dhe personelin e pambrojtur.

Megjithatë, realiteti është se Ukraina ka tashmë opsione të shumta për ta bërë këtë. Dronët Switchblades mund të jenë të dobishme për ekipet e vogla dhe të shpërndara që po përpiqen të veprojnë prapa vijës së avancimit të Rusisë. Por në fund të fundit, ato nuk kanë gjasa që të vendosin për fatin e luftës.

Rezultati i luftës do të mbështetet në shumë ngjarje dhe ndërveprime të vogla që vijnë së bashku gjatë rrjedhës së luftës. Një armë e vetme nuk do e ndryshojë ekuilibrin. Dërgimi i armëve moderne si Switchblade tërheq shumë interes, por realiteti është se përpjekjet ndërkombëtare për të stërvitur forcat e armatosura të Ukrainës në vitet para pushtimit kanë pasur një ndikim shumë më të madh se shumë prej dërgesave të armëve, duke përfshirë edhe këtë shfaqje të fundit të mbështetjes nga SHBA.

Previous Post

U përplas me makinë në portën e ambasadës ruse, zbardhen ‘detaje shokuese’ mbi shoferin: I vuri flakën vetes…

Next Post

Ukraina ka fituar “bindshëm”/ Ja ‘arma sekrete’ me të cilën Zelensky po mposht Putinin

Next Post
Ukraina ka fituar “bindshëm”/ Ja ‘arma sekrete’ me të cilën Zelensky po mposht Putinin

Ukraina ka fituar “bindshëm”/ Ja ‘arma sekrete’ me të cilën Zelensky po mposht Putinin

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Mbyllet pa gola pjesa e parë: Shqipëria dominuese mbi Serbinë/ Manaj thyen zemrat e miliona shqiptarëve

Mbyllet pa gola pjesa e parë: Shqipëria dominuese mbi Serbinë/ Manaj thyen zemrat e miliona shqiptarëve

June 7, 2025
FOTOLAJM/ I zhveshur nga kostumi zyrtar, Altin Dumani i shoqëruar nga  një bionde shikon kombëtarën në stadium

FOTOLAJM/ I zhveshur nga kostumi zyrtar, Altin Dumani i shoqëruar nga një bionde shikon kombëtarën në stadium

June 7, 2025
Tensione në stadium, thirrje tifozëve: Mos hidhni sende në fushë

Tensione në stadium, thirrje tifozëve: Mos hidhni sende në fushë

June 7, 2025
LIVE SHQIPËRI-SERBI/ “Ndizen” kuqezinjtë, Mitaj tenton supergolin nga distanca

LIVE SHQIPËRI-SERBI/ “Ndizen” kuqezinjtë, Mitaj tenton supergolin nga distanca

June 7, 2025
Mbyllet pa gola pjesa e parë: Shqipëria dominuese mbi Serbinë/ Manaj thyen zemrat e miliona shqiptarëve
AKTUALITET

Mbyllet pa gola pjesa e parë: Shqipëria dominuese mbi Serbinë/ Manaj thyen zemrat e miliona shqiptarëve

by Editor
June 7, 2025
0

Kanë përfunduar pa gola 45 minutat e parë të përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, që zhvillohet në kuadër të kualifikimeve...

Read moreDetails
FOTOLAJM/ I zhveshur nga kostumi zyrtar, Altin Dumani i shoqëruar nga  një bionde shikon kombëtarën në stadium

FOTOLAJM/ I zhveshur nga kostumi zyrtar, Altin Dumani i shoqëruar nga një bionde shikon kombëtarën në stadium

June 7, 2025
Tensione në stadium, thirrje tifozëve: Mos hidhni sende në fushë

Tensione në stadium, thirrje tifozëve: Mos hidhni sende në fushë

June 7, 2025
LIVE SHQIPËRI-SERBI/ “Ndizen” kuqezinjtë, Mitaj tenton supergolin nga distanca

LIVE SHQIPËRI-SERBI/ “Ndizen” kuqezinjtë, Mitaj tenton supergolin nga distanca

June 7, 2025
VIDEO/ Me këngën e Adem Jasharit në sfond, shikoni si pritet kombëtarja serbe në fushë

VIDEO/ Me këngën e Adem Jasharit në sfond, shikoni si pritet kombëtarja serbe në fushë

June 7, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Mbyllet pa gola pjesa e parë: Shqipëria dominuese mbi Serbinë/ Manaj thyen zemrat e miliona shqiptarëve

Mbyllet pa gola pjesa e parë: Shqipëria dominuese mbi Serbinë/ Manaj thyen zemrat e miliona shqiptarëve

June 7, 2025
FOTOLAJM/ I zhveshur nga kostumi zyrtar, Altin Dumani i shoqëruar nga  një bionde shikon kombëtarën në stadium

FOTOLAJM/ I zhveshur nga kostumi zyrtar, Altin Dumani i shoqëruar nga një bionde shikon kombëtarën në stadium

June 7, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al