Disa muaj më parë, në datën 20 korrik 2021, Fiks Fare transmetoi problematikën e Vasil Fetah.
Në këtë Spital Ushtarak kë bërë ndërhyrje kirurgjikale në kalivje dhe ka vendosur hekura. Edhe pas disa muajsh, Vasili ka sërish probleme. Thotë se Prokuroria e Sarandës nuk e ka informuar se çfarë është bërë me këtë çështje, nëse ka pasur apo jo persona nën hetim. Madje, kjo akuzë nuk e ka çuar te mjekoligjori. Pas transmetimit të atëhershëm në Fiks Fare, akuza e ka marrë në telefon Vasilin.
Ai iu drejtua sërish Fiksit dhe ankohet për veprime të dyshimta të Prokurorisë së Sarandës dhe të IML-së në rastin e tij. Thotë se pas transmetimit të rastit në Fiks Fare, e kanë marrë në telefon nga Prokuroria e Sarandës. Por vetëm kaq, pasi nuk e kanë lajmëruar për asgjë. Para disa ditësh i ka ardhur një dokument nga kjo akuzë, i cili është një kërkesë e Prokurorisë së Sarandës që i është dërguar gjykatës për të pushuar hetimet.
Që në krye të dokumentit ka gabime, pasi data shkruhet 18 mars 2021! Ngjarja ka ndodhur në muajin prill 2021. Por, gabimet trashanike kanë vijuar. Prokurorja Alba Dhima shkruan se procedimi penal është 238 i datës 5 maj 2022. Pra një datë që s’ka ardhur akoma! Ky gabim është në fillim dhe në fund të dokumentit.
Por, në brendësi shkruhet se organi i prokurorisë ka vendosur riekspertimin me një grup ekspertësh mjekoligjorë. Është bërë një ekspertim me nr 81 në datën 17 janar 2021 te IML-ja, por bazuar në të dhënat e kartelës 24 orëshe të Spitalit ‘Petro Nako’ Sarandë, teksa këto akte e kanë nxjerrë dëmtime mbi 9 ditë, plagosje e lehtë.
Por, Vasili thotë se sërish ekspertiza mjekoligjore është bërë me të dhënat e Spitalit të Sarandës dhe jo të Spitalit Ushtaral. Madje, ai nuk është thirrur asnjëherë nga IML-ja apo nga Spitali i Sarandës për riekspertimin.
Gazetarët e Fiksit iu drejtuan IML-së në Tiranë. Një drejtues i IML-së i cili pasi njihet me rastin thotë se raporti i ri është bërë me kartelën e Spitalit të Sarandës. Ai thotë se nuk e kanë gjetur të dëmtuarin, teksa shton se kanë lajmëruar edhe Prokurorinë e Sarandës.
Tentativa për të fshehur ngjarjen e ka dëmtuar edhe nga ana ekonomike Vasilin. Sigurimet shoqërore nuk ia kanë njohur këto dëmtime “në punë”, teksa e kanë nxjerrë me kemp në masën 70 %. Vasili thotë se ka shkuar disa herë te Sigurimet Shoqërore, por vetëm sa është sorollatur. Ai nuk pohon se nuk është i fuqishëm të punojë dhe nuk ka të ardhura për të mbajtur familjen e tij prej 3 vetash.
Vasilit paraqitet te Sigurimet Shoqërore, ku i thonë se e dinë problemin, dhe është hera disatë që ai shkon aty. Për çështjen e tij ka dijeni edhe Drejtoria Qendrore, dhe pikërisht në këtë drejtori e drejtojnë për të pyetur. I thonë se e kanë raportuar atje këtë problematikë dhe deri tani s’ka vendimmarrje…/ TCH