Sunday, May 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home BOTË

“Rusët po kryejnë gjenocid”/ Zelensky jep alarmin: Putini kërkon të shfarosë të gjitha kombësitë në Ukrainë

Editor by Editor
April 3, 2022
in BOTË, Vendi
0
“Rusët po kryejnë gjenocid”/ Zelensky jep alarmin: Putini kërkon të shfarosë të gjitha kombësitë në Ukrainë
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, akuzoi Rusinë për kryerjen e gjenocidit dhe përpjekjen për të eliminuar të gjitha kombet e Ukrainës, një ditë pas zbulimit të varreve masive dhe ekzekutimit të civilëve pranë Kievit.

“Ky është gjenocid. Eliminimi i të gjithë kombit dhe popullit”, tha Zelensky për CBS.
“Ne jemi qytetarë të Ukrainës. Në Ukrainë kemi më shumë se 100 kombësi. Bëhet fjalë për shkatërrimin dhe shfarosjen e të gjitha këtyre kombësive”, tha Zelensky.

Tre ditë pas fillimit të pushtimit më 24 shkurt, Ukraina paraqiti një ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë duke akuzuar Rusinë për “planifikim të akteve të gjenocidit”.

Zelensky ka folur një ditë pasi e gjithë bota pa pamjet e transmetuara të trupave civilë të shtrirë në rrugët e qytetit Buça në afërsi të Kievit, si dhe të raportimit se 280 trupa ishin varrosur në një varr masiv atje.

“Ne jemi qytetarë të Ukrainës dhe nuk duam t’i nënshtrohemi politikës së Federatës Ruse. Kjo është arsyeja pse po shkatërrohemi dhe shfarosemi”, tha Zelensky.

“Dhe kjo po ndodh në Evropën e shekullit 21. Pra, kjo është tortura e të gjithë kombit”, shtoi ai.

Zelensky bëri thirrje gjithashtu për një tërheqje të plotë të forcave ruse nga Ukraina “të paktën në kufijtë e tyre që ekzistonin para 24 shkurtit, kur Rusia sulmoi Ukrainën”.

“Nuk mund të ketë asnjë takim derisa bombardimet po vazhdojnë. Pra, së pari armëpushim, pastaj mund të kemi një takim me presidentin rus”, tha Zelensky.

Miliona njerëz kanë ikur nga Ukraina, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës./REL

Previous Post

Civilët e vrarë rrugëve, bota dënon krimet e rusëve në Bucha

Next Post

Armiku dhe tradhëtari i demokratëve shkon në Shkodër, takon grupin e tij të humbësve

Next Post
Armiku dhe tradhëtari i demokratëve shkon në Shkodër, takon grupin e tij të humbësve

Armiku dhe tradhëtari i demokratëve shkon në Shkodër, takon grupin e tij të humbësve

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al