Saturday, June 7, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Rajoni

Shenja në murin e shkollës në Gjakovë, plas debati për shaminë

Editor by Editor
April 1, 2022
in Rajoni, Vendi
0
Shenja në murin e shkollës në Gjakovë, plas debati për shaminë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një shenjë në derën e një shkolle në Gjakovë, që tregon për veprimet e ndaluara brenda objektit, ka nxitur reagime të shumta. Për shkak të simbolit të shamisë aty, deputetja Duda Balje ishte e para nga figurat publike që u fut në vallën e reagimeve, duke iu drejtuar personalisht drejtoreshës Florentina Gjergjaj.

Kjo e fundit pastaj mori edhe kërcënime, nëpërmjet rrjeteve sociale. Gjergjaj iu përgjigj Baljes duke e akuzuar për sulme e nxitje të urrejtës, ndërsa paralajmëroi se do t’u drejtohet edhe organeve të sigurisë. Për këtë zhvillim, ka reaguar edhe BIK, duke i kërkuar Ministrisë shfuqizimin e Nenit të Udhëzimit Administrativ, që e parasheh këtë ndalesë.

Debati i pashtershëm për shaminë në shkolla, është rikthyer. Arsye për këtë ka qenë vendosja e një shenje që ndalon bartjen e shamive në Shkollën e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha”, në Gjakovë.

Në një fotografi të publikuar në rrjete sociale, afër kësaj shenje, ndodhen edhe simbolet që ndalojnë armët, cigaret dhe grimosjen e nxënësve dhe veshjen ekstravagante.

Pas shpërndarjes së kësaj fotoje, kanë shpërthyer reagimet në rrjete sociale. Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje,  mbrëmë i është drejtuar drejtoreshës, duke e pyetur publikisht se në cilat ligje të vendit e ka bazuar vendosjen e simboleve ndaluese.

“Drejtoresha e Shkollës së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë znj. Florentina Gjergjaj, nuk e di se, në bazë të cilës Kushtetutë apo ligji keni vendosur simbolet ndaluese?!!! Me një pjesë të simboleve jam dhe unë dakord. Mirëpo, me simbolin e një vajze me shami, krahasimi i simboleve në këtë mënyrë është skandaloz dhe gjithashtu ofendim për secilin qytetarë dhe Republikën tonë, papërjashtuar edhe besimet fetar”, ka thënë Balje.

Ajo kërkoi sqarim edhe nga kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, për këtë veprim të shkollës.

“Unë nuk mund të jam indiferent dhe gjithashtu kërkojë një sqarim edhe nga Kryetari i Komunës së Gjakovës z. A. Gjini. Krahasimi i një arme që vret, me atë të një vajze me shami, për mua është vrasje e të drejtës së besimit të sajë!”, ka shkruar Balje.

Reagimit të saj, i është përgjigjur drejtoresha e shkollës Florentina Gjergjaj, e cila mbrëmë edhe është kërcënuar nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ajo e ka quajtur linç reagimin e Baljes duke paralajmëruar se do t’u drejtohet organeve të sigurisë dhe duke e akuzuar deputeten e komunitetit boshnjak se po bënë vetëm për vota.

“Iu ftoj që të mos humbeni kohë duke nxitur urrejtje e përçarje ndaj meje, por kryeni punën tuaj si Deputete e Kuvendit të Kosovës dhe nëse e konsideroni problematike këtë çështje ndërrojeni udhëzimin administrativ. Të cilin unë natyrisht se do ta respektoj dhe përmbush në përpikëri, sikur çdo ligj dhe udhëzim administrativ tjetër që e respektoj maksimalisht gjatë punës sime” ka shkruar Gjergjaj.

“Sidoqoftë, për fushatën e kërcënimeve që ju nxitet sonte ndaj meje, natyrisht se nesër do t’i drejtohem autoriteteve të sigurisë. Pasi unë besoj fuqishëm në lirinë, demokracinë dhe sigurinë Kushtetuese që ma ofron vendi dhe shoqëria ime – Kosova – për t’i përmbushur të gjitha detyrimet e mija ligjore, si qytetare dhe zyrtare publike e këtij vendi” ka shtuar ajo.

Derisa debati për shaminë ka “vërshuar”, por Gjergjaj në një komunikim me mësimdhënësit e shkollës, së pari kishte kërkuar që nxënësit me veshje ekstravagante dhe grim të terpruar të mos i lejojnë të hyjnë në shkollë.

“Bazuar në UA 06/2014 MASHT, Rregulloren Komunale për Institucionet Edukative Arsimore neni 37 pika 1.8, po ashtu në Rregulloren e Brendshme të Shkollës, duke marrë parasysh shumë raste që po hasi edhe personalisht që nxënësit brenda shkollës shihen me veshje ekstravagante dhe me grim të tepruar, kërkoj nga: Kujdestarët e klasave që të përcjellin mesazhin te nxënësit dhe te prindërit që do të veprojmë në bazë të legjislacionit në fuqi dhe nxënësit me veshje të tillë dhe me grim nuk lejohen të hyjnë në shkollë (ashtu siq ka ndodhur edhe në të kaluarën). Kujdestarët e ditës që njëri prej jush të jetë në hyrje dhe në bashkëpunim me rojen të mos lejoj nxënësit që kanë veshje të tillë ose grim të hyjnë në shkollë”, thuhet në një email që Gjergjaj ua kishte dërguar mësimdhënësve të shkollës, të cilën e ka siguruar Express.

Gazeta Express sot ka provuar të marrë përgjigje nga Kryetari i Komunës dhe Drejtoresha për Arsim, por të njëjtit s’kanë qenë të qasshëm. Me reagim s’ka dalë ende as Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Çka thotë Udhëzimi Administrativ?

Më Udhëzimin administrativ të MASHT’it përcaktohen të drejtat, obligimet, veprimet e ndaluara, vijueshmëria në mësim dhe masat e procedurat disiplinore dhe zbatimi i tyre ndaj nxënësve të cilët i shkelin rregullat e etikës.

Në Nenin 3 të këtij udhëzimi, renditen veprimat e ndaluara për nxënësit. Në pikën 1.13 të këtij Neni, si veprim i ndaluar është edhe “bartja e uniformës fetare”.

Përveç bartjes së uniformës fetare, veprime të ndaluara konsiderohen edhe: mungesa e paarsyeshme, mbajtja e armëve të ftohta dhe të zjarrta si dhe mjetet e tjera që rrezikojnë jetën e nxënësve dhe personelit, veprimet e dhunshme, bartja dhe konsumimi i drogës, duhanit  alkoolit, hyrja me vonesë në orë mësimi, prishja e rendit dhe qetësisë, lëshimi i orës pa leje, përdorimi i celularit, bartja dhe përdorimi i ditarit të klasës, falsifikimi i dokumentacionit, kopjimi, dëmtimi i inventarit dhe veshjet ekstravagante dhe grimi i tepruar.

Për këtë të fundit, Drejtoresha Gjergjaj e kishte bërë një kërkesë gjatë kësaj jave për mësimdhënësit.

BIK kërkon anulim të Nenit të Udhëzimit Administrativ

Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar ashpër për shenjën për ndalimin e shamisë të vendosur në Shkollën e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha”, në Gjakovë, raporton Express

Sipas BIK, ky veprim “e trajton mbulesën e femrës sipas parimeve islame si një veprim ordiner”

Nga ky institucion fetar kanë kërkuar anulimin e Nenit të Udhëzimit Administrativ, që e parasheh këtë ndalesë.

“Një trajtim i tillë i parimeve fetare është mendësi e së kaluarës moniste. Mësimet e parimet fetare nuk dëmtojnë e nuk rrezikojnë shoqërinë, përkundrazi edukojnë, mësojnë e fisnikërojnë. Ky është qëllimi i besimit, e në këtë kontekst duhet parë edhe mbulesën e femrës myslimane.

Për të mos na u përsëritur situata të tilla, kërkojmë edhe njëherë nga Ministria e Arsimit Shkencës e Teknologjisë, që ta anulojnë nenin 3 paragrafi 1 pika 1.13 të Udhëzimin Administrativ të MASHT-it 06/2014, të cilin e konsiderojmë si burim të këtyre akteve e veprimeve që krijojnë situata të tilla”, thuhet në reagim./ Express

Previous Post

“77% e të rinjve shqiptarë duan të ikin, shkak rrogat e ulëta”/ Meta: Të ndalim shpopullimin e vendit

Next Post

Atentati në Elbasan, Gjykata lë në burg Nuredin Dumanin

Next Post
Atentati në Elbasan, Gjykata lë në burg Nuredin Dumanin

Atentati në Elbasan, Gjykata lë në burg Nuredin Dumanin

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Surpriza te Kombëtarja! Sylvinho dërgon në tribunë katër kuqezinj për sfidën ndaj Serbisë

Surpriza te Kombëtarja! Sylvinho dërgon në tribunë katër kuqezinj për sfidën ndaj Serbisë

June 7, 2025
Djegia e mbeturinave/ Berisha: Hapin sezonin turistik në Vlorë! Krim monstruoz ndaj qytetarëve

Djegia e mbeturinave/ Berisha: Hapin sezonin turistik në Vlorë! Krim monstruoz ndaj qytetarëve

June 7, 2025
VIDEO/ Turisti gjerman dëmton këmbën gjatë eksplorimit në Valbonë, 68-vjeçari dërgohet në spital për ndihmën mjekësore

VIDEO/ Turisti gjerman dëmton këmbën gjatë eksplorimit në Valbonë, 68-vjeçari dërgohet në spital për ndihmën mjekësore

June 7, 2025
Fitoi tenderin e restaurimit të Spaçit, Benard Martini i proceduar penalisht disa herë

Fitoi tenderin e restaurimit të Spaçit, Benard Martini i proceduar penalisht disa herë

June 7, 2025
Surpriza te Kombëtarja! Sylvinho dërgon në tribunë katër kuqezinj për sfidën ndaj Serbisë
AKTUALITET

Surpriza te Kombëtarja! Sylvinho dërgon në tribunë katër kuqezinj për sfidën ndaj Serbisë

by Editor
June 7, 2025
0

Vetëm 23 lojtarë mund të përdoren, sipas rregullave të UEFA-s dhe lista aktuale e Kombëtares sheh jashtë saj katër futbollistë kuqezinj....

Read moreDetails
Djegia e mbeturinave/ Berisha: Hapin sezonin turistik në Vlorë! Krim monstruoz ndaj qytetarëve

Djegia e mbeturinave/ Berisha: Hapin sezonin turistik në Vlorë! Krim monstruoz ndaj qytetarëve

June 7, 2025
VIDEO/ Turisti gjerman dëmton këmbën gjatë eksplorimit në Valbonë, 68-vjeçari dërgohet në spital për ndihmën mjekësore

VIDEO/ Turisti gjerman dëmton këmbën gjatë eksplorimit në Valbonë, 68-vjeçari dërgohet në spital për ndihmën mjekësore

June 7, 2025
Fitoi tenderin e restaurimit të Spaçit, Benard Martini i proceduar penalisht disa herë

Fitoi tenderin e restaurimit të Spaçit, Benard Martini i proceduar penalisht disa herë

June 7, 2025
U largua nga Donald Trump, Elon Musk krijon partinë e re në SHBA. Ja si do të quhet ajo

U largua nga Donald Trump, Elon Musk krijon partinë e re në SHBA. Ja si do të quhet ajo

June 7, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Surpriza te Kombëtarja! Sylvinho dërgon në tribunë katër kuqezinj për sfidën ndaj Serbisë

Surpriza te Kombëtarja! Sylvinho dërgon në tribunë katër kuqezinj për sfidën ndaj Serbisë

June 7, 2025
Djegia e mbeturinave/ Berisha: Hapin sezonin turistik në Vlorë! Krim monstruoz ndaj qytetarëve

Djegia e mbeturinave/ Berisha: Hapin sezonin turistik në Vlorë! Krim monstruoz ndaj qytetarëve

June 7, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al