Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Putin i vendosur për hakmarrje nuk bën asnjë hap pas, hyn sot në fuqi pagesa me rubla për gazin rus: Nga 1 prilli…

Editor by Editor
April 1, 2022
in BOTË, Vendi
0
Putin i vendosur për hakmarrje nuk bën asnjë hap pas, hyn sot në fuqi pagesa me rubla për gazin rus: Nga 1 prilli…
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po u kërkon blerësve të huaj të paguajnë për gazin rus në rubla, duke filluar nga e premtja, ose përndryshe do t’u ndërpritet furnizimi. Lëvizja është refuzuar nga qeveritë evropiane, ndërsa Berlini tha se kjo përbënte “shantazh”.

Presidenti Putin tha të enjten se kishte nënshkruar një dekret që u kërkon blerësve të huaj të gazit rus që të paguajnë me rubla duke filluar nga 1 prilli dhe se kontratat do të ndërpriten nëse nuk kryhen pagesat.
“Për të blerë gazin natyror rus, ata duhet të hapin llogari në bankat ruse në monedhën rubla. Duke filluar nga nesër, nga këto llogari do të bëhen pagesat për gazin e dorëzuar”, tha  Putin në një deklaratë televizive.

“Nëse pagesat nuk bëhen, ne do ta konsiderojmë këtë një falimentim nga ana e blerësve, e shoqëruar me të gjitha pasojat. Askush nuk na jep asgjë falas, dhe ne nuk do të bëjmë bamirësi – kontratat ekzistuese do të ndalohen”.

Rusia furnizon rreth një të tretën e gazit që konsumon Evropa, kështu që energjia është leva më e fuqishme në dorën e Putinit, ndërsa ai përpiqet të hakmerret kundër sanksioneve gjithëpërfshirëse perëndimore për sulmin ndaj Ukrainës.

Gjermania, vendi me varësinë më të madhe nga gazi rus, ka aktivizuar tashmë një plan emergjence që mund të çojë në vënien e racioneve, në ekonominë më të madhe të Evropës.

Kompanitë dhe qeveritë perëndimore e kanë refuzuar këtë veprim si një shkelje të kontratave ekzistuese, të cilat përcaktohen në euro ose dollarë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se, “Kompanitë duan, munden dhe do të paguajnë me monedhën euro”.

Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë, Robert Habeck, hodhi poshtë të enjten kërkesat e Rusisë që vendet evropiane të paguajnë me monedhën rubla për gazin e saj, si një shkelje e papranueshme e kontratës, duke shtuar se manovra përbënte “shantazh”. Bashkimi Evropian dhe vendet e G-7 e kanë hedhur poshtë vendimin e Moskës.

Vendimi i Presidentit Putin për ta bërë rublën monedhën e vetme për tregtinë e gazit rus, e ka shtuar vlerën e parasë ruse e cila ra në nivelet të ulta historikisht pas sulmit të 24 shkurtit. Vlera e rublës është rimbëkëmbur që nga muaji i kaluar.

Ministri i Ekonomisë i Francës tha se vendi i tij dhe Gjermania po përgatiteshin për një skenar të mundshëm, që furnizimet me gazin rus mund të ndaleshin, diçka që do ta zhyste Evropën në një krizë të plotë energjetike. Ministri Bruno Le Maire nuk pranoi të komentonte mbi detajet teknike lidhur me vendimin e Rusisë për blerjen e gazit vetëm me rubla.

Urdhëri i nënshkruar nga Presidenti Putin krijon një mekanizëm, ku blerësit të transferojnë valutë të huaj në një llogari në bankën ruse “Gazprombank” e cila do t’i konvertojë në rubla në bursën e Moskës. Pastaj monedha ruse mund të përdoret nga blerësit e huaj për të bërë pagesat për gazin.

Presidenti Putin tha se vendimi do të forconte sovranitetin e Rusisë, duke shtuar se vendet perëndimore po përdorin sistemin financiar si armë dhe nuk kishte kuptim që Rusia të zhvillonte tregti në dollarë dhe euro kur asetet e saj në ato monedha po ngriheshin.

Nuk ka patur komente të menjëhershme nga disa kompani evropiane që kanë kontrata me Rusinë, ndërsa njoftimi i zotit Putin shkaktoi luhatje në treg. Çmimet evropiane të gazit kanë pësuar rritje gjatë muajve të fundit për shkak të shtimit të tensioneve me Rusinë, duke rritur rrezikun për recesion. Rritja e çimit të energjisë ka detyruar shumë kompani, përfshirë prodhuesit e hekurit dhe kimikateve, që të kufizojnë prodhimin./VOA

Previous Post

“Katar 2022”/ Sot hidhet shorti për Kampionatin Botëror, ja çfarë duhet të dini

Next Post

Shpërthim në një minierë në Serbi/ 8 punëtorë të vdekur, me dhjetëra të plagosur

Next Post
Shpërthim në një minierë në Serbi/ 8 punëtorë të vdekur, me dhjetëra të plagosur

Shpërthim në një minierë në Serbi/ 8 punëtorë të vdekur, me dhjetëra të plagosur

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Lezhë: Një i ri godet me thikë dy individë, policia e arreston atë.

Operacioni për arrestimin e një të kërkuari në Dibër, dy efektivë të “Shqiponjave” plagosen, njëri prej tyre dërgohet në spitalin ‘Trauma’

March 4, 2026
Lezhë: Një i ri godet me thikë dy individë, policia e arreston atë.

Efektivi i “Shqiponjave” plagoset gjatë një operacioni policor në Dibër dhe transportohet me helikopter në Tiranë.

March 4, 2026
Nuk e la foltoren dhe pati përplasje verbale me deputetët e PS, grupi i socialistëve kërkon përjashtimin e Agron Shehajt për 20 ditë.

Nuk e la foltoren dhe pati përplasje verbale me deputetët e PS, grupi i socialistëve kërkon përjashtimin e Agron Shehajt për 20 ditë.

March 4, 2026
Zgjedhja e djalit të Khameneit si lider i ri suprem të Iranit, ministri izraelit i Mbrojtjes: Do të shenjtërojmë çdo person që udhëheq terroristët.

LAJME

Operacioni për arrestimin e një të kërkuari në Dibër, dy efektivë të “Shqiponjave” plagosen, njëri prej tyre dërgohet në spitalin ‘Trauma’

by timoni.al
March 4, 2026
0

Dy policë të forcave shqiponja u plagosën gjatë një operacioni për kapjen e një personi që ishte në kërkim. Oficeri...

Read moreDetails
Lezhë: Një i ri godet me thikë dy individë, policia e arreston atë.

Efektivi i “Shqiponjave” plagoset gjatë një operacioni policor në Dibër dhe transportohet me helikopter në Tiranë.

March 4, 2026
Nuk e la foltoren dhe pati përplasje verbale me deputetët e PS, grupi i socialistëve kërkon përjashtimin e Agron Shehajt për 20 ditë.

Nuk e la foltoren dhe pati përplasje verbale me deputetët e PS, grupi i socialistëve kërkon përjashtimin e Agron Shehajt për 20 ditë.

March 4, 2026
Zgjedhja e djalit të Khameneit si lider i ri suprem të Iranit, ministri izraelit i Mbrojtjes: Do të shenjtërojmë çdo person që udhëheq terroristët.

Zgjedhja e djalit të Khameneit si lider i ri suprem të Iranit, ministri izraelit i Mbrojtjes: Do të shenjtërojmë çdo person që udhëheq terroristët.

March 4, 2026
“Ministri i Jashtëm Italian, Antonio Tajani: Qipro nuk merr pjesë në operacione ushtarake, Teherani duhet të jetë i kujdesshëm”

“Ministri i Jashtëm Italian, Antonio Tajani: Qipro nuk merr pjesë në operacione ushtarake, Teherani duhet të jetë i kujdesshëm”

March 4, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Lezhë: Një i ri godet me thikë dy individë, policia e arreston atë.

Operacioni për arrestimin e një të kërkuari në Dibër, dy efektivë të “Shqiponjave” plagosen, njëri prej tyre dërgohet në spitalin ‘Trauma’

March 4, 2026
Lezhë: Një i ri godet me thikë dy individë, policia e arreston atë.

Efektivi i “Shqiponjave” plagoset gjatë një operacioni policor në Dibër dhe transportohet me helikopter në Tiranë.

March 4, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al