Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Oraret/ Nis nesër muaji i Ramazanit, mesazhi i kreut të KMSH Bujar Spahiu

Editor by Editor
April 1, 2022
in KRYESORE, SOCIALE
0
Oraret/ Nis nesër muaji i Ramazanit, mesazhi i kreut të KMSH Bujar Spahiu
0
SHARES
138
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

2 prilli shënon nisjen e muajit të bekuar të Ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, në një mesazh drejtuar të gjithë besimtarëve, thotë se ky muaj “është afrim i njeriut me Krijuesin dhe përjetim shpirtëror i pa krahasueshëm për këdo. Ky muaj është paqe, solidaritet, mirësjellje”.

“Doja të uroja e inkurajoja përzemërsisht agjëruesit për herë të parë. Niseni agjërimin, është një adhurim që do t’ju ndryshojë jetën dhe këndvështrimin për të! I lutem Zotit të gjithësisë të na pranojë lutjet, adhurimet dhe çdo vepër të mirë në këtë muaj të bekuar”, thuhet në mesazhin e kreut të KMSH.

Mesazhi i plotë i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë:

Të dashur besimtarë myslimanë dhe gjithë ju bashkëkombas brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Më lejoni që në emrin tim dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, t’ju përcjell urimet më të përzemërta me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit.

Nesër, myslimanët në Shqipëri dhe mbarë botën nisin një rrugëtim të lartësimit shpirtëror, moral, pse jo edhe shëndetësor.

Ramazani është muaj në të cilin mëshira, paqja dhe begatia e Zotit përfshin çdokënd.
Ramazani është muaji i zbritjes së librit, Kuranit të Shenjtë.

Libër i cili është fjala e Zotit që erdhi te ne nëpërmjet Profetit Muhamed (a.s.), është udhëzuesi ynë shpirtëror dhe social.

Të dashur besimtarë!

Agjërimi nënkupton vetëpërmbajtjen e besimtarëve nga një sërë kënaqësish të kësaj bote, siç janë ushqimet, pijet etj, por Ramazani është edhe vetëpërmbajtje e lartë dhe largim nga çdo ves apo vepër e papërshtatshme.

Ky muaj është afrim i njeriut me Krijuesin dhe përjetim shpirtëror i pa krahasueshëm për këdo.

Ky muaj është paqe, solidaritet, mirësjellje.

Në këto kohë të trazuara që po kalon bota, lutemi për më shumë paqe e solidaritet midis njëri-tjetrit dhe midis popujve e kombeve.

Lutemi për më shumë kujdes e vëmendje ndaj nevojtarëve, jetimëve, të moshuarve e fëmijëve.

Rrugëtimi ynë i përbashkët kërkon motivacion të lartë, për t’i tejkaluar sfidat, për një të ardhme më të mirë të vendit.

Së fundi, doja të uroja e inkurajoja përzemërsisht agjëruesit për herë të parë.

Niseni agjërimin, është një adhurim që do t’ju ndryshojë jetën dhe këndvështrimin për të!
I lutem Zotit të gjithësisë të na pranojë lutjet, adhurimet dhe çdo vepër të mirë në këtë muaj të bekuar.

Gëzuar muajin e Ramazanit!

H. Bujar Spahiu

Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Previous Post

VIDEO/ Stuhia thyen frikshëm xhamat e dyqanit në Vlorë, shitësja tmerrohet dhe…

Next Post

Shembet gjatë natës ura në Kukës, bllokohen disa fshatra, furgoni vë në “lojë” jetën e pasagjerëve

Next Post
Shembet gjatë natës ura në Kukës, bllokohen disa fshatra, furgoni vë në “lojë” jetën e pasagjerëve

Shembet gjatë natës ura në Kukës, bllokohen disa fshatra, furgoni vë në “lojë” jetën e pasagjerëve

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al