Thursday, February 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

‘Ligji dhe Maliqi’/ Punonjësit e policisë me automjete me targa të huaja e xhama të zinj, parkojnë në mënyrë të jashtëligjshme

Editor by Editor
March 29, 2022
in KRONIKE, Vendi
0
‘Ligji dhe Maliqi’/ Punonjësit e policisë me automjete me targa të huaja e xhama të zinj, parkojnë në mënyrë të jashtëligjshme
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Punonjësit e Policisë së Shtetit përdorin simbole të policisë në makinat private. Parkojnë ku të munden edhe pse në mënyrë të jashtëligjshme, disa edhe me targa të huaja.

Në datën 2 mars 2022, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe drejtori i Drejtorisë së Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për shkelësit e përdoruesit të rrugëve.
Krahas sigurisë rrugore, dy drejtorët u zotuan që do të ndëshkonin cilido person, me çfarëdolloj posti, që përdor targa të huaja, nuk bën kolaudimin e mjetit, nuk paguan taksa apo siguracion. Informacionet e DPSHTRR-së do t’i kalonin policisë me qëllim ndëshkimin e këtyre personave.

Tre ditë më pas, në datën 5 mars 2022, me anë të një postimi në FB, drejtori i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, bëri këtë deklaratë;
“Mos lozni me rregullat, mos qarkulloni me targa të pavlefshme. Mos i hyni në hak buxhetit të bashkive dhe komunitetit, sepse çdo detyrim i papaguar dhe kundravajtje e tillë, është dëm ndaj shoqërisë, qyteteve, rendit dhe sigurisë publike.

Faleminderit Policisë Rrugore të Tiranës dhe Policisë së Shtetit që po godet çdo ditë këtë fenomen të shëmtuar. Mjete që shkelin afatet e qarkullimit me targa të huaja, mjete jashtë normave, mjete të çregjistruara me vite. Mjete të pazhdoganuara që bredhin serbes rrugëve.”

Krahas postimit, Gonxhe publikoi pamje të aksionit dhe të targave të huaja, të cilat iu hoqën mjeteve në rrugë duke u shprehur se ata që i përdorin më shumë janë ata që duhet të kontrollonin që këto targa të mos qarkullonin. Ai shton se fenomeni ka qenë shumë shqetësues dhe se lista me emra është shumë e gjatë, disa prej të cilëve punonjës aktualisht e disa ish punonjës jo vetëm të policisë, por të gjithë administratës.

Por, a e kanë zbatuar të gjithë punonjësit e policisë këtë marrëveshje Nano-Gonxhe?! Fiks Fare bëri një vëzhgim pranë drejtorisë së Policisë së Tiranë dhe pranë disa komisariateve .

Disa nga pamjet që Fiksi transmetoi ishin pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë. Makinat janë private, kryesisht me xhama të zinj. Punonjësit e policisë parkojnë ku të munden, në trotuare. Në zona rezidenti. Në xhama vendosin logo të policisë, numra telefoni dhe gjithçka tjetër që t’i shpëtojnë gjobave.
Kamera e Fiks Fare bëri një vëzhgim edhe në rrugicat pranë Komisariatit të Policisë nr.2 në Tiranë. Në hyrje dallohet qartë tabela ndalim parkimi, por kjo nuk kishte penguar njeri për të parkuar aty automjetet private. Në xhamat e këtyre mjeteve ishin vendosur numra të telefonit të punonjësve të policisë, madje në disa të tjerë simbole të ndryshme policie si kapele, jelekë, stema.

Ndërkohë që grupi i Fiks Fare po xhironte një mjet të parkuar në vend parkimi për rezidentë, ku qartësisht dallohej një kapele policie dhe një dokument identifikimi, afrohet një person i cili kërcënon grupin e xhirimit të Fiks Fare . ” Fshini filmimin se u solla 2-3 çuna, se shihni është pronë private!” kërcënon personi. Pyetjes së gazetarëve se përse përdor stemën e policisë, ai përgjigjet se ashtu i do tr..i dhe se nuk ishte polic.
Menjëherë pas kërcënimit gazetarët e Fiks Fare telefonuan patrullën e policisë.

Personi që kërcënoi grupin e xhirimit u largua menjëherë. pas mbërritjes së patrullës e cila bëri verifikimin e mjetit, makina rezultoi se mjeti ishte në pronësi të një inspektoreje ne Policinë e Burgjeve, pranë IEVP Fushë Krujë.

Grupi i Fiks Fare zhvendoset më në lindje të Tiranës, pranë Komisariatit nr.1. Në rrugën kryesore që të çon te ky komisariat, konstatohet e njëjta situatë: në automjetet me targa private të parkuara aty ku nuk lejohet përdoren stema të ndryshme policie dhe numra celulari. Por, edhe automjete me targa të huaja , një mjet tip “Audi” kishte targa bullgare. Ndërkohë, në xhamin e përparmë kishte një numër celulari që përdorin punonjësit e Policisë së Shtetit.

Vëzhgimit të Fiksit nuk kishte si t’i mungonte edhe rruga e Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë, punonjësit e së cilit vendosin çdo ditë mijëra gjoba për parkime, xhama të zinj apo përdorimin e targave të huaja nga qytetarët e thjeshtë. Por, automjetet e tyre, si i parkojnë? A përdorin targa të huaja?!

Në rrugën përballë këtij komisariati është plot me makina të parkuara edhe pse tabela tregon që nuk lejohet parkimi. Automjetet e parkuara janë private dhe mbi to ka stema policie, numra celulari, kapele, jelekë apo tabela të policisë. Të gjitha janë mjete të punonjësve të policisë rrugore. Janë pikërisht ata të cilët firmosin çdo ditë mijëra gjoba për qytetarët e thjeshtë!

Madje pikërisht në atë vend kamera e Fiksit kap edhe një punonjës policie i cili zbret nga një automjet tip “Hyundai” me targa italiane CY 520 CË. Ai e parkon pranë një karburanti dhe vesh uniformën për të dalë në terren për të ndëshkuar kundravajtësit.

Por, krahas komisariateve, punonjësit e policisë lëvizin në gjithë Tiranën me automjete me targa të huaja. Fiks Fare konstatoi një automjet tip “Benz”, të bardhë në afërsi të Kuvendit të Shqipërisë. Mjeti ka targa të huaja dhe prej tij zbret një punonjës policie.

“Ka ligj, por ka edhe Maliq” dhe këta ‘Maliqtë’ që mbikëqyrin qytetarët për zbatimin e ligjit, vetë qenkan mbi ligjin.

Previous Post

Reja: Broja nuk ndalet kur ndizet, Gjeorgjisë duhet t’i shënosh shpejt gol

Next Post

Atentati në Elbasan, dyshohet të jetë plagosur Talo Çela

Next Post
Atentati në Elbasan, dyshohet të jetë plagosur Talo Çela

Atentati në Elbasan, dyshohet të jetë plagosur Talo Çela

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Disa presidentë duhet të ndiejnë turp”/ Rama diskuton për çështjen e Hagës në Bordin e Paqes: Le të veprojmë para se situata të përkeqësohet

“Disa presidentë duhet të ndiejnë turp”/ Rama diskuton për çështjen e Hagës në Bordin e Paqes: Le të veprojmë para se situata të përkeqësohet

February 19, 2026
LIVE: Rama takim me Donald Trump në Bordin e Paqes, diskuton për ish-drejtuesit e UÇK në Uashington: Nevojitet veprim para se situata të përkeqësohet.

LIVE: Rama takim me Donald Trump në Bordin e Paqes, diskuton për ish-drejtuesit e UÇK në Uashington: Nevojitet veprim para se situata të përkeqësohet.

February 19, 2026
Mateo angazhohet për mbijetesë: Debati i ashpër me Mirin

Mateo angazhohet për mbijetesë: Debati i ashpër me Mirin

February 19, 2026
Zyrtarët e Trumpa njoftojnë ndërtimin e një baze ushtarake në Gaza, që do të shtrihet në mbi 350 hektarë dhe do të akomodojë 5,000 ushtarë.

Lajmi Fundit

“Disa presidentë duhet të ndiejnë turp”/ Rama diskuton për çështjen e Hagës në Bordin e Paqes: Le të veprojmë para se situata të përkeqësohet

by timoni.al
February 19, 2026
0

Në fjalën e tij në Bordin e Paqes, Kryeministri Edi Rama diskutoi mbi gjyqin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë,...

Read moreDetails
LIVE: Rama takim me Donald Trump në Bordin e Paqes, diskuton për ish-drejtuesit e UÇK në Uashington: Nevojitet veprim para se situata të përkeqësohet.

LIVE: Rama takim me Donald Trump në Bordin e Paqes, diskuton për ish-drejtuesit e UÇK në Uashington: Nevojitet veprim para se situata të përkeqësohet.

February 19, 2026
Mateo angazhohet për mbijetesë: Debati i ashpër me Mirin

Mateo angazhohet për mbijetesë: Debati i ashpër me Mirin

February 19, 2026
Zyrtarët e Trumpa njoftojnë ndërtimin e një baze ushtarake në Gaza, që do të shtrihet në mbi 350 hektarë dhe do të akomodojë 5,000 ushtarë.

Zyrtarët e Trumpa njoftojnë ndërtimin e një baze ushtarake në Gaza, që do të shtrihet në mbi 350 hektarë dhe do të akomodojë 5,000 ushtarë.

February 19, 2026
Bordi i Paqes në Uashington: Gjenerali amerikan shpall se Shqipëria dhe Kosova janë ndër pesë vendet kryesore me trupa ushtarakë në terren.

Bordi i Paqes në Uashington: Gjenerali amerikan shpall se Shqipëria dhe Kosova janë ndër pesë vendet kryesore me trupa ushtarakë në terren.

February 19, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Disa presidentë duhet të ndiejnë turp”/ Rama diskuton për çështjen e Hagës në Bordin e Paqes: Le të veprojmë para se situata të përkeqësohet

“Disa presidentë duhet të ndiejnë turp”/ Rama diskuton për çështjen e Hagës në Bordin e Paqes: Le të veprojmë para se situata të përkeqësohet

February 19, 2026
LIVE: Rama takim me Donald Trump në Bordin e Paqes, diskuton për ish-drejtuesit e UÇK në Uashington: Nevojitet veprim para se situata të përkeqësohet.

LIVE: Rama takim me Donald Trump në Bordin e Paqes, diskuton për ish-drejtuesit e UÇK në Uashington: Nevojitet veprim para se situata të përkeqësohet.

February 19, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al