Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home BOTË

1 mijë euro për çdo emigrant nga Ukraina, BE ‘lëshon dorën’, çfarë vendimi do të merret sot

Editor by Editor
March 28, 2022
in BOTË, Vendi
0
1 mijë euro për çdo emigrant nga Ukraina, BE ‘lëshon dorën’, çfarë vendimi do të merret sot
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lufta në Ukrainë shtrëngon BE-në të rihapë sërish dyert ndaj emigrantëve, por nuk mungojnë dyshimet dhe diferencat midis vendeve anëtare.

Sot në Bruksel mblidhet Këshilli Europian në nivelin e ministrave të Brendshëm, ku pritet të diskutohet pikërisht qasja e Bashkimit Europian ndaj refugjatëve që vijnë nga Ukraina e shkatërruar nga agresioni ushtarak rus.

Flitet për të paktën 6 milionë persona, një “det” i papritur njerëzish që rrezikon të paralizojë strukturat e përgatitura më parë për refugjatët që vinin nga skenarë të ngjashëm, si Siria, Afganistani etj.

Të mërkurën e kaluar, Këshilli Europian dakordësoi një fond prej 3.5 miliardë eurosh për t’u përballur me krizën humanitare, por kjo shifër nuk duket aspak e mjaftueshme.

Polonia është vendi më i ekspozuar, me gati 3 milionë të ardhur deri më tani, dhe nuk surprizon që pikërisht Varshava zyrtare së bashku me Berlinin ka propozuar paketa shtesë për refugjatët. Ndër të tjerat, mendohet të kërkohet një financim direkt për çdo emigrant, që do të marrë 1 mijë euro çdo gjashtë muaj si mbështetje, por edhe përdorimin falas të mjeteve të transportit, veçanërisht për mjetet që sigurojnë një transferim në një vend tjetër europian, që në rastin polak është pothuajse gjithmonë Gjermania e afërt.

Fakti që tani Polonia është shndërruar menjëherë në promotorin kryesor të kësaj pakete ndërron totalisht rregullat e lojës në Bruksel, për sa i përket politikave migratore.

Ka qenë pikërisht Polonia, së bashku me Hungarinë, që vitet e kaluara kanë bllokuar historikisht një plan të hartuar enkas për emigrantët, duke përdorur retorikën e “pushtimit” nga refugjatët dhe cenimin e identitetit europian.

Një zhbllokim i interesuar i këtij plani, duke parë zhvillimet e fundit, do të fusë në “telashe” jo pak qeveritë e këtyre vendeve, që mund të bien në kontradiktë me veten, duke parë diferencimin që i bëhet në trajtim refugjatëve ukrainas me ato që vijnë nga një tjetër skenar lufte, si ai në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Previous Post

3 milionë euro kosto, mediat italiane: Misioni shqiptar në 2020 mes partive dhe gjobave….

Next Post

U kap duke vjedhur stallën e bagëtive, e pëson 22-vjeçari në Elbasan, çfarë u gjet në banesën e tij

Next Post
Dhunë në familje dhe tapë në timon, në pranga katër persona në Tiranë

U kap duke vjedhur stallën e bagëtive, e pëson 22-vjeçari në Elbasan, çfarë u gjet në banesën e tij

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al