Sunday, December 14, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home OP-ED

A po shembet uniteti? Ukraina ‘shkakton’ tërmet në Bruksel, pse Olaf Scholz ndodhet nën presion?

Editor by Editor
March 11, 2022
in OP-ED
0
A po shembet uniteti? Ukraina ‘shkakton’ tërmet në Bruksel, pse Olaf Scholz ndodhet nën presion?
0
SHARES
77
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Markus Berg, BILD

Sa më shumë të zgjasë lufta e Rusisë kundër Ukrainës, aq më të forta dallimet brenda Bashkimit Europian.

A po shembet uniteti? Tërmet në Bruksel!

Kancelari Olaf Scholz dhe të tjerë krerë shtetesh dhe qeverish kaluan rreth tetë orë në ditën e parë të samitit në Versajë të Francës, duke diskutuar në lidhje me sulmin rus mbi Ukrainë.

Vende të tilla si Letonia e bënë të qartë se refuzimi i Gjermanisë për të ndaluar importet e energjisë ruse është i papranueshëm.

Opinionet ishin të ndryshme edhe në lidhje me aplikimin e Ukrainës për një anëtarësim të shpejtë në BE. Edhe këtu, kancelari Olaf Scholz ishte në anën e atyre që vendosën këmbën në frena. Pas një nate të gjatë në samit, nisën të duken krisjet e para në bllokun e shteteve që më parë kishte vepruar si një i vetëm.

Scholz ishte nën presion kryesisht për shkak të refuzimit për të ndaluar importin e naftës, gazit dhe qymyrit nga Rusia.

“Jam i bindur se ne duhet të marrim një vendim për të ndaluar importet e energjisë nga Rusia në mënyrë që ta sjellim Putinin në tavolinën e negociatave,” tha kryeministri letonez, Krisjanis Karins. Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola nënvizoi nevojën për të dërguar një mesazh të qartë duke ndaluar ekspertet ruse.

Edhe vende të tilla si Polonia dhe Lituania ishin në favor të këtij vendimi. Kjo synon që të privojë shtetin rus nga burimi kryesor i të ardhurave për financimin e luftës kundër Ukrainës.

Sipas vlerësimit të institutit ‘Bruegel’ në Bruksel, vendet e BE-së shpenzojnë rreth 380 milionë euro për gazin rus dhe rreth 400 milionë euro për naftën. Kjo kryesisht për faktin se vende si Gjermania, Austria dhe Hungaria e mbulojnë një pjesë të mirë të kërkesave për energji me furnizime nga Rusia.

Pengesa për Ukrainën për një anëtarësim të shpejtë në BE

Tensionet ishin të dukshme në samit edhe në lidhje me pyetjen se si të trajtohet dëshira e Ukrainës për një anëtarësim të shpejtë në BE.

Kryeministri holandez, Mark Rutte e refuzoi qartë një kërkesë të tillë. “Nuk ekziston diçka e tillë si anëtarësimi i shpejtë,” tha ai. Edhe kolegu i Luksemburgut, Xavier Bettel tha se ka kushte për anëtarësimin në BE. Kancelari Scholz bëri një deklaratë të ngjashme.

Pas ditës së parë të samitit, kryeministri slloven Janez Jansa tha se opinioni ishte i ndarë. Shumica e sheh se Ukraina është në luftë dhe njerëzit po luftojnë për jetën e tyre, të tjerët ende po debatojnë për procedurën. Të premten në mbrëmje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ky është testi përfundimtar për Europën. “Unë besoj se populli ynë, shteti ynë, ushtria jonë ka bërë gjithçka për të na parë atje mes të barabartëve, për të na ftuar atje”, tha ai.

Megjithatë në deklaratën përfundimtare nuk merret asnjë angazhim konkret për Ukrainën. Në vend të kësaj thuhet vetëm se Ukraina i përket familjes evropiane.

Në vend të kësaj, forcat e armatosura të Ukrainës mund të marrin më shumë armë dhe pajisje nga BE. Sipas presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel, komisionari i Punëve të Jashtme Josep Borrel u propozoi krerëve të shteteve dhe qeverive që të mobilizojnë 500 milionë euro shtesë. Një paketë e parë prej 500 milionë eurosh është miratuar në fund të shkurtit.

Një tjetër temë e nxehtë në samitin dyditor është se si të trajtohen efektet e luftës në zhvillimin ekonomik të BE-së.

Franca ka sjellë idenë e miratimit të një programi mbështetës për financimin e borxhit, siç ndodhi gjatë krizës së koronavirusit. Kjo mund të ndihmojë në zbutjen e pasojave të rritjes së çmimeve, por edhe të promovojë investimet në projektet e mbrojtjes. Vende si Gjermania dhe Holanda nuk e konsiderojnë të nevojshme për momentin dhe theksojnë se së pari duhet të përdoret paketa e ndihmës për koronën prej 800 miliardë eurosh.

Nga ana tjetër, kryeministri italian Mario Draghi ishte i hapur ndaj propozimit francez.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen njoftoi në samit se synonte të propozonte një kufi të përkohshëm mbi çmimet e energjisë.

Marrë nga BILD

Previous Post

Bëhuni gati, ska më qumësht në treg. Ja çfarë po ndodh

Next Post

Një takim ‘kokë më kokë’ mes Putin dhe Zelensky? Ja çfarë është gati të japë Ukraina

Next Post
Një takim ‘kokë më kokë’ mes Putin dhe Zelensky? Ja çfarë është gati të japë Ukraina

Një takim 'kokë më kokë' mes Putin dhe Zelensky? Ja çfarë është gati të japë Ukraina

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Tragjedia në Libofshë: Një burrë humb jetën gjatë punës me traktorin në arë

Tragjedia në Libofshë: Një burrë humb jetën gjatë punës me traktorin në arë

December 14, 2025
“E kaluara ime nuk ekziston më...”, aktori Bes Kallaku flet hapur për divorcin dhe zhgënjimet në jetën e tij.

“E kaluara ime nuk ekziston më…”, aktori Bes Kallaku flet hapur për divorcin dhe zhgënjimet në jetën e tij.

December 14, 2025
VIDEO/ Dy humbje jetësh dhe shumë të plagosur, episodet e tmerrit në Universitetin Brown, Policia evakuon studentët që ishin strehuar në bibliotekë

VIDEO/ Dy humbje jetësh dhe shumë të plagosur, episodet e tmerrit në Universitetin Brown, Policia evakuon studentët që ishin strehuar në bibliotekë

December 14, 2025
Të shtëna mortale në një universitet amerikan, dy të vdekur dhe tetë të plagosur; autori në arrati.

Të shtëna mortale në një universitet amerikan, dy të vdekur dhe tetë të plagosur; autori në arrati.

December 14, 2025
Tragjedia në Libofshë: Një burrë humb jetën gjatë punës me traktorin në arë
AKTUALITET

Tragjedia në Libofshë: Një burrë humb jetën gjatë punës me traktorin në arë

by timoni.al
December 14, 2025
0

Një aksident tragjik është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Libofshë, Fier, ku një burrë ka...

Read moreDetails
“E kaluara ime nuk ekziston më...”, aktori Bes Kallaku flet hapur për divorcin dhe zhgënjimet në jetën e tij.

“E kaluara ime nuk ekziston më…”, aktori Bes Kallaku flet hapur për divorcin dhe zhgënjimet në jetën e tij.

December 14, 2025
VIDEO/ Dy humbje jetësh dhe shumë të plagosur, episodet e tmerrit në Universitetin Brown, Policia evakuon studentët që ishin strehuar në bibliotekë

VIDEO/ Dy humbje jetësh dhe shumë të plagosur, episodet e tmerrit në Universitetin Brown, Policia evakuon studentët që ishin strehuar në bibliotekë

December 14, 2025
Të shtëna mortale në një universitet amerikan, dy të vdekur dhe tetë të plagosur; autori në arrati.

Të shtëna mortale në një universitet amerikan, dy të vdekur dhe tetë të plagosur; autori në arrati.

December 14, 2025
E Diel e qetë me diell, parashikimi i motit për sot

E Diel e qetë me diell, parashikimi i motit për sot

December 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tragjedia në Libofshë: Një burrë humb jetën gjatë punës me traktorin në arë

Tragjedia në Libofshë: Një burrë humb jetën gjatë punës me traktorin në arë

December 14, 2025
“E kaluara ime nuk ekziston më...”, aktori Bes Kallaku flet hapur për divorcin dhe zhgënjimet në jetën e tij.

“E kaluara ime nuk ekziston më…”, aktori Bes Kallaku flet hapur për divorcin dhe zhgënjimet në jetën e tij.

December 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al