Kryeministri Edi Rama ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale ndaj protestës së nisur në disa qytete të Shqipërisë kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe të produkteve ushqimore. Edhe pse njerëzit ishin mbledhur poshtë zyrës së tij, Rama nuk ngurroi që të shprehte se atyre që më thonë hajdut, janë hajdutë vetë.
Më tej kryeministri iu përgjigj edhe deklaratave në protestë se duhet të largohet nga qeveria. “Populli foli në 6 bashki dhe më tha 5 herë më tha të rri”, u shpreh ai.
“Një protestë që po zhvillohet këtu poshtë, dëgjoj thirrje poshtë komunizmi, Rama ik, të shara me megafon nga individë që flasin në emër të popullit…, por nuk kam asnjë problem me këto sepse komunizmi ka rënë ka kohë. Para pak ditës popullit kur foli në 6 bashki tha 5 herë Rama rri. Nuk jam përkulur kurrë në jetën time për të futur dorën në xhepin e askujt. Nuk janë problem as ulërimat, sharjet e përqeshjet, problemi themelor është bashkimi tyre te e vërteta dhe faktet. I kam ndjekur reagimet e komentet tuaja në Facebook”, tha Rama.
Pjesë nga deklarata
“Kur më shan hajdut, thjesht shoh një hajdut më shumë që shan se më ka mësuar Kanti kush të shan pa prova ose e ka bërë vetë, ose është gati ta bëjë vetë. Siç thash nuk janë problem as mallkimet e sharjet në situata të tilla. Problemi themelor është bashkimi te e vërteta dhe faktet. I kam ndjekur me kujdes reagimet tuaja, që pas konferencës për shtyp ku folëm me fakte e shifra të vërteta për thellimin e krizës dhe masat tona për mosrritjen e çmimit. Çmimi i naftës rritet duke e rritur valën e natyrshme të shqetësimit. Disa kanë bërë ironi dhe përqeshje, por për çfarë bashkimi flet, ti je sipas tyre në rehatinë tënde. Nëse do të isha në rehatinë time nuk do të isha në këtë detyrë, ku jam njeriu i fundit që i pres me qetësi rritjet e çmimeve dhe të gjitha problemet e tjera që krijohen. Apo që nuk do të rriten të ardhurat. Mbase është e nevojshme të shpjegohet se çfarë duhet të them me bashkimin. Mund të jemi të ndarë me opinionet, me si ta zgjidhim këtë e atë.
Nuk mund të kemi fakte alternative. Problemi me energjinë dhe naftën është se ne i kemi mjaftueshëm, por fajin e ka qeveria që i shet jashtë. Kjo premisë e gabuar. Nuk kemi mjaftueshëm energjinë, as kur jemi në kulmin e prodhimit. Ne nuk kemi naftë për disel apo benzin, nafta jonë është e rëndë që shitet për bitum.
Nëse nafta jonë do të futej në pompa, për një javë do i çonte për skrap makinat tona. Disa këmbëngulin në një fakt alternativ, që ne e blejmë shtrenjtë dhe e shesim lirë sepse e vjedhin politikanët”, tha Rama.