Thursday, February 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Krisja e madhe / 32 nga 59 deputetë të PD-së kundër Bashës. Publikohet lista e emrave

Editor by Editor
March 10, 2022
in KRONIKE, Vendi
0
Krisja e madhe / 32 nga 59 deputetë të PD-së kundër Bashës. Publikohet lista e emrave
0
SHARES
971
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Humbja dramatike në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit ka krijuar me shpejtësi një grup të ri kundërshtar në Partinë Demokratike kundër Lulzim Bashës. Grupi i ri që kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës pas gjashtë humbjeve radhazi, përbëhet nga të paktën 16 deputetë të PD-së, të cilët gjithsesi vijojnë të mbeten të distancuar nga lëvizja e Berishës. Bashkë me grupin e Berishës, sot janë 32 deputetë nga 59 deputetë që mori PD-ja në zgjedhjet parlamentare të 2021, të cilët kërkojnë largimin e Lulzim Bashës. Kreu i PD-së Lulzim Basha praktikisht e ka humbur mbështetjen e shumicës së deputetëve demokratë.

Grupi i ri kundërshtar

Nisur nga protagonzimi mediatik dhe politik i tre ditëve të fundit, lëvizja e re anti-Basha po kryesohet nga deputetja Grida Duma, e cila është konsideruar si mbështetja më e zjarrtë e Lulzim Bashës deri në 6 mars 2022. Përpos Grida Dumës, e cila mund të ketë edhe ambicie për të marrë drejtimin e PD-së, befasi politike përbën Ervin Salianji, i cili është pozicionuar kundër Bashës. Salianji tha se “Lulzim Basha e ka humbur mbështetjen, fatkeqësisht si kryetar partie është barrë e rëndë për opozitën!”.

Ditën e djeshme u pozicionua kundër Bashës edhe deputetja demokrate e Matit, Dhurata Çupi, e cila i kërkoi dorëheqjen. Dorëheqjen Lulzim Bashës ia ka kërkuar edhe deputetja demokrate, Ilda  Dhori. Sinjale për pozicionim kundër Bashës ka dhënë edhe deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili deri para 6 marsit 2022 ishte një zë me peshë pro Bashës dhe kundër Berishës. Deputeti i Beratit, Tomor Alizoti është pozicionuar hapur kundër Lulzim Bashës, madje duke e konsideruar këtë të fundit si psikik.

Dashnor Sula, Ferdinant Xhaferri dhe Helidon Bushati janë tre deputetë të tjerë, të cilët nuk e shohin më Lulzim Bashën si kryetar të ardhshëm të Partisë Demokratike. Lulzim Basha është braktisur edhe nga deputeti dhe ish kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, i cili i kërkoi dorëheqjen si kryetar i partisë. Edhe deputetja e Shkodrës Emilia Koliqi i ka kërkuar Lulzim Bashës të largohet nga kreu i partisë, si kusht për të bashkuar Partinë Demokratike.

Deputeti që përfaqëson Velipojën, Ramadan Lika, ka hedhur poshtë pretendimin e Bashës se nuk i ka humbur zgjedhjet dhe se nuk mban përgjegjësi, ndërsa deputetja e Lezhës Elda Hoti i ka kërkuar hapur largimin e tij. Tre deputetë të tjerë, Lefter Gështenja, Kasem Mahmutaj dhe Selaudin Jakupllari kanë shprehur kritika ndaj Bashës, ndonëse nuk janë deklaruar për dorëheqjen e tij.

Ndërkaq, që nga 9 shtatori 2021, kur Lulzim Basha u distancua nga Sali Berisha, janë pozicionuar kundër Bashës edhe 13 deputetë. Ata janë Sali Berisha, Flamur Noka, Edmond Spaho, Tritan Shehu, Luan Baçi; Luçiano Boçi; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici; Sorina Koti; Bujar Leskaj; ; Agron Shehaj;  dhe Albana Vokshi, Isuf Çela. Kundër Bashës janë edhe tre aleatë, të cilët janë zgjedhur deputetë nën siglën e PD-së. Ata janë Nard Ndoka, Dashamir Shehi dhe Agron Duka.

Grupi i ri Kundër Bashës

  • 1.            Grida Duma
  • 2.            Xhelal Mziu
  • 3.            Ilda Dhori
  • 4.            Ervin Salianji
  • 5.            Dhurata Çupi
  • 6.            Agron Gjekmarkaj
  • 7.            Tomor Alizoti
  • 8.            Dashnor Sula
  • 9.            Ferdinant Xhaferri
  • 10.          Helidon Bushati
  • 11.          Ramadan Lika
  • 12.          Ramadan Lika
  • 13.          Elda Hoti
  • 14.          Lefter Gështenja?
  • 15.          Kasem Mahmutaj?
  • 16.          Selaudin Jakupllari?

Grupi i parë kundër Bashës

  1. 1.            Sali Berisha
  2. 2.            Flamur Noka
  3. 3.            Edmond Spaho
  4. 4.            Tritan Shehu
  5. 5.            Luan Baçi
  6. 6.            Luçiano Boçi
  7. 7.            Oerd Bylykbashi
  8. 8.            Belind Këllici
  9. 9.            Sorina Koti
  10. 10.          Bujar Leskaj
  11. 11.          Agron Shehaj
  12. 12.          Albana Vokshi
  13. 13.          Isuf Çela
  14. 14.          Nard Ndoka
  15. 15.          Dashamir Shehi
  16. 16.          Agron Duka
Previous Post

VIDEO/ “Tani sa erdha nga Tirana me autobuz”, momenti i veçantë kur Dom Gjergj Meta u bashkohet protestueve

Next Post

Rama i përgjigjet qytetarëve: Nafta e vendit brenda javës i çon makinat për skrap!

Next Post
Rama i përgjigjet qytetarëve: Nafta e vendit brenda javës i çon makinat për skrap!

Rama i përgjigjet qytetarëve: Nafta e vendit brenda javës i çon makinat për skrap!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Çështja mes Vinicius dhe Prestianni, Real Madrid i paraqet provat e tij në UEFA

Çështja mes Vinicius dhe Prestianni, Real Madrid i paraqet provat e tij në UEFA

February 19, 2026
Takimi inaugurues i Bordit të Paqes së Trumpit/ Publikohet axhenda, pritet të ndërhyjë edhe kryeministri Rama

Takimi inaugurues i Bordit të Paqes së Trumpit/ Publikohet axhenda, pritet të ndërhyjë edhe kryeministri Rama

February 19, 2026
Ngjarje e pazakontë në Vlorë, Orikum dhe lagunën e Nartës: Batica mbyt tempullin.

Ngjarje e pazakontë në Vlorë, Orikum dhe lagunën e Nartës: Batica mbyt tempullin.

February 19, 2026
Drejtuesit e shërbimeve të inteligjencës evropiane zbulojnë detaje nga bisedimet mes Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës: Moska nuk ka plana për të ndalur luftën, negociatat përbëjnë një teatër nga ana e Rusisë.

KRYESORE

Çështja mes Vinicius dhe Prestianni, Real Madrid i paraqet provat e tij në UEFA

by timoni.al
February 19, 2026
0

Real Madrid ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes së Ligës së Kampioneve me Benficën, ku protagonisti...

Read moreDetails
Takimi inaugurues i Bordit të Paqes së Trumpit/ Publikohet axhenda, pritet të ndërhyjë edhe kryeministri Rama

Takimi inaugurues i Bordit të Paqes së Trumpit/ Publikohet axhenda, pritet të ndërhyjë edhe kryeministri Rama

February 19, 2026
Ngjarje e pazakontë në Vlorë, Orikum dhe lagunën e Nartës: Batica mbyt tempullin.

Ngjarje e pazakontë në Vlorë, Orikum dhe lagunën e Nartës: Batica mbyt tempullin.

February 19, 2026
Drejtuesit e shërbimeve të inteligjencës evropiane zbulojnë detaje nga bisedimet mes Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës: Moska nuk ka plana për të ndalur luftën, negociatat përbëjnë një teatër nga ana e Rusisë.

Drejtuesit e shërbimeve të inteligjencës evropiane zbulojnë detaje nga bisedimet mes Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës: Moska nuk ka plana për të ndalur luftën, negociatat përbëjnë një teatër nga ana e Rusisë.

February 19, 2026
“Shkaku i fshehjes së provave: Frika apo taktika?” / Përplasje verbale mes prokurorit Behar Dibra dhe avokates së Altin Ndocit në procesin gjyqësor “Plumbi i Artë”

“Shkaku i fshehjes së provave: Frika apo taktika?” / Përplasje verbale mes prokurorit Behar Dibra dhe avokates së Altin Ndocit në procesin gjyqësor “Plumbi i Artë”

February 19, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Çështja mes Vinicius dhe Prestianni, Real Madrid i paraqet provat e tij në UEFA

Çështja mes Vinicius dhe Prestianni, Real Madrid i paraqet provat e tij në UEFA

February 19, 2026
Takimi inaugurues i Bordit të Paqes së Trumpit/ Publikohet axhenda, pritet të ndërhyjë edhe kryeministri Rama

Takimi inaugurues i Bordit të Paqes së Trumpit/ Publikohet axhenda, pritet të ndërhyjë edhe kryeministri Rama

February 19, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al