Sunday, May 25, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Lulzim Basha mbetet me 4 deputetë, të gjithë kërkojnë largimin e tij

Editor by Editor
March 8, 2022
in KRYESORE, POLITIKE
0
“Vretë” veten Lulzim Basha
0
SHARES
298
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ka vazhduar deri pas mesnate mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku për herë të parë në shumicë dërrmuese, të zgjedhurit i kanë kërkuar dorëheqjen Lulzim Bashës.

Të parët që kërkuan që kreu i Partisë të mbante përgjegjësi për zgjedhjet e 6 Marsit ishin nënkryetarët Agron Gjekmarkaj dhe Grida Duma, madje e bënë këtë dhe publikisht jashtë dyerve të blinduara të Partisë Demokratike.

Kësaj thirrje nuk iu bashkuan dy nënkryetarët e tjerë, Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku, të cilët në fakt kanë mbajtur një qëndrim ‘as mish, as peshk’. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se Tabaku nuk ka qenë fare e pranishme në këtë mbledhje, ndërkohë që Alibeaj nuk ka mbajtur aq qëndrim pro Bashës dhe as kundër tij.

Një tjetër që nuk është shprehur është dhe krahu i djathtë i Bashës, Gazment Bardhi, i cili në një prononcim të shkurtër në hyrje të Kuvendit, tha se kjo do të duhet të ishte një kohë reflektimi për PD-në, dhe jo kohë për të bërë analiza.

Gjatë mbledhjes që vazhdoi për afro 4 orë, Basha sërish nuk ka marrë përgjegjësi për humbjen, duke i konsideruar zgjedhjet e 6 Marsit, si një kurth për partinë që drejton, mendim i cili iu mbështet dhe nga deputetët: Orjola Pampuri, Arbi Agalliu, Flamur Hoxha dhe Kreshnik Çollaku.

Faxweb.al sjell të përmbledhur të gjitha qëndrimet që mbajtën deputetët e tjerë, të cilët njëzëri e kanë quajtur një katastrofë renditjen e PD-së si forcë e tretë në 6 Bashki të vendit, ndërkohë që nuk munguan propozimet për të gjetur gjuhën e përbashkët me Berishën, për ribashkimin e të gjithë të djathtës.

Debatet e plota 

Lulzim Basha: 6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosëm para detyrimit për të marrë pjesë në zgjedhje. Nesër mblidhen organet e tjera te partisë.

Ferdinand Xhaferri: Jam më i vjetri dhe me më eksperiencë, s’kam ambicie, por përgjegjësi për PD. Berisha s’është zgjidhje dhe e ka mbyllur me PD-në, por ti na ke fyer kur thua s’kam humbur asnjë garë. Duhet të largohesh si kryetar.

Lulzim Basha: S’kam humbur asnjë garë. I kanë vjedhur.

Dashnor Sula: Cila është zgjidhja kryetar? Se kështu mund të na thuash përsëri. Si i jep zgjidhje? Ke përgjegjësi ti dhe ne. Nuk na beson më asnjë kështu. Nuk e kam parë kurrë PD si lopë për ta mjelë, por përkundrazi kam dhënë shume e s’kam kërkuar për të marrë gjë mbrapsht nga PD. Mandatin se shoh si privilegj absolutisht. Po te deklaroj qe nëse nuk ka zgjidhje ne PD mua mos me konsideroni me për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Ilda Dhori: Duhet të ikësh, duhet të hapet gara në PD. Berisha e ka mbyllur duhet të zgjedhin demokratet cili na bashkon.

Helidon Bushati: Duhet të shkojmë përtej egos. Duhet kongres pajtimi, të bashkohemi! Duhet të gjithë në këtu dhe koleget tanë të ‘Shtëpisë së lirisë’ të kalojmë përtej egove personale për të mirën e PD. T’i hapet rruga zgjedhjeve. Duhet kongres pajtimi me pjesëmarrjen e të dy rrymave ku per te mirën e përgjithshme disa duhet te bejne nje hap prapa.

Emilia Koliqi: Bëj deklaratë dorëheqjeje. Saliu është i ikur. Largohu që të bashkojmë partinë pa Berishën.

Agron Gjekmarkaj: T’i hapet rruga zgjedhjeve. Duhet një kongres pajtimi me pjesëmarrjen e të dy rrymave ku për të mirën e përgjithshme disa duhet të bëjnë një hap prapa. Duhet një komision që do ta çojë PD në zgjedhje. Unë do të mbetem një deputet i thjeshtë.

Lefter Gështenja: Duhet të bëni një hap pas ju i pari pastaj me radhë të gjithë në mënyrë që të bashkohen demokratët në bazë. Nuk mund të vazhdohet me kështu, duhet reflektim i thellë nga të gjithë nga ju i pari, duhet të sakrifikojmë të gjithë që të shpëtojmë PD-në.

Nëse na dhimbset vërtetë PD-ja duhet ta bëjmë sot se nesër do jetë vonë. Ju duhet të bëni një hap pas që të bashkohen demokratët. Sot demokratet janë të ndarë. Drejtuesit e partisë nuk dalin në terren janë larguar nga strukturat e Partisë Demokratike dhe shkojmë vetëm për fushata, nuk mund të vazhdohet kështu.

Selaudin Jakupllari: Duhet të punojmë për bashkim, duhet të reflektosh. Berisha e ka mbyllur me PD por duhet të bashkojmë bazën.

Ramadan Lika: Nuk të kam kërkuar kurrë gjë dhe të kam kthyer Koplikun si fitues, jam gati të dorëzoj mandatin. Duhet zgjidhje. Ti thua se “s’kena humb”, si nuk kena humb, jemi shkatërru. Nuk duhet të dalim pa vendim që këtu.

Kasem Mahmutaj: Duhet një garë e hapur, të gjejmë kush e bashkon nëpërmjet zgjedhjeve! Ne mund të flasim gjithë natën por këtij debati zgjidhje i jep vota!

Grida Duma: Para se të na drejtohesh ne me pyetje, kam unë një pyetje për ty: “A ndjen ti kryetar përgjegjësi morale, personale për këtë humbje?! Lideri në një parti politike është 90% dhe numrat 2, 3 apo 27 çfarëdo të bëjnë nuk e zëvendësojnë dot as përmirësojnë dot liderin. Dëgjova që e nisët fjalën tuaj kryetar duke thënë ose me mua ose këtu do t’ju vijë Sali Berisha.

Sali Berisha duke dashur t’ju mundë ju, mundi Partinë Demokratike. Në këtë garë për shkak të luftës midis Sali Berishës dhe jush humbi Partia Demokratike. Në këtë betejë ne bëmë gjithçka të mos e bënim betejën “Berisha kundër Bashës”, por nuk e evituam dot.

Ju thoni sot ketu “o te jem unë ose këtu do jetë Sali Berisha”, pra o unë, o askush nuk mundet. Ç’ka do të thotë që kulti i individit që po luftojmë është ende më i rrënjosur. Kjo garë u bë “PD kundër PD” dhe kjo nuk është në asnjë moment e pranueshme më. Nëse doni të jeni i sinqertë vertet ju keni humbur shume beteja, dhe nga ky pranim nis zgjidhja.

Nëse doni te jeni i sinqertë bëni pyetjen troç. Ka dy pyetje të mundshme qe mund të na bësh e para: Ju lutem bëhuni me mua të gjithë që unë të mbaj Partine Demokratike se kështu dua unë si individ. Pyetja tjetër është: Si do bëjmë që përtej meje të ngremë Partine Demokratike për vetë Partine Demokratike. Cilën pyetje po na drejtoni të parën apo të dytën?

Elda Hoti: Duhet guxim, kemi turp nga familjarët. Dua të të tregoj realitetin, të kam thënë se gëzoj respekt për ty dhe do të mbështes, por tani po vihet ne diskutim dinjiteti. Nuk të pranojnë zoti Basha. S’është më në dëshirën apo vullnetin tonë!

Oriola Pampuri: Ne e dinim që do dilnim kështu sepse ishin zgjedhje kurth. Normale është të bashkohemi me demokratët në terren. Mos ta kërkojmë përgjegjësinë vetëm te Lulzim Basha. Kemi zgjedhjet e 2023. S’kemi kohë.

Xhelal Mziu: Zoti Basha, zgjedhjet u humbën. Ju keni përgjegjësi dhe duhet të jepni dorëheqje.

Previous Post

VIDEO/ Rusët bombardojnë dy rafineri nafte në Ukrainë

Next Post

‘Vdekje armiqve, do ju qëllojmë si qen të tërbuar!’: Njihuni me gratë që kanë vendosur të luftojnë për Ukrainën

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
EMRI/ Zbulohen 3334 fidanë dhe bimë kanabisi në Lezhë, arrestohet 30-vjeçari! I riu ishte në kërkim për plagosje

EMRI/ Zbulohen 3334 fidanë dhe bimë kanabisi në Lezhë, arrestohet 30-vjeçari! I riu ishte në kërkim për plagosje

May 25, 2025
PAMJET/ Në pritje të Sali Berishës, policia ‘blindon’ SPAK, çfarë po ndodh?!

Në kërkim për rrahjen e Vladimir Bruçit, arrestohet në Shkodër Arlind Kajoshi, u kap nga policia në një banesë të braktisur

May 25, 2025
Pastruesja i vjedh 30 mijë euro pasuri të moshuarës 90-vjeçare që e kishte në kujdestari

Pastruesja i vjedh 30 mijë euro pasuri të moshuarës 90-vjeçare që e kishte në kujdestari

May 25, 2025
“U prehsh në paqe miku dhe udhërrëfyesi im”, Petrit Malaj reagon për ndarjen nga jeta të regjizorit Milkani: Do të mbetesh gjithmonë dritë në ekranin e kujtimeve!

AKTUALITET

EMRI/ Zbulohen 3334 fidanë dhe bimë kanabisi në Lezhë, arrestohet 30-vjeçari! I riu ishte në kërkim për plagosje

by Editor
May 25, 2025
0

Policia, gjatë një operacioni anti-kanabis në Lezhë, ka zbuluar në Malin e Rrencit u evidentua një parcelë me rreth 3334...

Read moreDetails
PAMJET/ Në pritje të Sali Berishës, policia ‘blindon’ SPAK, çfarë po ndodh?!

Në kërkim për rrahjen e Vladimir Bruçit, arrestohet në Shkodër Arlind Kajoshi, u kap nga policia në një banesë të braktisur

May 25, 2025
Pastruesja i vjedh 30 mijë euro pasuri të moshuarës 90-vjeçare që e kishte në kujdestari

Pastruesja i vjedh 30 mijë euro pasuri të moshuarës 90-vjeçare që e kishte në kujdestari

May 25, 2025
“U prehsh në paqe miku dhe udhërrëfyesi im”, Petrit Malaj reagon për ndarjen nga jeta të regjizorit Milkani: Do të mbetesh gjithmonë dritë në ekranin e kujtimeve!

“U prehsh në paqe miku dhe udhërrëfyesi im”, Petrit Malaj reagon për ndarjen nga jeta të regjizorit Milkani: Do të mbetesh gjithmonë dritë në ekranin e kujtimeve!

May 25, 2025
Mbahen sot zgjedhjet parlamentare në Venezuelë/ Votime në një ‘sfond abstenimesh’, arrestimesh të opozitarëve dhe pretendimesh për terrorizëm

Mbahen sot zgjedhjet parlamentare në Venezuelë/ Votime në një ‘sfond abstenimesh’, arrestimesh të opozitarëve dhe pretendimesh për terrorizëm

May 25, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

EMRI/ Zbulohen 3334 fidanë dhe bimë kanabisi në Lezhë, arrestohet 30-vjeçari! I riu ishte në kërkim për plagosje

EMRI/ Zbulohen 3334 fidanë dhe bimë kanabisi në Lezhë, arrestohet 30-vjeçari! I riu ishte në kërkim për plagosje

May 25, 2025
PAMJET/ Në pritje të Sali Berishës, policia ‘blindon’ SPAK, çfarë po ndodh?!

Në kërkim për rrahjen e Vladimir Bruçit, arrestohet në Shkodër Arlind Kajoshi, u kap nga policia në një banesë të braktisur

May 25, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al