Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Policia Rrugore e Tiranës bën bilancin javor/ Arrestohen 27 shoferë, vendosen mbi 7 mijë gjoba

Editor by Editor
March 7, 2022
in KRONIKE, Vendi
0
Policia Rrugore e Tiranës bën bilancin javor/ Arrestohen 27 shoferë, vendosen mbi 7 mijë gjoba
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin javor në lidhje me shkelësit e Kodit Rrugor. Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar 27 shoferë, konkretisht për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, për largim nga vendi i aksidentit apo për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Gjatë javës janë vendosur 7238 masa administrative, janë pezulluar 204 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve: 22 për “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit”, 138 për “Kufizimet e shpejtësisë” dhe 44 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë tërhequr 22 palë targa të modifikuara, që nuk i përkisnin mjetit ose ishin të çrregjistruara në vendet e origjinës. Janë bllokuar 2 mjete, për mungesë dokumentacioni.

Njoftimi:

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e dedikuara, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Kontrollet janë përqendruar në evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, që kryejnë parakalime të gabuara, shkelin semaforin, bëjnë gara shpejtësie, që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, për mosvendosjen e rripit të sigurimit nga drejtuesit e mjeteve, por edhe nga pasagjerët, për sekuestrimin e targave të skaduara apo që i përkasin një mjeti tjetër, si dhe për goditjen e mitëdhënies, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e kryera.

Në këtë kuadër, gjatë javës që lamë pas, nga shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë janë arrestuar dhe proceduar për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, 27 persona, konkretisht për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, për largim nga vendi i aksidentit apo për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Në javën që lamë pas, gjatë kontrolleve parandaluese, janë goditur 5 raste të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të mjetit apo pa vendosur rripin e sigurimit, 5 drejtues mjetesh, të cilët për t’i shpëtuar masës administrative, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar shuma lekësh.

Gjatë javës janë pezulluar 204 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve: 22 për “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit”, 138 për “Kufizimet e shpejtësisë” dhe 44 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë tërhequr 22 palë targa të modifikuara, që nuk i përkisnin mjetit ose ishin të çrregjistruara në vendet e origjinës. Janë bllokuar 2 mjete, për mungesë dokumentacioni.

Janë vendosur 7238 masa administrative, me një mesatare 1034 masa të vendosura në ditë, konkretisht:

– 91 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike; 81 masa për mosrregullim të shpejtësisë/gara shpejtësie; 151 për xhama të zinj; 196 masa për parakalime të gabuara; 1486 masa për përdorim të aparatit të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 509 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit (nga këto 245 për drejtuesit, pasi pasagjerët në mjet nuk kishin vendosur rripin e sigurimit); 65 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; 3052 masa për qëndrim/pushim të gabuar të mjetit; 60 masa administrative për mungesë siguracioni; 1547 masa për shkelje të ndryshme.

Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që kanë zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.
#👮🏻♀👮🏻🚔🚨📵❌🥃

Previous Post

Lufta në Ukrainë/ Rusia shpall Shqipërinë shtet armik!

Next Post

Sot ishte dita për të “hedhur” karrigen LB!

Next Post
Sot ishte dita për të “hedhur” karrigen LB!

Sot ishte dita për të “hedhur” karrigen LB!

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al