Po, në aspketin politik Lulzim Basha ka vrarë veten. Zgjedhjet e 6 Marsit treguan se rruga që ndjek Lulzim Basha duke shkuar nga humbja në humbje, vërtetë i la demokratët në opozitë por tregoi qartë se modeli Basha është një vetvrasje politike. I pari që ka vrarë veten me mjetet politike është Lulzim Basha. Ai deklaroi se nuk ka humbur asnjëherë por në të vërtetë ai nuk ka fituar kurrë. Kjo tregon se Lulzim Basha është një kufomë politike që bën jetë jashtë botës tonë dhe ralitetit të përditshëm.
Lulzim Basha “festoi” humbjen e gjashtë në zgjedhje duke deklaruar për mediat se nuk ka humbur asnjë betejë! Teksa gazetarët u befasuan nga kjo deklaratë qesharake dhe tentuan ta pyesin sërish, Lulzim Basha u zhduk duke u futur te dera pas vetes.
Lulzim Basha i befasoi jo vetëm gazetarët, por të gjithë shqiptarët kur tha se, nuk mban asnjë përgjegjësi për disfatën e 6 marsit. Ai tha se, zgjedhjet ishin një anomali.
“Procesi i 6 marsit ishte një anomali e një anomalie. Anomalia e parë ishin votimet moniste të 30 qershorit. Anomalia e dytë ishin kryebashkiakët me rekorde kriminale.
Shumica dërrmuese e shqiptarëve e ka kuptuar nevojën për një reformë të thellë zgjedhore dhe kjo është arsyeja kryesore pse ndodhemi në atë parlament. Kjo reformë do u japë shqiptarëve një sistem politik përfaqësues. Sot kemi një sistem politik në shërbim të politikanëve.
Me një numër rekord të ulët votuesish ky është fakt që qytetarët e braktisën procesin zgjedhor pasi nuk kishte asnjë garanci shtesë. Republika shqiptare ka arritur në një pikë të papranueshme dhe këtë e tregoi elektorati me mospjesëmarrjen në këto zgjedhje.
PD është vendosur në një sulm të shumëfishtë për nevoja të qytetarëve, jo për nevoja personale. Përgjigja jona është një reformim i thellë”, tha Basha.
Basha u mbrojt disa herë duke thënë se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe se pjesëmarrja ishte vetëm 30 përqind.
Por gazetarët insistuan se ai ishte arsyeja kryesore se përse është kjo pjesëmarrje e ulët.
Pikërisht në këtë moment, Basha i befasoi të pranishmit kur tha se nuk ka humbur asnjë garë.
“Jam përballur me masakra zgjedhore, por unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time. Lufta ime nuk është për fatin tim personal, por për shqiptarët”, tha Basha.
Ai deklaroi disa herë se lufta sapo ka nisur, duke treguar edhe njëherë se mbetet vetëm subjekt memesh dhe asgjë më shumë.
“Unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time! Jam përballur me masakra zgjedhore, por unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time. Lufta ime nuk është për fatin tim personal, por për shqiptarët”, tha Lulzim Basha.
Gjatë deklaratës së tij, Basha u bë qesharak duke insistuar se përqindja e ulët në votime ishte një lajm i mirë për të. Madje gati sa nuk e tha me zë se ata që nuk votojnë, janë mbështetësit e tij.
Kjo deklaratë erdhi pasi Lulzim Basha e katandisi PD-në në forcë të tretë politike në vend.
Në disa bashki si ajo e Vorës, ai mezi siguroi vota sa për një këshilltar.
Ndërkohë në Shkodër, kandidati i tij kishte kuti votimi ku nuk kishte marrë asnjë votë, ose vetëm një votë.