Luli zgjohet si zakonisht në oren 11:00 dhe pasi kryen nevojat në banjo, pa larë duart shkon i hutuar drejtë tavolinës për të ngrënë mëngjes. Fytyra e bardhë që e trajton çdo fundjavë më krem panxhari dhe copa kastraveci, i ishte nxirë nga ëndrra e keqe që kishte parë.
Ashtu i nxirrë dhe pa oreks ulet pranë kunatit, i hedh një sy mëngjesit që kishte përgatitur vjehrra, kërkon gotën e qumështit dhe e pi përnjëherë. Pi edhe gotën e dytë me qumësht përsëri me shpejtësi si të kishte ndonjë urgjencë. Kjo sjellje e Lulit i ra në sy kunatit.
Kunati: Ç’ke mo që je kështu sikur po të thërret Prokuroria belge, je nxirë më keq se sera që ke vjedhur tek rruga kombit.
Luli pasi pi gotën me lëng portokalli: Më mirë të më kishte thirrur prokuroria belge, se jam mësuar dhe nuk më bën përshtypje por kam parë një ëndërr shumë të keqe.
Kunati: Ça ëndrre mor budall?- E pe pasi të kishte dal dielli në dritare nga ora 9:00 apo në mes natë.
Luli ngul pirunin tek salçiçja me vezë, e kullufit dhe përgjigjet: As vet nuk e mbaj mend kur e pashë por ishte ëndërr e tmerrshme.
Kunati: Na e thuaj pra se më ngrive gjakun, se mos ka filluar Prokuroria të hetoj për investimin tonë që do bëjmë tek porti Durrësit. Se të gjitha lekët i kam hedhur atje. Jemi 50 me 50 me Ramën.
Luli: Po jo mor çfarë porti, është shumë e tmerrshme të thashë.
Kunati: Na e thuaj pra…..
Luli: Dje gjithë ditës duke ngrënë mjaltë me arra në zyrën që e kam të blinduar nga çdo anë, po ndiqja zhvillimet në Urkainë. Po dëgjoja ngjarjet hap as hapi, deklaratat, bilancet dhe humbjet e Putinit… dëgjova dhe një lajm ku Putini i jepte urdhër oficerëve që të qendronin në gadishmëri për armët bërthamore. Sapo dëgjova këtë lajm, u tremba.
Kunati: Po ça lidhje ka kjo me ne?!
Luli: Ka, si nuk ka!
Kunati: Na e thuaj pra, se na çave trapin.
Luli gati për të qarë tregon: Pashë në ëndërr sikur Putini gjuajti me ardhmë bërthamore vilat tona që rrimë dhe vilat tek Gjiri Lalzit. Bomda që ra mbi çati i kishte shkatërruar të gjitha. Komodinën ku mbajmë ato 5 kg florinj që solla nga Kosova, ishte shkrirë. Pikturat që i kemi marr në Milano nga 200 mijë euro copa, dhe ato ishin bërë copa-copa.
Kunati: Po kasaforta me 5 milion euro që kisha marr kur bëm listat për deputet, edhe ajo ishte shkatërruar, pyet kunati i merakosur?
Luli: Edhe kasaforta kishte marr goditje, eurot po digjeshin. 500 euroshet digjeshin më shpejtë se 50shet.
Kunati: Shyqyr që nuk na goditi vilën që kemi në Qerret se ato kemi lekët që kemi marr nga unaza.
Luli: Jo, Jo, atje nuk sulmoi.
Kunati: Epo shumë mirë, vaja mos u mërzit. Vilat na i jep Zamiri përsëri. Mos qaj për 5 milion eurot se vitin tjetër kemi zgjedhjet lokale dhe do i bëjmë lekët.
Luli çohet nga tavolina për t’u nisur për zyrë dhe pyët nga meraku kunatin: Po sikur të na sulmoj sonte Putini vilën në Qerret?!
Kunati: Sonte mos fli gjumë që të paktën të shpëtojmë vilën e Qerretit.
Luli: Më mirë po fle në zyrë se atje shikoj ëndrra me kryeministër dhe me tendera.
Kunati: Çohu tani dhe shiko të bësh ndonjë lek, lëre kryeministrin se deri në 2030 është i zënë i ai vend.
Luli pa dhënë përgjigje çohet dhe mendon se në cilin kolltun do shkoj të flejë në zyrë.