Monday, May 12, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Sport

Odiseja e pabesueshme e volejbollistit; vodhi mini-busin e klubit për të shpëtuar nga katrahura ukrainase

Editor by Editor
March 2, 2022
in Sport, Vendi
0
Odiseja e pabesueshme e volejbollistit; vodhi mini-busin e klubit për të shpëtuar nga katrahura ukrainase
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Volejbollistin malazez Rajko Strugar e gjeti fillimi i luftës në Poltava, një qytet i vendosur në rrugën midis Kievit dhe Kharkovit, si pjesëtar i klubit Reshetilovka. Sot, Strugari ndodhet në Budva me familjen e tij dhe i sigurt. Ai rrëfen dramën, së cilës fatmirësisht i mbijetoi, duke shpëtuar nga tmerri që përfshiu Ukrainën.

Dy ditë më parë, malazezi arriti të dilte jashtë Ukrainës, duke drejtuar një minibus të vjedhur të klubit përgjatë rrugëve deri në kufi. Volejbollisti ishte i pushtuar nga frika se çfarë po ndodhte me babain e tij, i cili hyri në Ukrainë për ta ndihmuar djalin të shpëtonte nga lufta. Kjo është historia e tij.

“Gjithçka ishte normale në Poltava, jeta po shkonte normalisht, ne stërviteshim dhe luanim. Dihej, sigurisht, se diçka po ndodhte, por flitej sporadikisht nëpër kafene se Putini tha këtë, Putin tha atë. Megjithatë, askush nuk e besonte atë që po vinte. Isha në Mal të Zi dhjetë ditë para fillimit të luftës për të zgjatur vizën time të qëndrimit në Ukrainë dhe u ktheva…”, – tha Strugar për “Vijesti”.

Papritmas u krijua kaosi…

Ne të tre, volejbollistët e huaj të klubit, u vendosëm në bunker, në fakt në bodrum. Kërkuam ndihmë nga menaxheri i klubit për të ikur jashtë vendit, biseduam me të, por morëm përgjigje shumë të paqarta: si po shkoni, ku po shkoni, ndoshta rrugët janë mbyllur… Ne donim të paguanim sa aq sa duhet që të mos pengoheshim, por asgjë, nuk gjetëm mirëkuptim.

Më pas i lindi një ide e “çmendur”…

Para pallatit ka qenë i parkuar një minibus i klubit, pa u ndezur 4-5 ditë, askush nuk e kishte përdorur. Gjatë dy mbrëmjeve në bodrum bëra një hartë rrugore, i thashë shokut tim bjellorus, Kirill Krsnevski: Unë do të largohem me minibus, me ose pa ty, dhe nuk e kthej kokën pas. Ai u shpreh skeptik, por të shtunën herët në mëngjes, kur u zgjova, ishte tashmë gati. Ne ndezëm makinën dhe u nisëm”.

Dy orë më vonë, teksa po ecnin drejt kufirit me Moldavinë, duke mos ditur se çfarë i priste rrugës, morën një mesazh se ishin denoncuar për vjedhjen e një minibusi…

Njerëzit e klubit e panë se nuk ishte automjeti dhe përhapën lajmin në rrjetet sociale, me fotot tona, se vodhëm një minibus. Iu luteshin të gjithëve atyre që na shihnin të na ndalonin. Në të njëjtën kohë na denoncuan në polici. E di që ajo që bëra mund të interpretohet kështu e ashtu, por kjo ishte e vetmja zgjidhje në atë moment, sepse nuk kisha zgjidhje tjetër, përveçse të prisja diçka, dikë… Nuk kishte kohë për të pritur, por për veprim. Poltava është në autostradën që të çon nga Kharkovi në Kiev, për fat të keq, dihet mirë se çfarë betejash po zhvillohen rreth atyre qyteteve dhe sa e rëndësishme është rruga midis tyre. Gjithashtu, klubi ka më shumë vetura dhe minibusin nuk e kishte përdorur askush prej ditësh”.

Me policinë “pas qafës” dhe duke udhëtuar drejt së panjohurës, Strugari dhe shoku i tij i skuadrës mundën të shihnin tmerret e luftës…

E kisha gati një rrugë, por hasëm pengesa; dy ura të shkatërruara, barrikada… Na u desh të ecnim në rrugët përreth, rurale, dëgjuam avionë që fluturonin sipër. Kishte shpërthime pranë Poltava gjatë gjithë kohës. Na kanë telefonuar njerëz nga klubi, nuk jemi përgjigjur, por kemi pasur edhe stres shtesë për këtë.

Ata iu afruan kufirit, pasi kaluan disa postblloqe dhe u ndaluan nga policia rreth 200 kilometra larg vijës së finishit…

Sapo kontrollori u largua me dokumentet tona, e kuptova se kishte një problem. Kur u kthye, na tha se duhej të largoheshim nga minibusi, sepse morën një denoncim për vjedhje të automjetit. U treguam të sjellshëm, e kishim të qartë se në çfarë situate ishim, por nuk kishim zgjidhje.

Ata qëndruan në pikën e kontrollit për dy orë, me ndihmën e policisë, duke u përpjekur të gjenin transport për në pikën kufitare Gojanul-Nou Platonovo…

Në fund na mori me makinë një çift i moshuar nga Moldavia, i cili kaloi pikërisht në atë pikë kufitare.

Megjithatë, teksa kaloi fazën e fundit të udhëtimit, dëgjoi se babai i tij, Vladimiri, kishte hyrë në Ukrainë për të…

Ditën që filloi lufta, ai u largua nga Mali i Zi, mbërriti në Moldavi për të më pritur diku. Ishim në kontakt, ramë dakord se ku të takoheshim, por kur i thashë që mbeta pa automjet, ai vendosi të vinte tek unë. Babai hyri në Ukrainë, ndërsa unë po ikja nga Ukraina. U takuam rreth 50 kilometra larg kufirit në territorin ukrainas. Unë dhe shoku im i skuadrës ndërruam automjetin e tretë dhe më në fund arritëm në zonën e sigurt. Ndoshta në momentin e fundit, sepse kam dëgjuar se pika kufitare është varrosur nga bombardimet.

Në kufi e priste konsulli i nderit i Malit të Zi në Moldavi, Andrej Stratan…

“Kam qenë në komunikim me të, ka bërë gjithçka ka mundur. Ai ishte me ne në Kishinau, na siguroi një hotel, na nxori për darkë. Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me Goran Poleksiq, ambasador në Rumani, Nikolina Karanikiq nga Ministria e Punëve të Jashtme, si dhe me Ivan, mbiemrin nuk e mbaj mend, ose ndoshta nuk e kam pyetur kurrë për mbiemrin dhe kërkoj falje për këtë, nga ambasada jonë në Kiev, e cila, pavarësisht gjithçkaje që po ndodhte atje, u përpoq të më ndihmonte, u interesua. Faleminderit për ndihmën tuaj, për kujdesin tuaj, ata bënë gjithçka që mundën.

Po bashkëlojtari dhe shoku i tij Kiril Krsnevski…

Ai kapi një aeroplan në Bukuresht, u nis drejt Francës. Ka disa shanse për të gjetur një klub të ri menjëherë. Unë do të stërvitem në Budva, do të shohim gjithçka… Më e rëndësishmja është se makthi i luftës për mua ka mbaruar”.

Previous Post

FOTO/ A ekziston vërtet “Fantazma e Kievit” që rrëzoi gjashtë avionë rus? Analiza e fakteve

Next Post

Fiton bindshëm Premtim Kryemadhi, Sali Berisha mbyll fushatën në Dibër

Next Post
Fiton bindshëm Premtim Kryemadhi, Sali Berisha mbyll fushatën në Dibër

Fiton bindshëm Premtim Kryemadhi, Sali Berisha mbyll fushatën në Dibër

Nga personat e armatosur pranë QV-ve te udhëzimet për votën nga “komisionerët”/ Deklarata e vëzhguesve të zgjedhjeve: Ja seria e shkeljeve gjatë procesit
AKTUALITET

Nga personat e armatosur pranë QV-ve te udhëzimet për votën nga “komisionerët”/ Deklarata e vëzhguesve të zgjedhjeve: Ja seria e shkeljeve gjatë procesit

by Editor
May 12, 2025
0

TIRANA- Komiteti i Helsinkit dhe Instituti i Studimeve Politike kanë dalë paraditen e sotme me një deklaratë sa i takon vëzhgimive...

Read moreDetails
Numërohen 182 kuti në Shkodër, PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4. Sa vota i duhen Doshit

Numërohen 182 kuti në Shkodër, PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4. Sa vota i duhen Doshit

May 12, 2025
Përfundon numërimi në Has, fiton PD-ASHM me 3,547 vota

Përfundon numërimi në Has, fiton PD-ASHM me 3,547 vota

May 12, 2025
Numërohen 35% e votave në rang vendi, kush janë dy dhe të vetmet qarqe blu në hartën zgjedhore

Numërohen 35% e votave në rang vendi, kush janë dy dhe të vetmet qarqe blu në hartën zgjedhore

May 12, 2025
Del rezultati zyrtarë i votimit në bashkinë Vorë, cila parti kryeson

Del rezultati zyrtarë i votimit në bashkinë Vorë, cila parti kryeson

May 12, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nga personat e armatosur pranë QV-ve te udhëzimet për votën nga “komisionerët”/ Deklarata e vëzhguesve të zgjedhjeve: Ja seria e shkeljeve gjatë procesit

Nga personat e armatosur pranë QV-ve te udhëzimet për votën nga “komisionerët”/ Deklarata e vëzhguesve të zgjedhjeve: Ja seria e shkeljeve gjatë procesit

May 12, 2025
Numërohen 182 kuti në Shkodër, PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4. Sa vota i duhen Doshit

Numërohen 182 kuti në Shkodër, PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4. Sa vota i duhen Doshit

May 12, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al