Një 21 vjeçar i arrestuar nga policia pritet të dalë përpara gjykatës për akuzën e abuzimit të një të miture që e njohu në platformën Snapchat. Bazuar në humbjen në banesë të gati 1 milionë lekëve , e ëma e vajzës kërkoi nga prokurorët gjetjen e autorëve. Gruaja me inicialet M.S përmendi se herë pas herë ajo konstatonte humbjen e parave ku dhe zbuloi se hajduti ishte e bija.
Por e mitura është pyetur për shkaqet ajo u tha psikologëve se shantazhohej nga ish i dashuri. “E njoha në snapchat dhe u lidha nga frika,” – thotë fëmija në dosje, ‘dhe për shkak se ai më beri foto me urdhëronte që të izolohesha nga të gjithë në të kundërt do t’i publikonte. Sipas dëshmisë së administruar e mitura u nda mbas abuzimit por kërcënimet kanë vazhduar me kërkesa të tjera.
Doklea Hadërgjonaj, psikologe: Të kontaktojnë me kompanitë me të cilat kanë lidhur internetin dhe të kërkojnë bllokimin e faqeve me adultë. Të dhënat e prokurorisë konfirmojnë se hetimet për abuzimet e fëmijëve në rrjet janë rritur në masen 30 përqind./topchannel

