Wednesday, July 2, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Skandali me 15 mln euro në Porto Romano, SPAK nuk heton kompaninë e Lulzim Bashës prej dy vitesh

Editor by Editor
February 28, 2022
in KRONIKE, Vendi
0
Skandali me 15 mln euro në Porto Romano, SPAK nuk heton kompaninë e Lulzim Bashës prej dy vitesh
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Boldnews.al

Komisioni Hetimor Parlamentar pritet t’i ngarkojë SPAK-ut detyrën për të thelluar hetimin e ndërlikuar mbi inceneratorët, ndërkohë që prokurorët specialë nuk po i japin zgjidhje një çështjeje shumë më të thjeshtë, atë të tenderit 15 milionë euro për shndërrimin e landfillit të Porto Romanos në Eko-Park.

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) njoftoi, në Shkurt 2020, nisjen e hetimeve për tenderin e zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Mbetjeve për mbylljen e vend-depozitimit të mbeturinave në Durrës, pas një investigimi të realizuar nga “Boldnews.al”.

Dy vjet pas regjistrimit të procedimit penal, SPAK ende nuk ka dalë në një konkluzion, megjithëse hetimi bazohej thjesht dhe vetëm në tre-katër dokumenta, për të cilët redaksia ngriti menjëherë dyshimin se ishin hartuar për të pilotuar tenderin 15 milionë euro në duart e atij që konsiderohet si “klani i inceneratorëve”.

Në 19 Tetor 2019, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Mbetjeve Urbane (AKUM), e drejtuar në atë kohë nga deputeti i sotëm socialist, Alqi Bllako, shpall tenderin e hapur për kthimin e Porto Romanos në Eko-Park, me vlerë 16 miliardë lekë të vjetra pa TVSH.

Tenderi duhej të mbyllej në 19 Nëntor, por nuk ndodhi kështu.

Në 16 Dhjetor 2019, njoftohet anulimi i tenderit, pasi fondet do të përdoreshin për pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit të atij viti.

Vetëm pak ditë më vonë, e konkretisht në 27 Dhjetor 2019, Agjencia e Mbetjeve nën drejtimin e Bllakos, njofton se kishte lidhur kontratën 15 milionë euro me bashkimin e operatorëve “De Mare” srl” dhe “Victoria Invest”.

Pra, duket se paratë ishin gjetur.

Por, ndryshe nga herën e parë, kësaj radhe Bllako kishte zgjedhur të përdorte procedurën pa garë, atë të “negocimit pa shpallje”.

Bllako e justifikoi këtë procedurë me emergjencën e shpallur pas tërmetit, megjithëse në landfillin e Porto Romanos, përveç plehrave, nuk kishte asgjë tjetër.

Bazuar në këtë procedurë pa garë, AKUM i dërgoi ftesë për pjesëmarrje në tender kompanisë “De Mare”, e cila kishte punuar si nënkontraktor i landfillëve të dhënë me koncension Klodian Zotos, kompaninë “ITS” të vetë Zotos, si edhe “Victoria Invest”.

“De Mare” srl dhe “Victoria Invest” u bashkuan dhe fituan tenderin 15 milionë euro, në një garë në dukje “fiktive” përballë “Integrated Technology Service” të Klodian Zotos.

akum1
akum2
akum3
akum4
Previous Post

DETAJET/ Heroinë në banesë, dhunë ndaj vajzës dhe shkelje e rregullave rrugore! Bien në pranga 7 persona

Next Post

Hakohet faqja e agjencisë shtetërore të lajmeve në Rusi/ Shpërndahen mesazhe Putin po na detyron të gënjejmë!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Akuzohet si pjesë e grupit kriminal të Suel Çelës, Apeli i GJKKO-së lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

July 2, 2025
Yacht-i i Korrupsionit! Si ish-drejtori legalizimeve Mariel Murati legalizoi pa leje hotelin luksoz në zemër të Sarandës

Vengu i jep pa garë tenderin e sigurisë kombëtare bosit të trafikut

Bypass-i i Vlorës i papërfunduar, duhen 13MLN € shtesë

AKTUALITET

by Editor
July 2, 2025
0

TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka marrë vendimin për të lënë në qeli ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu. Ish-gjyqtarja kishte bërë ankimimin e radhës të...

Read moreDetails
Yacht-i i Korrupsionit! Si ish-drejtori legalizimeve Mariel Murati legalizoi pa leje hotelin luksoz në zemër të Sarandës

Yacht-i i Korrupsionit! Si ish-drejtori legalizimeve Mariel Murati legalizoi pa leje hotelin luksoz në zemër të Sarandës

July 2, 2025
Vengu i jep pa garë tenderin e sigurisë kombëtare bosit të trafikut

Vengu i jep pa garë tenderin e sigurisë kombëtare bosit të trafikut

July 2, 2025
Bypass-i i Vlorës i papërfunduar, duhen 13MLN € shtesë

Bypass-i i Vlorës i papërfunduar, duhen 13MLN € shtesë

July 2, 2025
Habit Musk me postimin e fundit! Tenton të ulë tensionet me Trump, vlerëson presidentin amerikan: Ai ka zgjidhur shumë konflikte serioze në të gjithë botën!

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Akuzohet si pjesë e grupit kriminal të Suel Çelës, Apeli i GJKKO-së lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

Akuzohet si pjesë e grupit kriminal të Suel Çelës, Apeli i GJKKO-së lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

July 2, 2025
Yacht-i i Korrupsionit! Si ish-drejtori legalizimeve Mariel Murati legalizoi pa leje hotelin luksoz në zemër të Sarandës

Yacht-i i Korrupsionit! Si ish-drejtori legalizimeve Mariel Murati legalizoi pa leje hotelin luksoz në zemër të Sarandës

July 2, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al