Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

EMRAT/ Mashtronin të huaj për të investuar në “Forex”, arrestohen 3 punonjës në një ‘call-center’

Editor by Editor
February 25, 2022
in KRONIKE, Vendi
0
EMRAT/ Mashtronin të huaj për të investuar në “Forex”, arrestohen 3 punonjës në një ‘call-center’
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 punonjës të një “call-centeri”, nën akuzë se kanë mashtruar shtetas të huaj për të investuar në “Forex”.

Sipas njoftimit, të arrestuarit janë Gjok Rrika, Gledis Myrta dhe Renaldo Metaj.
Të tre shtetasit janë kapur në flagrancë, teksa punonion në një call center në rrugën “Sulejman Delvina. Për të fshehur gjurmët ata kanë fikur serverin kryesor, ndërkohë efektivët kanë sekuestruar katër kompjutera, aparate celulare dhe lista me të dhënat e personave që dyshohen se janë mashtruar nga tre të rinjtë e arrestuar.

Ndërkohë, vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj skeme mashtrimi.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Fraud”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Vihen në pranga 3 shtetas, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Sekuestrohen katër njësi kompjuterike dhe aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Fraud”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Gj. Rr., 27 vjeç, R. M., 30 vjeç, banues në Tiranë;

– G. M., 26 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, duke qenë të punësuar në një call center në rrugën “Sulejman Delvina”, prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe i mashtronin shtetasit e huaj, që të investonin në Forex.

Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, këta shtetas, për të penguar zbulimin e kësaj veprimtarie kriminale, kanë fikur serverin kryesor, me qëllim që të fshihnin të dhënat.

Në vijim të operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër njësi kompjuterike, aparate celulare dhe lista me të dhënat e personave që dyshohen se janë mashtruar nga tre të rinjtë e arrestuar.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Previous Post

Kundërzbulimi ukrainas mëson planin e Putin: Merren ndërtesat qeveritare, vendi ndahet në dy pjesë si Gjermania

Next Post

Zyrtare/ Finalja e Ligës së Kampioneve hiqet nga Rusia, ja stadiumi ku do të luhet

Next Post
Zyrtare/ Finalja e Ligës së Kampioneve hiqet nga Rusia, ja stadiumi ku do të luhet

Zyrtare/ Finalja e Ligës së Kampioneve hiqet nga Rusia, ja stadiumi ku do të luhet

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al