Thursday, May 15, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Skenari si në filma/ Rrëfimi i punonjëses së bankës që do grabitej: Pllaka ishte hequr nga dyshemeja, vëreja 6 vrima dhe…

Editor by Editor
February 24, 2022
in KRONIKE, Vendi
0
Skenari si në filma/ Rrëfimi i punonjëses së bankës që do grabitej: Pllaka ishte hequr nga dyshemeja, vëreja 6 vrima dhe…
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Plani i grabitësve për vjedhjen e një banke të nivelit të dytë është zbuluar nga vetë punonjësit e bankës të cilët kanë sinjalizuar policinë. Gjatë ditëve të fundit, punëtorët e bankës kanë pikasur orendi dhe sende të rrëzuara në tokë dhe të thyera. Këto dyshime kanë bërë që policia të nisë verifikimet paraprake, çka më pas zbuloi dhe planin e grabitësve. Punonjësit e bankës janë marrë në pyetje dhe kanë treguar dhe mbi zhurmat që vinin nga gërmimet në tunelin, nëpërmjet të cilit po tentonin të kryenin grabitjen në Bulevardin “Zogu I”.

Rrëfimi
“Punën e hap bashkë me një koleg tjetër”, – e nis rrëfimin e saj një nga punonjëset e bankës, e cila ishte planifikuar të grabitej në mes të Tiranës dhe që falë saj u dekonspirua gjithçka.

Banka, që ka një kontratë me një shoqëri për ruajtjen fizike, gjendet në fillim të bulevardit “Zogu i Parë” dhe është e nivelit të dytë. Punonjësja e mbylli bankën në orën 18:20 pasdite dhe së bashku me kolegët, nuk konstatoi asnjë problematikë. Fundjava ishte përpara dhe të hënën ajo u paraqit në detyrë në orën 8:20.

“Hapa bankën dhe pas meje hyri kolegu dhe punonjësit me radhë”, – mësohet të ketë dëshmuar për policinë njëra nga punonjëset e bankës, në një dosje hetimore që po hetohet nga Drejtoria Vendore e Tiranës, e cila për shkak të rëndësisë së madhe, iu hoq nga duart komisariatit që mbulonte zonën dhe i kaloi qendrës.

Pllaka e rrëzuar në dysheme

“Hapa ambientet e thesarit të degës së bashku me kolegun dhe në orën 9:20 zbrita në kuzhinë për të marrë një gotë ujë. Duke ecur në korridor ktheva kokën rastësisht nga arshiva dhe aty pashë një pllakë të thyer. U afrova dhe pashë se pllaka ishte hequr nga dyshemeja”.

Punonjësja thotë se hapi dritën e telefonit për të parë më mirë dhe aty ka parë e vërejtur gjashtë vrima që ishin më të mëdha se madhësia e një stilolapsi.

Burimet policore të Gazetasi.al thanë ekskluzivisht se punonjësja menjëherë ka thirrur kolegun që është përgjegjës i sigurisë dhe së bashku me një tjetër që është përgjegjës, kanë zbritur për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur në arshivën e bankës.

“Menjëherë njoftuam departamentin e sigurisë”, – thotë gruaja dëshmitare në këtë hetim, e cila shpjegon se përpara këtij konstatimi në datën 18 shkurt, në thesarin e bankës ishin dorëzuar vlera monetare të konsiderueshme. “Nuk kam informacion se çfarë shumash ishin, sepse këtë e di vetëm thesari qendror”, – tregon ajo.

Gazetasi.al, u interesua pranë bankës në fjalë me burimet konfidenciale dhe mësoi se në arshivën e bankës, hyn kushdo nga punonjësit dhe se lëvizjet në këtë ambient nuk ishin të limituara për stafin.

Burimet tregojnë se pas alarmit, për situatën është njoftuar me e-mail edhe drejtori i sigurisë në Policinë e Shtetit.
Por se kush e hap kasafortën e bankës, sipas hetimit del se ajo kontrollohet dhe hapet vetëm nga punonjës të autorizuar, ndërkohë që ende nuk është zbuluar se me cilat ambiente të jashtme lidhet arshiva e bankës prej nga ku grabitësit kishin planifikuar të hynin.

Çfarë gjeti policia?

Në një bisedë me Gazetasi.al, bëhet me dije ekskluzivisht se policia gjeti në tunelin e nëndheshëm mjete të rëndësishme si prova për hetimin. Mes tyre, doreza sintetike me mbishkrimin “Muça”, gota plastike të vlefshme për analiza ADN-je, llamba të shumta ndriçimi, xhupa me mbishkrimin “Bangladeshi”, këpucë të dëmtuara.

Veç kësaj u gjetën edhe mjete të përdorura prej grabitësve që dyshohet se kishin gati një muaj që po hapnin tunelin për të hyrë në bankë, si gur freksibël me mbishkrimin “Total”, gërshërë metalike, kaçavida, trapano, një kaçavidë me dorezë plastike me flamur amerikan dhe shumë mjete të tera për gërmimin dhe krijimin e vakumit.

Policia i tha Gazetasi.al, se grabitësit, pasi kanë thyer betonin e tunelit të nëndheshëm, kanë gërmuar gati 4 metra dhe që e kanë transportuar brenda tunelit. Ky drejtim, sipas njërit prej oficerëve të hetimit të krimeve të rënda, kishte vetëm një drejtim, arshivën e bankës, prej nga ku ishte planifikuar të kryhej grabitja e institucionit bankar.

Marrë nga Gazeta Si

Previous Post

“Opsioni bërthamor”, cila është lëvizja që liderët botërorë po mendojnë të ndërmarrin “eleminimi” i Rusisë nga…

Next Post

LAJM I FUNDIT/ Ukraina në errësirë! Autoritetet urdhërojnë fikjen e dritave: Mos dilni nga shtëpia!

Next Post
LAJM I FUNDIT/ Ukraina në errësirë! Autoritetet urdhërojnë fikjen e dritave: Mos dilni nga shtëpia!

LAJM I FUNDIT/ Ukraina në errësirë! Autoritetet urdhërojnë fikjen e dritave: Mos dilni nga shtëpia!

Bisedimet Ukrainë-Rusi/ Rubio: Duam progres brenda ditësh
AKTUALITET

Bisedimet Ukrainë-Rusi/ Rubio: Duam progres brenda ditësh

by Editor
May 15, 2025
0

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka deklaruar nga Antalia e Turqisë, ku po merr pjesë në bisedimet e NATO-s,...

Read moreDetails
“Lufta” për mandatin e 13 të PD në Tiranë/ Thellohet diferenca, Tabaku siguron 1000 vota më shumë se Alimehmeti

“Lufta” për mandatin e 13 të PD në Tiranë/ Thellohet diferenca, Tabaku siguron 1000 vota më shumë se Alimehmeti

May 15, 2025
“Kristian mos luaj me dy porta”, gazetarja: SPAK ka sekuestruar edhe telefonin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës

“Kristian mos luaj me dy porta”, gazetarja: SPAK ka sekuestruar edhe telefonin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës

May 15, 2025
Samiti i Komunitet Politik Evropian, kush janë liderët që vijnë nesër në Tiranë

Samiti i Komunitet Politik Evropian, kush janë liderët që vijnë nesër në Tiranë

May 15, 2025
Aksident në Meksikë, raportohet se kanë ndërruar jetë të paktën 20 persona

Aksident në Meksikë, raportohet se kanë ndërruar jetë të paktën 20 persona

May 15, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bisedimet Ukrainë-Rusi/ Rubio: Duam progres brenda ditësh

Bisedimet Ukrainë-Rusi/ Rubio: Duam progres brenda ditësh

May 15, 2025
“Lufta” për mandatin e 13 të PD në Tiranë/ Thellohet diferenca, Tabaku siguron 1000 vota më shumë se Alimehmeti

“Lufta” për mandatin e 13 të PD në Tiranë/ Thellohet diferenca, Tabaku siguron 1000 vota më shumë se Alimehmeti

May 15, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al