Monday, December 29, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Biden: Rusia do të mbahet përgjegjëse për sulmin e paramenduar rus ndaj Ukrainës

Editor by Editor
February 24, 2022
in BOTË, Vendi
0
Biden: Rusia do të mbahet përgjegjëse për sulmin e paramenduar rus ndaj Ukrainës
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Joe Biden e quajti sulmin rus ndaj Ukrainës “të paprovokuar dhe të pajustifikuar”. Shtetet e Bashkuara pritet të deklarojnë sanksione të ashpra shtesë ndaj Moskës dhe zoti Biden do t’u drejtohet së shpejti amerikanëve lidhur me sulmin rus.

Presidenti Biden pati bisedime me homologët e tij të Grupit të Shtatëshes të enjten në mëngjes për të koordinuar sanksione më të ashpra kundër Rusisë, pas fillimit të sulmit rus.

Më herët zoti Biden, mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit.

Me anë të një deklarate, ai e quajti sulmin rus, “të paprovokuar dhe të pajustifikuar”.

“Presidenti Putin ka zgjedhur një luftë të paramenduar që do të sjellë një humbje jetësh dhe vuajtje njerëzore katastrofike. Rusia është përgjegjësja e vetme për vdekjen dhe shkatërrimin që do të sjellë ky sulm, dhe Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e tyre do të përgjigjen të bashkuar dhe në mënyrë vendimtare. Bota do ta mbajë Rusinë përgjegjëse”, tha zoti Biden.

Presidenti Biden do t’u drejtohet amerikanëve lidhur me situatën dhe sanksionet që Shtetet e Bashkuara do të imponojnë ndaj Moskës për atë që ai e quajti “akt të panevojshëm agresioni kundër Ukrainës dhe paqes dhe sigurisë globale”.

Ai tha se Uashingtoni do të koordinohet gjithashtu me aleatët e NATO-s “për të siguruar një përgjigje të fortë dhe të bashkuar që frenon çdo agresion kundër aleancës.”

Sot një zyrtar i lartë i Pentagonit, se Rusia “ka çdo synim të përmbysë qeverinë ukrainase”.

Në një takim të Këshillit të Sigurimit kërkuar nga Ukraina mbrëmë, ambasadorja amerikane Linda Thomas-Greenfield foli për situatën e rëndë.

“Ky është një moment i rrezikshëm dhe ne jemi këtu për një arsye dhe një arsye të vetme: t’i kërkojmë Rusisë të ndalet, të kthehet brenda kufijve të saj. Kthejini trupat, tanket dhe aeroplanët përsëri në kazermat dhe hangarët e tyre”, tha ajo.

Po mbrëmë vonë Presidenti Biden foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy të cilit i premtoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ofrojnë “mbështetje dhe ndihmë për Ukrainën dhe popullin ukrainas”./VOA

Previous Post

Nisin protesta në Moskë kundër luftës në Ukrainë

Next Post

Anglia shpall paketën që do të trondisë Putinin

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Trump priti Zelenskyn në Mar-a-Lago: Takim i suksesshëm dhe shpresë për përfundimin e luftës. Presidenti ukrainas: Arritëm marrëveshje për 90% të planit me 20 pika.

December 28, 2025
Prodhimi i armëve në Kosovë: Kurtit njofton ndërtimin e fabrikës në Gjakovë

“Rezultati na jep mundësinë të avancojmë pa vonesa”, thotë Albin Kurti pas triumfit në zgjedhje: Do të diskutoj së pari me Vjosa Osmanin për Presidentin.

December 28, 2025
“Dështova ta çoj partinë në destinacionin e duhur”/ Kryetari i LDK-së, Abdixhiku, reagon pas humbjes: Do të thërras Kuvendin për të shqyrtuar përgjegjësitë e mia.

Video/ "Hapni derën, na jepni ujë", përplasje mes qytetarëve të Vlorës dhe policisë në tentativën për të hyrë në teatër.

Video/ “Hapni derën, na jepni ujë”, përplasje mes qytetarëve të Vlorës dhe policisë në tentativën për të hyrë në teatër.

KRYESORE

by timoni.al
December 28, 2025
0

Presidenti Donald Trump priti në rezidencën e tij në Florida presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për një takim që zgjati më...

Read moreDetails
Prodhimi i armëve në Kosovë: Kurtit njofton ndërtimin e fabrikës në Gjakovë

“Rezultati na jep mundësinë të avancojmë pa vonesa”, thotë Albin Kurti pas triumfit në zgjedhje: Do të diskutoj së pari me Vjosa Osmanin për Presidentin.

December 28, 2025
“Dështova ta çoj partinë në destinacionin e duhur”/ Kryetari i LDK-së, Abdixhiku, reagon pas humbjes: Do të thërras Kuvendin për të shqyrtuar përgjegjësitë e mia.

“Dështova ta çoj partinë në destinacionin e duhur”/ Kryetari i LDK-së, Abdixhiku, reagon pas humbjes: Do të thërras Kuvendin për të shqyrtuar përgjegjësitë e mia.

December 28, 2025
Video/ "Hapni derën, na jepni ujë", përplasje mes qytetarëve të Vlorës dhe policisë në tentativën për të hyrë në teatër.

Video/ “Hapni derën, na jepni ujë”, përplasje mes qytetarëve të Vlorës dhe policisë në tentativën për të hyrë në teatër.

December 28, 2025
Ngjarjet në Teatrin e Vlorës: Qyteti pa ujë për tre ditë, bashkia organizon një mbrëmje gala për festat. Reagimi i qytetarëve ndaj zyrtarëve të Bashkisë dhe Policisë.

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Trump priti Zelenskyn në Mar-a-Lago: Takim i suksesshëm dhe shpresë për përfundimin e luftës. Presidenti ukrainas: Arritëm marrëveshje për 90% të planit me 20 pika.

Trump priti Zelenskyn në Mar-a-Lago: Takim i suksesshëm dhe shpresë për përfundimin e luftës. Presidenti ukrainas: Arritëm marrëveshje për 90% të planit me 20 pika.

December 28, 2025
Prodhimi i armëve në Kosovë: Kurtit njofton ndërtimin e fabrikës në Gjakovë

“Rezultati na jep mundësinë të avancojmë pa vonesa”, thotë Albin Kurti pas triumfit në zgjedhje: Do të diskutoj së pari me Vjosa Osmanin për Presidentin.

December 28, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al