Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dy ditë para votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat i shkruajnë Ramës: Tejkalon interesat ekonomike

timoni.al by timoni.al
November 24, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Dy ditë para votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat i shkruajnë Ramës: Tejkalon interesat ekonomike
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa janë vetëm dy ditë nga miratimi nen për nen i Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027 në Parlament, 30 shoqata dhe sindikata i kanë drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama, ministrit të Financave dhe Kuvendit, me për dijeni BE, ku paraqesin kërkesat e tyre ndaj paketës së propozuar.

Organizmat kërkojnë që paga minimale të mbetet e patatueshme dhe të lehtësohet barra fiskale për punonjësit me të ardhura të ulëta. Në letrën e tyre ata sjellin si shembull një paradoks në skemën aktuale të tatimit mbi pagat: sipas përllogaritjeve, një punonjës me pagë bruto 50,000 lekë përfiton 44,400 lekë në dorë, ndërsa me një rritje prej vetëm 1,000 lekësh bruto (51,000 lekë) paga neto zbret në 43,208 lekë — më shumë pagë në kontratë, por më pak para në xhep. Në dokument kërkohet që “Pragu i patatueshëm të lidhet me pagën minimale zyrtare dhe të përditësohet automatikisht sa herë që ajo rritet. Rritja e pagës nuk mund të përkthehet në ulje të të ardhurave të punëmarrësit. Kjo nismë tejkalon interesat e një sektori të caktuar ekonomik dhe vendos në qendër interesin e përbashkët të punëmarrësve, familjeve, konsumatorëve dhe sipërmarrjes.”

Një shqetësim i dytë lidhet me ndikimin në çmime. Organizatat kërkojnë që ulja e propozuar e TVSH-së për produktet bazë nga 20% në 6% të reflektohet realisht në faturën e konsumatorit. Po ashtu kërkohet analizë e ndikimit të rritjes së TVSH-së standarde nga 20% në 21%, e uljes së pragut të regjistrimit në TVSH për bizneset, si dhe e rritjes së tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%.

Në letër kërkohet gjithashtu monitorim mujor i çmimeve për gjashtë muajt e parë pas zbatimit të paketës, publikimi i ndikimit të saj në buxhetet familjare dhe organizimi i një seance dëgjimore me grupet e interesit në Kuvend. Përfundimisht, kërkohet që komisioni përgjegjës të pasqyrojë në raportin e tij propozimet e paraqitura dhe mënyrën se si ato janë trajtuar.

Previous Post

Toka hapet papritur në Ankara dhe përpin kamionin, shoferi shpëtohet me ekskavator

Next Post

Nis hetimi për 5 punonjës të OSHEE-së pas arrestimit të 10 personave për ambiente me lëndë narkotike

Next Post
Nis hetimi për 5 punonjës të OSHEE-së pas arrestimit të 10 personave për ambiente me lëndë narkotike

Nis hetimi për 5 punonjës të OSHEE-së pas arrestimit të 10 personave për ambiente me lëndë narkotike

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al