Monday, November 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Situata në qarkun e Tropojës pas reshjeve: rrëshqitje dheu, rënie gurësh dhe dëmtime në banesa

timoni.al by timoni.al
November 23, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Situata në qarkun e Tropojës pas reshjeve: rrëshqitje dheu, rënie gurësh dhe dëmtime në banesa
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me erë të fortë dhe stuhi, kanë shkaktuar dëme në disa zona të Bashkisë Tropojë. Janë konstatuar rrëshqitje dherash, rënie gurësh dhe dëmtime të infrastrukturës rrugore që kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Probleme janë raportuar edhe në banesa, ku stuhia dhe era e fortë kanë dëmtuar çatitë e dy shtëpive, në fshatin Leniq dhe në lagjen Partizani të qytetit Bajram Curri.

Sipas informacionit të Përgjegjësit të EC-së në Bashkinë Tropojë, në njësinë administrative Cërrnicë është konstatuar rrëshqitje dheu poshtë trupit të rrugës, duke krijuar deformim dhe fryrje të shtratit të saj. Në segmentin rrugor Bujan–Fierzë janë evidentuar rënie gurësh dhe inertesh, veçanërisht në segmentin që kalon në fshatin Gri, çka vështirëson qarkullimin e mjeteve. Në territore të ndryshme të njësive administrative janë shënuar gërryerje të trupit të rrugëve dhe rënie gurësh në disa segmente, të cilat aktualisht raportohen të kalueshme.

Në njësinë administrative Bujan, si pasojë e reshjeve është dëmtuar një segment rrugor në fshatin Bujan, lagjja Vidricë, ndërsa në lagjen Varg është raportuar dëmtim i rrugës si pasojë e shiut. Në fshatin Tetaj është konstatuar rrëshqitje dheu, që ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve. Në njësinë administrative Bytyç, fshati Leniq, banesa e shtetasit Sadri Mehmet Gjedia ka pësuar dëmtime nga era e fortë dhe stuhia gjatë natës; për evidentimin e plotë të dëmeve është ngritur grup pune për verifikim në terren.

Në qytetin Bajram Curri, lagjja Partizani, banesa e shtetasit Rexhep Muçaj ka pësuar dëmtime në çati si pasojë e kushteve atmosferike. Dëmtimet kanë shkaktuar pasoja materiale edhe në banesat e familjeve të tjera që ndodhen në të njëjtën ndërtesë. Në njësitë e tjera nuk janë raportuar probleme deri në momentin e marrjes së informacionit.

Previous Post

Hamilton i dërgon mesazh Ferrarit: Nuk kam kërkuar kurrë të jem piloti numër 1

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al