Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin kanë rritur prurjet në Kaskadën e Drinit, duke shkaktuar ngritje të nivelit të ujit, veçanërisht në liqenin e Fierzës. Në liqenin e Kukësit, rrënojat e qytetit të vjetër janë zhytur nën ujë, ndërsa niveli i liqenit ka vijuar të rritet dhe ka kaluar edhe këmbët e urës së Kukësit.
Sipas përditësimit zyrtar të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) në orën 11:30, më 23 nëntor 2026, nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit shënohen si më poshtë: HEC Fierzë 261.09 metra mbi nivelin e detit; HEC Koman 173.28 metra mbi nivelin e detit; HEC Vau i Dejës 74.16 metra mbi nivelin e detit.
Prurjet natyrore në kaskadë në të njëjtën përditësim janë raportuar: për Fierzën 250 m³/s, për Komanin 800 m³/s dhe për Vau i Dejës 50 m³/s. Prodhimi ditor i energjisë elektrike në tre hidrocentralet e Kaskadës është dhënë në 15,100 MWh.
Sa i përket shkarkimeve, KESH njofton se në momentin e përditësimit nuk ka shkarkime në asnjë prej tre hidrocentraleve, me prurje shkarkimi të regjistruara 0 m³/s për Fierzën, Komanin dhe Vau të Dejës.
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare thekson se do të vazhdojë të informojë opinionin publik dhe autoritetet përgjegjëse mbi zhvillimet dhe situatën në Kaskadën e Drinit.
