Friday, November 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Durrës: Pllakat dekorative shkëputen nga fasada e një pallati dhe bien mbi një makinë, zjarrfikësit ndërhyjnë

timoni.al by timoni.al
November 20, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Durrës: Pllakat dekorative shkëputen nga fasada e një pallati dhe bien mbi një makinë, zjarrfikësit ndërhyjnë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkëputja e pjesëve nga fasadat e ndërtesave të amortizuara vijon të paraqesë rrezik për banorët dhe kalimtarët në Durrës. Mbrëmjen e kaluar një pjesë e fasadës së një pallati 15-katësh në zonën e Currilave u shkëput dhe ra mbi një automjet, duke rrezikuar edhe persona që kalonin aty pranë. Paraditen e sotme shërbimi zjarrfikës ndërhyri për të hequr elementët që mund të shkeputeshin në çdo moment, por puna hasi vështirësi teknike dhe organizative.

Autoshkalla e zjarrfikësve arrinte vetëm deri në një lartësi të caktuar, ndërsa ndërhyrja u vështirësua nga mungesa e bashkëpunimit të disa banorëve, të cilët sipas administratorit të pallatit nuk lejuan akses nga ballkonet e tyre. Administratori Flamur Bala bëri me dije se problematikë nuk është e kufizuar vetëm te pjesa nga e cila u shkëputën elementët, por te 12 struktura dekorative të ndërtesës që përhapen deri në katin e 15-të dhe që përbëjnë rrezik për përsëritjen e incidenteve të ngjashme. Ai njoftoi se po konstatohet gjendja e gipsave dekorative për të përcaktuar si mund të hiqen dhe ku duhet ndërhyrë, dhe se forcat zjarrfikëse nuk kanë kapacitetet e duhura për intervenim mbi katin e shtatë. Administratori tha gjithashtu se do t’i dërgojë një letër Bashkisë së Durrësit dhe Njësisë Administrative të lagjes 1, për të kërkuar ndërhyrje dhe masa emergjente për të parandaluar rreziqe të mundshme. Sipas tij, elementet dekorative përbëhen nga 12 rreshta që shtrihen nga kati i parë deri në të trembëdhjetin, me madhësi rreth dy metrash dhe një lartësi totale që kap mbi 40 metra.

Rasti rikthen një problem që herë pas here shfaqet në qytet: nga fasadat e pallateve dhe godinave institucionale janë shkëputur më parë copa suvaje, pllaka mermeri dhe elementë të tjerë dekorativë, që kanë rrezikuar kalimtarët dhe automjetet e parkuara poshtë tyre.

Previous Post

3.6 miliardë lekë dëm shtetit, kompania e miellit “ATLAS” në qendër të skandalit: biznesmeni grek, arrestimi dhe shitja 239 milionë lekë e “Atlas Mills”

Next Post

Arrestohet në Tiranë 25-vjeçari që u prezantua si funksionar publik për të marrë 1 milion euro

Next Post
Arrestohet në Tiranë 25-vjeçari që u prezantua si funksionar publik për të marrë 1 milion euro

Arrestohet në Tiranë 25-vjeçari që u prezantua si funksionar publik për të marrë 1 milion euro

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al