Thursday, November 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Aktivistët hodhën hi mbi komisionerin BE-së për Shëndetësi: Ky është hiri i njerëzve që do vrisni me pesticide

timoni.al by timoni.al
November 19, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Aktivistët hodhën hi mbi komisionerin BE-së për Shëndetësi: Ky është hiri i njerëzve që do vrisni me pesticide
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një incident i pazakontë ndodhi në Bruksel, ku dy aktivistë hodhën një substancë gri, që ngjante me hirin, mbi komisionerin europian për Shëndetësinë, Olivér Várhelyi, ndërsa ai po përgatitej të mbante fjalimin në një samit për luftën kundër kancerit. Protestuesit ngjitën në skenë dhe hodhën pluhurin, duke ndërprerë aktivitetin.

Sipas raportimeve, aktivistët i përkasin organizatës franceze “Cancer Colère”, e përbërë nga persona të prekur nga kanceri dhe të mbijetuar të kësaj sëmundjeje. Njëra prej tyre deklaroi: “Jam paciente me kancer dhe po protestoj kundër ligjit Omnibus”. Protestuesja tjetër iu drejtua komisionerit me fjalët: “Këto janë hiri i njerëzve që ju do të vrisni me pesticide”. Në një postim në Twitter dhe video të shpërndara, thuhet se protestuesit u morën dhe u arrestuan.

Protesta lidhet me propozimet e reja të Komisionit Europian për ndryshimin e rregullave mbi autorizimin dhe përdorimin e pesticideve në Bashkimin Europian. Komisioni argumenton se ndryshimet synojnë të lehtësojnë procedurat për fermerët, por organizata të shumta mjedisore dhe shëndetësore kundërshtojnë nismën dhe shprehin shqetësime për pasojat e mundshme në shëndetin publik.

Pas incidentit, Várhelyi hoqi pluhurin nga rrobat dhe vijoi fjalimin e tij. Ai reagoi duke pyetur: “Çfarë lloj njerëzish jeni ju?”, dhe tha se ishte i habitur që në emër të viktimave të kancerit të shpërndahej hiri i njerëzve që kanë humbur jetën. Elisabetta Zanon, drejtuese e Organizatës Europiane të Kancerit, u shpreh: “Kjo e tejkalon gjithçka që mund të kishim imagjinuar. Kërkojmë ndjesë”.

Sipas raportimeve, më shumë se 2,000 shkencëtarë kanë firmosur një letër ku kërkojnë pezullimin e propozimit deri në kryerjen e një vlerësimi të pavarur të ndikimit të tij. Ndërkohë, më shumë se 300 organizata joqeveritare nga 25 vende europiane kanë paralajmëruar protesta kundër nismës më 24 nëntor përpara Parlamentit Europian në Strasburg.

Previous Post

Rama në Samitin e Berlinit, kryeministri: Europa gaboi me Rusinë, duhej komunikim që në fillim

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al