Thursday, November 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gazetarët europianë për Top Channel: Zëri i Brukselit po dobësohet; pas takimit Trump-Putin-Xi BE të reflektojë, përndryshe…

timoni.al by timoni.al
November 19, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Gazetarët europianë për Top Channel: Zëri i Brukselit po dobësohet; pas takimit Trump-Putin-Xi BE të reflektojë, përndryshe...
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa në Shenzhen zhvillohet një takim i paprecedentë mes Donald Trump, Xi Jinping dhe Vladimir Putin, gazetarë dhe analistë evropianë kanë komentuar mungesën e përfaqësimit të Bashkimit Evropian në samitin APEC 2026. Të pyetur nga gazetari i Top Channel, Jon Lumani, ata dhanë shpjegime për pasojat e kësaj mungese.

Gazetari slloven Jan Klokocovnik vuri në dukje se mungesa e Evropës në këto diskutime është lajm i keq për kontinentin, sepse tregon që Evropa po qëndron jashtë vendimmarrjeve të rëndësishme gjeopolitike dhe zëri i Brukselit nuk është më aq i fuqishëm në arenën ndërkombëtare. Sipas tij, Evropa duhet të reflektojë mbi pozicionin e saj gjeopolitik dhe të mendojë si ta forcojë atë.

Klokocovnik shprehu gjithashtu se po lind një rend i ri botëror, ku nuk ekziston më ndarja e thjeshtë midis Perëndimit dhe Lindjes si më parë. Ai përmendi shfaqjen e një sistemi shumëpolar, me Shtetet e Bashkuara, Kinën në rritje, dhe vende të tjera si Rusia dhe shtetet e BRICS-it që luajnë role të rëndësishme. Një aspekt historik që ai theksoi është se për herë të parë vendime që prekin Evropën po merren jashtë Evropës, konkretisht në Azi, çka sipas tij reflekton zhvendosjen e fuqisë drejt rajonit Azi-Paqësor dhe sidomos drejt Kinës.

Gazetari hungarez Mihály Zsiros tha se BE nuk mund të vendosë se cilin përfaqësues do të dërgonte, edhe nëse do të ftohej. Ai bëri dallimin se APEC është një samit i rajonit Azi-Paqësor, prandaj mungesa e vendeve evropiane është e pritshme, por ngriti pyetjen e konsensuseve brenda Evropës: nëse dikush do të donte të “fliste me Evropën”, a do të ishte Friedrich Merz apo Ursula von der Leyen personi përfaqësues? Zsiros konsideron këtë një çështje të rëndësishme për të përcaktuar një zë të unifikuar evropian.

Ai përmendi se fuqitë kryesore aktuale duket se janë Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia, dhe pyeti se cili do të jetë vendi i Evropës në këtë rend të ri. Sipas Zsiros, ekonomia e Evropës nuk është domosdoshmërisht në gjendje të keqe dhe fakti që Evropa po rindërton kapacitetet ushtarake mund t’i forcojë pozicionin në tryezat e vendimmarrjes në të ardhmen.

Previous Post

Gjykata nxjerr nga qelia Vinçesk Pirolin, i arrestuar nën dyshimet se po përgatiste atentat në Lezhë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al