Wednesday, November 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Një në 3 pasuri të sekuestruara nuk është dorëzuar — A po përdoren sërish nga krimi i organizuar?

timoni.al by timoni.al
November 18, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Një në 3 pasuri të sekuestruara nuk është dorëzuar — A po përdoren sërish nga krimi i organizuar?
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hulumtimi i dokumenteve zbulon se hallka më e dobët në procesin e sekuestrimit shfaqet pas vendimit gjyqësor: në marrjen fizike në dorëzim, identifikimin e saktë të pasurisë dhe zotëruesit, ruajtjen, vlerësimin dhe përcaktimin e destinacionit përfundimtar. Sipas materialeve, 1.118 pasuri të sekuestruara nuk janë marrë në dorëzim, pavarësisht vendimit për sekuestro.

Të dhënat zyrtare tregojnë se janë regjistruar gjithsej 3.618 pasuri të sekuestruara; prej tyre, 2.500 janë marrë në dorëzim nga AAPSK-ja, ndërsa 1.118 pasuri ende nuk janë marrë në dorëzim. Në kuadër të ekzekutimeve të vendimeve për konfiskimin e pasurive rezulton se janë në total 1.033 pasuri. Një pjesë e pasurive mësohet se janë pronë e shtetit, pasi janë konfiskuara përfundimisht, por në praktikë disa prej tyre kanë mbetur në duart e të fortëve, duke vazhduar të shërbejnë si burim fitimi për aktivitetin kriminal, sipas hetimit dokumentar.

Eksperti i ekonomisë Arben Malaj vlerëson se lufta kundër parasë kriminale është më shumë se një betejë kundër grupimeve të caktuara: “E para dhe kryesorja, duhet të theksojmë që lufta kundër parasë kriminale nuk është thjesht luftë kundër një grupi të caktuar njerëzish; është luftë për demokracinë, sepse paraja kriminale dëmton rëndë demokracinë. Ne dimë rastet e shumë politikanëve që u promovuan dhe dekriminalizimi i nxori jashtë”.

Raporti thekson se marrja në dorëzim e pasurisë është një proces kompleks dhe shpesh shoqërohet me pasaktësi rreth pronës dhe zotëruesit. Dokumentet paraqesin raste ku, kur specifikohen të dhënat e pasurisë, rezultojnë emra të ndryshëm ose tjetërsim prone përpara konfiskimit. Këto mospërputhje krijojnë vështirësi në zbatim dhe monitorim të vendimeve të konfiskimit.

Ish-prokurori Florian Bonjaku thekson problematikat ligjore dhe praktike që lindin nga këto situata: “Krijon problematika të ndryshme, sepse, e para, e dënon personin paraprakisht dhe sekuestroja nuk mund të kthehet kurrë në një dënim paraprak të personit, por konfiskimi është dënimi që merr personi…”.

Previous Post

Adoleshenti JJ Gabriel braktis Old Trafford; Manchester United mendon të ndërmarrë veprime ligjore

Next Post

Beteja mes shtetit dhe bankës për banesën e sekuestruar të trafikantit VIP: Pse mbeten asetet jashtë kontrollit?

Next Post
Beteja mes shtetit dhe bankës për banesën e sekuestruar të trafikantit VIP: Pse mbeten asetet jashtë kontrollit?

Beteja mes shtetit dhe bankës për banesën e sekuestruar të trafikantit VIP: Pse mbeten asetet jashtë kontrollit?

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al