Wednesday, November 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Fiks Fare zbuloi skandalin e 27 tonë mishi nga Brazili; AKU pranon parregullsitë, konfirmon kallëzimet penale, shpjegon mosasgjësimin

timoni.al by timoni.al
November 18, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Fiks Fare zbuloi skandalin e 27 tonë mishi nga Brazili; AKU pranon parregullsitë, konfirmon kallëzimet penale, shpjegon mosasgjësimin
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas investigimit të emisionit “Fiks Fare” mbi importin e 27 tonëve mish derri nga Brazili, për të cilin dyshohet përdorimi i dokumenteve të falsifikuara. Në deklaratën publike, AKU kundërshton mënyrën se si çështja u trajtua në emision, por pranon që ngarkesa paraqiste parregullsi në dokumentacion.

Sipas AKU, ngarkesa u pranua fillimisht më 7 tetor 2026 në Pikën e Inspektimit Kufitar në Durrës. Një ditë më pas, gjatë verifikimit të dokumentacionit nga Drejtoria e Përgjithshme, u konstatuan parregullsi; konkretisht dyshohet se për të njëjtën ngarkesë janë përdorur dy grupe dokumentesh me të njëjtët numra, por me përmbajtje të ndryshme. Pas këtij konstatimi, më 8 tetor inspektorët bllokuan të gjithë sasinë në magazinën e importuesit në Fier.

AKU sqaron se produkti nuk ka arritur te konsumatorët dhe se në magazinë u gjetën të gjithë 1.088 kartonët, me një peshë totale prej 27.000,65 kilogramësh. Më 16 tetor institucioni depozitoi kallëzim penal ndaj shoqërisë “KING‑MIT” sh.p.k. dhe administratorit të saj për falsifikim dokumentesh dhe kontrabandë. Po në të njëjtën datë u kallëzua edhe inspektori i Pikës së Inspektimit Kufitar në Durrës, i cili kishte lejuar kalimin e ngarkesës.

Për punonjësit e AKU-së në Fier, institucioni njofton se nuk janë konstatuar elemente të veprës penale, por janë evidentuar mangësi në trajtimin e shkeljeve; për këto mangësi është kërkuar nisja e procedurave disiplinore. AKU kundërshton gjithashtu pretendimet lidhur me moskryerjen e menjëhershme të asgjësimit të mishit, duke sqaruar se produkti nuk u asgjësua menjëherë pasi shërben si provë materiale në procedimin penal.

Institucioni thekson se etiketat, lotet dhe vulat e kontejnerit duhej dokumentuar para asgjësimit, pasi këto elemente shërbejnë për të provuar mospërputhjen mes ngarkesës fizike dhe dokumentacionit të paraqitur. Gjithashtu sqarohet se gjoba prej 200 mijë lekësh të reja, e vendosur më 9 tetor ndaj subjektit, lidhej me shkeljen e gjurmueshmërisë dhe nuk ishte masa e vetme; për dyshimet për falsifikim dhe kontrabandë është bërë kallëzim penal.

Previous Post

Princi Harry: Nëse vendi im ka nevojë, jam gati të rikthehem në ushtrinë britanike për të luftuar Rusinë

Next Post

SHBA: Drejtori i Inteligjencës Kombëtare paralajmëron se kërcënimet nga Irani janë rritur dhe rrezikojnë amerikanët

Next Post
SHBA: Drejtori i Inteligjencës Kombëtare paralajmëron se kërcënimet nga Irani janë rritur dhe rrezikojnë amerikanët

SHBA: Drejtori i Inteligjencës Kombëtare paralajmëron se kërcënimet nga Irani janë rritur dhe rrezikojnë amerikanët

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al