Wednesday, November 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Buxheti i vjedhjes, Berisha në Kuvend: Me paketën fiskale do të rrisni taksat dhe çmimet për shqiptarët

timoni.al by timoni.al
November 18, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Buxheti i vjedhjes, Berisha në Kuvend: Me paketën fiskale do të rrisni taksat dhe çmimet për shqiptarët
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sulmoi ashpër qeverinë gjatë diskutimeve në Kuvend mbi projektbuxhetin e vitit 2027, duke e cilësuar atë si “buxhetin e vjedhjes”. Ai tha se paketa e re fiskale do të rëndojë qytetarët, përmes rritjes së taksave dhe çmimeve, dhe kundërshtoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama për një buxhet “historik” prej 10 miliardë eurosh. Nga foltorja, Berisha deklaroi: “Çfarë buxheti do miratoni ju? Dhe mburreni, 10 miliardë vjedhje. 10 miliardë vjedhje me paketën fiskale të ndëshkimit të shqiptarëve”.

Kreu i opozitës iu referua të dhënave të Eurostat-it, duke pretenduar se megjithë rritjen e të ardhurave për frymë, shqiptarët po përballen me varfëri më të madhe për shkak të çmimeve të larta. Ai theksoi se prodhimi i përgjithshëm për frymë është pjesëtuar për 2 milion e 200 mijë shqiptarë, dhe se kur krahasohet me nivelin e çmimeve, shqiptarët rezultojnë më të varfrit në Evropë. Sipas Berishës, çmimet në Shqipëri arrijnë në 110% të mesatares evropiane dhe paketat fiskale të propozuara do të rrisin më tej koston e jetesës: “Çfarë do u bëni ju më keq shqiptarëve se tani t’ua rrisni dhe taksat? Se tani t’ua rrisni edhe më tej çmimet. Çmimet janë 110 përqind të mesatares evropiane. Tani me këtë paketë do t’i përzini prapë”.

Ai akuzoi mazhorancën për korrupsion dhe për mungesë legjitimiteti, duke thënë se shumica parlamentare ka dalë nga zgjedhje të manipuluara dhe se ka mbrojtur korrupsionin. “Ju nuk keni asnjë të drejtë morale të merreni me buxhetin. Ju nuk keni legjitimitet. Ju keni humbur çdo legjitimitet. Ju keni dalë nga zgjedhje të plaçkitura dhe keni mbrojtur korrupsionin”, deklaroi Berisha, duke vënë në dyshim të drejtën e mazhorancës për të miratuar dokumentin buxhetor.

Në përfundim të fjalës së tij, Berisha përsëriti kundërshtimin ndaj miratimit të projektbuxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2027, duke i akuzuar qeverinë për përkeqësimin e kushteve ekonomike për shqiptarët.

Previous Post

Beqaj i pakënaqur me arrestin shtëpiak, ish-ministri rekurs në Gjykatën e Lartë; jep garanci 2 milionë lekë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al