Tuesday, November 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

BE vendos sërish sanksione ndaj Rusisë, mbi 100 individë dhe organizata në listë

timoni.al by timoni.al
November 17, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
BE vendos sërish sanksione ndaj Rusisë, mbi 100 individë dhe organizata në listë
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Europian miratoi një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë që prek mbi 100 individë dhe organizata të akuzuara për mbështetje të luftës ndaj Ukrainës, përhapje të propagandës dhe kryerje të sulmeve kibernetike. Mes të sanksionuarve është agjencia ruse të propagandës Social Design Agency, disa figura të njohura të mediave ruse dhe grupi hakerësh proruse NoName057(16), i akuzuar për sulme ndaj institucioneve shtetërore dhe infrastrukturës kritike në Ukrainë dhe vende të Bashkimit Europian.

Në listë është përfshirë edhe Tatjana Kim, e përshkruar si sipërmarrësja më e pasur e Rusisë dhe pronare e platformës së tregtisë online Wildberries. Sipas Këshillit të BE-së, platforma e saj ndihmon furnizimin e ushtrisë ruse me mallra ushtarake dhe produkte me përdorim të dyfishtë. Paketa e re përfshin gjithashtu rreth 50 banka dhe institucione financiare ruse, si dhe kompani të registruara në Kinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Sejshellet dhe Oman, të lidhura me transportin dhe tregtinë e naftës ruse përmes asaj që përshkruhet si “flotë hije”.

Sanksionet që u miratuan parashtrojnë masa si ngrirje të aseteve, ndalim të transaksioneve ekonomike dhe kufizime udhëtimi për individët dhe entitetet e përfshira. Qëllimi i këtyre masave, sipas njoftimit të Këshillit të BE-së, është të vazhdojë presioni ekonomik dhe politik ndaj Moskës edhe në kushte kur po zhvillohen negociata të reja për paqe.

Brukseli po punon gjithashtu mbi paketën e 22-të të sanksioneve, e cila pritet të marrë dritën jeshile para fundit të vitit. Përmbajtja e paketës së miratuar përfshin elemente të kundërmasave ekonomike dhe diplomatike kundër aktorëve që, sipas BE-së, kontribuojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi në përpjekjet e Rusisë për të mbështetur përpjekjet ushtarake dhe për të shmangur ndikimin e sanksioneve të mëparshme.

Previous Post

GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për shtyrjen e seancës; gjyqi vijon pa kryebashkiakun

Next Post

Nuk guxuan t’i kontrollonin banesën dhe telefonin / Bardhi akuza SPAK: Braho, dy prokurorë ju nënshtruan korrupsionit të Ballukut

Next Post
Nuk guxuan t’i kontrollonin banesën dhe telefonin / Bardhi akuza SPAK: Braho, dy prokurorë ju nënshtruan korrupsionit të Ballukut

Nuk guxuan t’i kontrollonin banesën dhe telefonin / Bardhi akuza SPAK: Braho, dy prokurorë ju nënshtruan korrupsionit të Ballukut

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al